Debate në grup/ Marrëveshja me LSI-në, deputetët e PS-së i revoltohen Ruçit. Fino: Pse Gjirokastra iu la Metës?

0
110

RUCI-FINOMarrëveshja e Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim lidhur me ndarjen e zonave për zgjedhjet vendore të 21 qershorit ka sjellë debate dje në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Edhe pse Kryeministri Rama mungonte, deputetët socialistë mësohet se kanë shprehur kritikat e tyre ndaj marrëveshjes tek kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili drejtoi mbledhjen. Burime pranë selisë së purpurt bënë të ditur se një pjesë e ligjvënësve të PS-së nuk e kanë pritur mirë që Kryeministri Rama nuk e konsultoi më parë me grupin kuvendor marrëveshjen me LSI-në. Më i drejtpërdrejtë në kritikën e tij ka qenë ish-kryeministri, deputeti socialist Bashkim Fino, duke kërkuar shpjegime se pse Bashkia e Gjirokastrës iu la LSI-së. Si ish-kryetar i kësaj Bashkie vite më parë, Fino mësohet se ka theksuar në fjalën e tij në grup se ajo duhej t’i takonte sërish PS-së dhe jo t’u jepej aleatëve. “Grupi i PS-së duhej lajmëruar dhe informuar për çdo detaj të negociatave si dhe për çdo kandidat pjesëmarrës në bashki”, mësohet të jetë shprehur Fino në mbledhjen me dyer të mbyllura për mediat. Nga ana e tij, kreu i grupit Gramoz Ruçi mësohet se ka theksuar në mbledhje se,: “kjo ndodh pasi jemi në koalicion dhe se prej një koalicioni të tillë, burojnë edhe detyrime të cilat duhet të mirëkuptohen jo vetëm nga deputët socialistë, por edhe nga baza”. Në Bashkinë e Gjirokastrës sipas negociatave mes palëve pritet të kandidojë prefektja e qytetit Zamira Rami, e cila vjen si propozim i LSI-së. Ndërkaq, vetëm pak kohë më parë deputeti socialist dhe anëtari i kryesisë së kësaj force, Ben Blushi, deklaroi se grupi parlamentar i PS nuk duhet të anashkalohet në përzgjedhjen e kandidaturave për kryetarë bashkish. Sipas tij, nëse kjo do të ndodhte do ishte fatale. “Shpresoj që do të ketë konsultime për të gjithë kandidatët dhe kjo do të ishte një nga gjërat që duhet thënë. Në qoftë se deputetët e Partisë Socialiste anashkalohen, siç ka edhe një tendencë, kjo do të ishte fatale dhe do të hynim në një garë shumë të vështirë, duke marrë parasysh edhe konsumin e lartë të qeverisë. Nëse ata që do të zgjedhin kandidatët për kryetarë bashkie, dhe dihet se kush e ka, do të zgjedhin kandidatët për kryetarë bashkie, sidomos në qytetet e mëdha, me të njëjtën metodë me të cilën zgjodhi edhe qeverinë para dy vjetësh, kjo do të ishte e gabuar”, – ka deklaruar Blushi.

 

 Debati brenda opozitës/ Ndoka: Mesila futet te burrat. Doda i publikon videon “hola muchacho”: Ky është bur shteti

Edhe pse janë në të njëjtin kamp politik, duket se marrëdhëniet mes deputetes demokrate Mesila Doda dhe kreut të PDK-së, Nard Ndoka, nuk janë të mira. Një përplasje për “burrërinë” ndodhi gjatë ditës së djeshme mes tyre në distancë pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku Doda në emër të Aleancës së Grave mbështeti amendimet e Kodit Zgjedhor që përkrahnin përfshirjen e sa më shumë femrave në politikë. Pas mbylljes së mbledhjes, Doda pas debatit që zhvilloi me kreun e Komisionit të Ligjeve, po bëhej gati për një deklaratë për mediat e ndërsa deputeti Ndoka iu afrua gazetarëve duke u thënë se “kjo (Doda) klasifikohet tek burrat”. Sigurisht që kjo deklaratë e Ndokës nuk u dëgjua nga deputetja demokrate, pasi në të kundërt debati midis tyre kishte për të qenë disa herë më i fortë se ai që Doda zhvilloi me Xhafajn. Megjithatë, deputetja demokrate i është kundërpërgjigjur në “Facebook” kolegut të saj duke publikuar një video të Ndokës me shprehjen “hola muchacho” kur ishte në Kubë dhe shkruante: “Ky është bur shteti”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency