Standard.al

Rrëzohet një aeroplan në Francë, dyshohet për 147 persona të vdekur

avionNjë aeroplan i tipit AirBus, A320, është rrëzuar pak çaste më parë në Francën Jugore. Gazeta gjermane, BILD, shkruan se dyshohet të kenë vdekur 142 persona dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Aeroplani, pjesë e kompanisë German Wings (Lufthansa), ka fluturuar nga Barcelona drejt Dyseldorfit, ka bërë të ditur një zyrtar i aviacionit për Reuters. Ndërkohë gazeta franceze, La Provence, ka bërë të ditur se në aeroplan kanë qenë 142 udhëtarë, dy pilotë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Germanwings dhe Lufthansa nuk kanë komentuar ende, po ashtu ndonjë koment nuk ka pasur as nga kompania Airbus.

 

 

Comments are closed.