Seanca parlamentare/ Opozita bojkoton votimin. Shumica voton në bllok me 80 vota për Doshin e Frrokun

0
135

doshi-frroku1_1Para pak çastesh, 80 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë votuan pro autorizimit për arrestimin e deputetit Tom Doshi dhe 79 për atë të Mark Frrokut pas kërkesës së bërë nga Prokuroria. Në votim nga opozita mori pjesë vetëm deputetja Mesila Doda.

Opozita e bojkotoi këtë votim me pretendimin se nuk u bë transparencë, por edhe me merakun e rrjedhjes së votave. Pas mbledhjes së grupit sot në mëngjes, opozita erdhi me qëllimin e qartë në sallën e Kuvendit: Të shtyjë votimin për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, pasi politikisht asaj i konvenonte zgjatja sa më shumë e diskutimit për këtë aferë.

Me argumentin se seanca për të aprovuar këtë kërkesë duhet zhvilluar 48 orë nga dorëzimi i raportit të Këshillit për Imunitetin, deputetët e opozitës këmbëngulën, që nga nisja e seancës, se votimi i fshehtë për Doshin dhe Frrokun të shtyhej. Por pas debatesh të gjata, shumica votoi në bllok dhe me urdhër politik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency