Sigurimi vullnetar, sa duhet të paguajnë individët

0
1065

pensionistMasa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës për efekt kontributesh të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. Pagesa për 6-mujorin e vitit 2015, për një muaj sigurim vullnetar është 4 752 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 22 000 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje:

– 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar)
– 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)
– 1.5% mbi shumën për një pagesë 3-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar). Por pagesat e vitit korent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 4 752 lekë, deri në kufijtë e pagës maksimale.

 

Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.
Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar. Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve universitare, pasi periudha pas universitare është me pagesë.

Shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar. Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare mund të bëjnë sigurim vullnetar për mbulimin e periudhave të kaluara nga data 1.1.1994, deri në datën që kanë lënë shtetësinë.

 

Sa është masa e kontributit për sigurim vullnetar për periudhat e kaluara?

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa (aplikohet masa që është në fuqi në momentin e kryerjes së pagesës, masë e cila llogaritet brenda kufijve të pagës minimale në shkallë vendi dhe pagës maksimale për efekt kontributi për sigurimet shoqërore, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, e cila është në fuqi në datën 31.12.2014. Pas datës 1.1.2015, paga maksimale për efekt kontributi indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi. Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 4 752 lekë për një muaj sigurim vullnetar. Në këto pagesa nuk aplikohen zbritje.

 

Shembull

Një shtetas ka gjithsej 15 vjet periudhë kohore të ndarë në 12 vjet periudhë sigurimi dhe tre vjet të pambuluar me sigurim. Ai dëshiron t’i mbulojë këto tre vjet me sigurim vullnetar. Masa e kontributit që do të paguhet nga shtetasi do të jetë e barabartë me pagesën aktuale mujore për sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillë për gjithë periudhën tre-vjeçare.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për periudhat e kaluara:
– Vjetërsi pune, e cila influencon në plotësimin e kushteve për të përfituar një pension;
– Pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar, në nivel minimal.

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.
Sigurim vullnetar

Të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent. Personat e vetëpunësuar – sigurohen me pagë minimale mujore 22 000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra është sigurim me kuotë fikse 4 752 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote. Të punësuarit – sigurohen me pagë minimale mujore 22 000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra sigurim me kuotë fikse 4 752 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote. Punëdhënësit – sigurohen me pagë minimale mujore 22 000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra sigurim me kuotë fikse 4 752 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote. Përfitimet nga sigurimi vullnetar për më shumë të ardhura:

– Pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjar, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave të paguara. Sigurim vullnetar për degë të tjera sigurimi, mund të bëjnë të vetëpunësuarit, për degë të tjera që nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm. Ky sigurim bëhet nga të vetëpunësuarit vetëm për vitin korent. Përfitimet nga sigurimi vullnetar për degët e tjera të sigurimit. Periudha e përfitimit për paaftësi të përkohshme në punë fillon në ditën e 15 të raportit mjekësor dhe zgjat jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency