Urdhri/ Testohen mjekët e rinj, dokumentet që duhet të dorëzojnë

0
143

Si do të zhvillojnë testin kandidatët

Testohen mjekët e rinj Në maj do të zhvillohet provimi i shtetit për të gjithë mjekët. Sipas Urdhrit të Mjekut, hyjnë në provimin e shtetit të gjithë mjekët/stomatologët e diplomuar që janë regjistruar provizorisht te Këshilli Kombëtar dhe kanë përfunduar praktikën profesionale 3 muaj, të parashikuar në rregulloret e UMSH-së. Për të gjithë ata që janë regjistruar zyrtarisht për provimin e shtetit në sezonet e mëparshme dhe nuk kanë mundur ta marrin atë dhe dëshirojnë të futen në provimin e ardhshëm, do të rinovojnë vetëm këto dokumente: dëshmi penaliteti, raportin mjekoligjor dhe vërtetimin nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale”, – thuhet në një njoftim të Urdhrit të Mjekut. Pyetjet e provimit janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit. Ato synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës. Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa. Vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat pastaj ta konfirmoj atë.

 

Dokumentet

-Kërkesë me shkrim për regjistrim ( kjo kërkesë behet nga kandidati, në Format A4 me kompjuter)

-Formulari i aplikimit

-Fotokopje e letërnjoftimit

-Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare

-Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, në mungesë të tij lista e notave e noterizuar

-Dorëzimi i librezës së praktikës profesionale (e plotësuar) lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

-Raporti mjekoligjor

-Dëshmi penaliteti

-Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale

-2 fotografi të formatit të pasaportës.

 

Vlerësimi

Kandidati vlerësohet me notën 10 nëse merr 95-100% të pikëve

Kandidati vlerësohet me notën 9, nëse 85-94% të pikëve

Kandidati vlerësohet me notën 8, nëse merr 75-84% të pikëve

Kandidati vlerësohet me notën 7, nëse merr 65-74% të pikëve

Kandidati vlerësohet me notën 6, nëse merr 55-64% të pikëve

Kandidati vlerësohet me notën 5, nëse merr 50-54% të pikëve

Kandidati vlerësohet me notën 4, nëse merr më pak se 50% të pikëve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency