“Elif dhe Omar",çifti më i preferuar

0
171

elifNë një sondazh të realizuar së fundmi referuar aktorëve më të dashur për publikun, me theks të veçantë tek telenovelat, “Elif dhe Omar” kanë triumfuar. Ata janë shpallur si çifti i preferuar i publikut.Dy protagonistët e telenovelës turke “Diamante dhe dashuri” janë shpallur çifti i preferuar i publikut. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e një sondazhi te realizuar nga televizioni arab “Channel MBCA”, ku votoi publiku i gjerë në Turqi e Lindje të Mesme. Dy aktorët, Engin Akyurek dhe Tuba Buyukustun, të cilët luajnë rolin e Omarit dhe Elifit në “Diamante dhe dashuri”, u shpallën çifti i preferuar, ku pjesa më e madhe e publikut i cilësoi ata si “të ëmbël”, “të përshtatshëm për njëri-tjetrin” si dhe “tepër romantikë”.

 

Amber Rose zhvishet

 amber1Amber Rose asnjëherë nuk e ka pasur problem që t’i heqë rrobat, mirëpo duket se nuk është e kënaqur me atë që sheh kur paraqitet lakuriqe. Prandaj ka vendosur që të shfrytëzojë magjinë e “Photoshop”-it për t’i rregulluar fotografitë e saj. Këto ditë, ajo ka pushuar në Havai nga edhe ka publikuar fotografi në Instagram. Megjithatë, fotografitë e publikuara në rrjetet sociale janë shumë “më të lëmuara” se ato të bëra nga paparacët.

 

Keira: Dikur meshkujt nuk më pëlqenin

KeiraKnightley1-690x432 Keira Knightley admirohet nga e gjithë bota, falë bukurisë së saj dhe të qenit shumë modeste dhe ka një bukuri të hatashme, mirëpo ajo ka treguar se dikur nuk ishte edhe aq tërheqëse për meshkujt.Aktorja ka thënë se gjatë shkollimit nuk ishte në grupin e vajzave të njohura dhe se nuk konsiderohej atraktive për djemtë. “Djemtë në atë kohë nuk më kanë shikuar asnjëherë, nuk u jam dukur e bukur dhe derisa isha në shkollë nuk kam pasur asnjë lidhje dashurie”, – ka thënë Keira. Ndryshe, 30-vjeçarja është shtatzënë dhe duke pritur fëmijën e parë me burrin e saj, James Righton.

 

Justin Bieber bën shpenzime të çmendura, 50 mijë euro për një natë

 justinËshtë koha për shpenzimet e çmendura për Justin Bieber. Këngëtari kanadez, i cili e posedon një pasuri prej 130 milionë dollarësh, ka qenë protagonist në një lokal nate striptizi në Majami. Pasi i kaloi pushimet dimërore në Kolorado, dy net më parë Justin ka udhëtuar drejt Floridës, për të marrë pjesë ne festën e ditëlindjes së reperit Lil Scrappy.Aty ka vallëzuar, ka pirë dhe ka asistuar në një performancë të vajzave seksi, që bënin striptiz. Ai është treguar kavalier, duke i shpërblyer ato me xhentilesë.Sipas një zëdhënësi të “King of Diamonds”, ky është emri i klubit, Justin ka hyrë në klub me 75 mijë dollarë. Para të cilat do t’i mjaftonin një familjeje amerikane për një vit.Mirëpo, Justin ka menduar mirë për t’i shpenzuar në këtë lokal nate. E gjithë kjo në një kohë krize.

 

Kate sjell verën përmes pozave

 kate-1_8847Modelja Kate Upton ka sjellë aromën e stinës së nxehtë me një shërbim të fundit fotografik. Ajo është fotografuar duke reklamuar veshjet e “Express” në plazhet e Florida, për fotografin Mario Sorrenti.Në fotografitë ajo duket mjaft sensuale e veshur me bikini dhe me veshje verore.Lidhur me këtë shërbim fotografik Kate thotë se, “Pas një dimri të gjatë, jam e lumtur të pozoj për veshjet e firmës “Express”. Unë jam një vajzë nga Florida dhe ndihem shumë mirë me rroba të lehta”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency