Pilotja e vdekjes/ Amerikania që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht

0

Nga BEQIR SINA, Nju Jork

 Pilotja e vdekjesCALIFORNI: Nicole Malachowski (The USA Air Force) është pilotja e parë “bombarduese” amerikane e cila sot e 13 vite më parë, pikërisht më 24 mars filloi ta gjunjëzojë Serbinë. Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.

Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachowski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”. Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003).

Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane Malachowski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas. Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingwood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachowski.

Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French. Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”. Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”. Nicole Malachowski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”. Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj.

 

Eksperienca

Malachowski u trajnua në bazën ushtarake “Columbus Air Force Base”, në Misisipi, me fluturakët bombardues “F-15E” e më pas, në bazën Seymour Johnson Air Force Base në Karolinën e Veriut. Prioriteti i saj ka qenë stërvitja me “Pilotët e vdekjes” (Thunderbird). Më tej, Nicole shërben në bazën RAF Lakenheath, në Angli dhe kthehet sërish në bazën, “Seymour Johnson Air Force Base” në Karolinën e Veriut. Ajo do të shërbejë si oficere edhe në bazën “Camp Red Cloud” në Korenë e Jugut. Nicole ka marrë pjesë në krejt fushatën e sulmeve ajrore ndaj bazave e caqeve serbe në Kosovë e Serbi, si dhe në operacionin “Liria e Irakut” (Operation Iraqi Freedom). Ajo shihet në SHBA si femra që ka bërë histori. Në muzeun e “Pionierëve të fluturimit”, hapur në Uashington DC, asaj i është rezervuar një pavijon i veçantë me fotot, videoxhirimet, shkrimet dhe kujtimet e pilotes nga Britania e Madhe, Kosova e Iraku.

Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuri në shënjestër caqet ushtarake serbe në territorin e saj dhe në bazat e vendosura në Kosovë zgjati 78 ditë dhe përfundoi me fitoren e NATO-s. Ajo është konsideruar si lufta më e suksesshme e kohëve moderne të Aleancës Veri Atlantike,

NATO.

 

KUSH ËSHTË KJO PILOTE, BOMBARDUESE E SERBISË?

Kosova aty zë një vend të posaçëm, pasi atje pilotja amerikane ka kryer më se 200 orë fluturime bombarduese gjatë fushatës së vitit 1999. Siç dihet, më 24 mars 1999, është edhe dita kur nisën sulmet ajrore kundër bazave ushtarake serbe në Kosovë dhe në territorin e Serbisë.

 

Ja aksidentet ajrore më të rënda në qiejt e Evropës

Një avion Airbus A320 i kompanisë me kosto të ulët “Germanwings” është rrëzuar në Alpet e Francës, sipas zyrtarëve të aviacionit francez dhe policisë. Raportohet se avioni kishte në bord 142 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Avioni po fluturonte nga Barcelona për në Dyseldorf kur u rrëzua në alpet francezë, pranë Digne, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Po cilët janë disa nga aksidentet ajrorë më të rëndë te avionëve që u përkisnin kompanive ajrore evropiane?

2014: Avioni i Malaysia MH17 rrëzohet pranë Graboves në lindje të Ukrainës, duke shkaktuar vdekjen e 298 pasagjerëve, 193 prej të cilëve holandezë. Rebelët prorusë akuzohen se kanë qëlluar dhe rrëzuar avionin duke përdorur raketa tokë-ajër.

2010: Një avion Tupolev 154 me të cilin udhëtonte presidenti polak, Lech Kaczynski u rrëzua pranë aeroportit rus të Smolenskut, duke vrarë më shumë se 90 vetë që ishin në bord.

2009: Një Avion Airbus 330 i AirFrance që fluturonte nga Rio de Janeiro për në Paris rrëzohet në oqeanin Atlantik, me 228 vetë në bord. Ekipet e shpëtimit më vonë mund të gjejnë vetëm 50 trupa në oqean.

2008: Shtator – Në avion Boeing-737 përplaset teksa ulej në qytetin rus të Permit, duke sjellë vdekjen e 88 pasagjerëve dhe pjesëtarëve të ekuipazhit.

Gusht – Një avion i Spainair del nga pista në momentin e ngritjes në aeroportin Barajas të Madridit, duke shkaktuar vdekjen e 154 vetëve dhe plagosur 18 të tjerë.

2006: Gusht – Një avion rus Tupolev-154 me 170 vetë në bord rrëzohet në veri të Donetskut, në Ukrainën lindore.

Korrik – Një avion rus S7, model Airbus A-310 del nga pista gjatë ngritjes në aeroportin e Irkutskut në Siberi. 124 vetë prej atyre që ishin në bord gjejnë vdekjen, por më shumë se 50 i mbijetojnë përplasjes.

Maj – Një avion Airbus A-320 i Armavia rrëzohet në Detin e Zi pranë Sochit, duke vrarë të 113 vetët në bord.

2005: Një avion i Helios Airways nga Qipro për në Athinë, me 121 vetë në bord, rrëzohet në veri të kryeqytetit grek pas një rënie të trysnisë në kabinë.

2003: Një avion i Turkish Airlines me 76 pasagjerë dhe pjesëtarë ekuipazhi rrëzohet teksa ulej në Diabarkir.

2002: 71 vetë, shumë prej tyre fëmijë, gjejnë vdekjen kur një Tupolev-154 rus, në një udhëtim shkollor nga Spanja përplaset me një Boeing 757 mbi jugun e Gjermanisë.

2001: 84 tetor – Një avion i Scandinavian Airlines System përplaset me një avion të vogël në mesin e një mjegulle të fortë në aeroportin Linate të MIlanos, duke vrarë 118 vetë.

4 tetor – Një Tupolev-154 i Sibir Airlines që udhëtonte nga Tel Avivi për në Novosibirsk në Siberi shpërthen në ajër dhe rrëzohet në Detin e Zi, duke vrarë 78 pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit.

3 korrik – Një Tupolev 154 rrugës nga Jekaterinburgu në malet Urale në drejtim të portit rus të Vladivostokut rrëzohet pranë qytetit siberian të Irkutskut, duke sjellë vdekjen e 133 pasagjerëve dhe 10 pjesëtarëve të ekuipazhit.

25 korrik – Air France Concorde, rrugës për në Nju Jork rrëzohet mbi një hotel pranë Parisit pak minuta pas ngritjes. 113 vetë gjetën vdekjen, bashkë me 4 vetë në tokë.