Udhëzimi/ Ja datat kur do të testohen maturantët

0
122

 Ja datat kur do të testohen maturantët2Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me nga një pikë secila dhe 10 pyetje do të jenë me zhvillim, të cilat vlerësohen 30 pikë

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore. Provimi i parë, ai i Gjuhës së huaj, do të jetë në 23 maj. Më pas do të jepet provimi i Gjuhë-letërsisë në 29 maj, provimi i Matematikës në 9 qershor dhe provimi i fundit do të jenë ato me zgjedhje. Provimet e detyruara dhe me zgjedhje do të fillojnë në orën 10:00. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me nga një pikë secila dhe 10 pyetje do të jenë me zhvillim, të cilat vlerësohen 30 pikë. Në total testi do të vlerësohet me 40 pikë. Provimet e detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Testi i provimeve të detyruara do të hartohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve dhe administrohet dhe vlerësohet nga Drejtoritë Arsimore. Provimet me zgjedhje do të zgjasin 3 orë. Kandidatët që do të japin provimin vetëm në njërën nga lëndët me zgjedhje, do të fillojnë provimin në 11:30 dhe do të përfundojnë në 13:00. Maturantët që do të jenë mbetës në njërin nga provimet e maturës do të kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë që zhvillohet në shtator. Testet do të shpërndahen një ditë para provimit nga Posta Shqiptare.

 

Formulari A1Z

Ndërkohë vazhdon aplikimi me formularin A1Z deri në datën 30 mars. Formulari A1Z plotësohet nga: Maturantët para Maturës Shtetërore 2015; Kandidatët që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi në maturat e mëparshme. Kandidatët që janë shpallur fitues në një program studimi në maturat e mëparshme, por nuk janë regjistruar ose janë çregjistruar gjatë vitit të parë akademik. Kur studenti vazhdon studimet në vitin e dytë e më tej, për të plotësuar formularin A1Z duhet të marrë miratim në MAS. Kandidati që mbart nga maturat e viteve 2006-2014 dy lëndë me zgjedhje, nuk do të japë provim me zgjedhje. Kandidati që mbart nga maturat e viteve 2006-2014 një lëndë me zgjedhje, duhet të zgjedhë për të dhënë provim vetëm një lëndë me zgjedhje. Kandidati që nuk ka mbartur lëndë me zgjedhje nga maturat para vitit 2015, duhet të zgjedhë për të dhënë provim, dy lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje. Lëndët e zgjedhura duhet të plotësojnë kushtin, jo më pak se 8 kredite.

 

 Datat e provimeve të Maturës Shtetërore

Gjuhë e huaj                                    23 maj 2015

Gjuhë shqipe dhe letërsi    29 maj 2015

Matematikë                                       9 qershor 2015

Provimet me zgjedhje                     19 qershor 2015

 

 

Marrëveshja/ Arsimi profesional, praktikë pranë Forcave të Armatosura

Nëse numri i nxënësve që ndjekin arsimin profesional në vend është rritur krahasuar me vitet e mëparshme, ambientet në këto shkolla për zhvillimin e praktikave të të rinjve nuk i plotësojnë të gjitha nevojat. Për këtë arsye Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka nisur partneritetin si me institucionet publike dhe ato private, të cilat do t’u krijojnë mundësi të rinjve që të zhvillojnë aftësitë e tyre në profesionin që kanë zgjedhur, e më pas të jenë gati në tregun e punës. Ministri Erion Veliaj ka nënshkruar një marrëveshje me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, dokument i cili parashikon që nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Gjergj Canco” në Tiranë, të degës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, elektronikës, të zhvillojnë praktikën mësimore pranë reparteve ushtarake. “Jo gjithmonë është hapësira që ne të kemi akses tek pajisjet më avangardë, tek metodat më moderne ndaj dhe duhet tu falënderoj Mimin, gjeneralin dhe gjithë ata që na kanë mundësuar që ne të kemi akses në këto aparatura të komunikimit, që do të na bënte jo vetëm një staf potencial për ushtrinë shqiptare, por sigurisht që mund të na përgatiste për sektorin privat”, – tha Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. “Strukturimi, institucionalizimi i dijeve profesionale që në nivelin e shkollës së mesme është më shumë se i domosdoshëm. E kishim lënë pas dore, e kishim harruar që ekziston këtë edukim në këtë nivel që jemi sot e cila ndihmon në përgatitjen e njerëzve në mënyrë më konkrete, të prekshme”, – u shpreh Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes. Përveç kryerjes së praktikës mësimore në institucionet ushtarake, nxënësve të këtyre degëve mund t’u krijohet mundësia që edhe të punësohen si personel me statusin e ushtarakut pranë strukturave ushtarake për të ushtruar profesionin e tyre në drejtim e teknologjisë dhe informacionit dhe elektronikës. Ekspertë nga repartet ushtarake do të përgatisin mjediset e praktikave, si dhe do të hartojnë materiale ndihmëse mësimore. Në përfundim të praktikës nxënësit do të pajisen me dokumente vlerësuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency