“Po vjen epoka ku çdo gjë do të jetë falas”

0
1035

treg i madhNë çastin e triumfit të tij të fundit, kapitalizmi do të njohë vdekjen më të hijshme. Kështu mendon eseisti dhe këshilltari politik Jeremy Rifkin. Ai pohon se sistemi aktual ekonomik megjithëse ka arritur me sukses të zvogëlojë kostot e prodhimit, krijoi kushtet e shkatërrimit të ndërmarrjes tradicionale me integrim vertikal. Sipas politologut, i cili ka këshilluar Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian dhe udhëheqës si Kancelarja Merkel, përfshirë ekonomistë dhe afaristë, “nuk ishte imagjinuar mundësia e një revolucioni teknologjik që ofron një produktivitet të tillë, që kostot margjinale tentojnë drejt zeros, duke dhënë produkte pothuaj gratis, me bollëk dhe mbi të gjitha të nënshtruar tregut”. Industritë që mbijetojnë sot me marzhe jashtëzakonisht të vogla do të rrënohen përballë konkurrencës së operatorëve të vegjël, që praktikisht nuk kanë shpenzime fikse. “Ne jetojmë në triumfin e fundit të kapitalizmit, i cili së shpejti do të largohet nga skena botërore dhe lindjen e kolektiviteteve bashkëpunuese”, – parashikon Rifkin. Sipas tij, nga hiri i sistemit aktual ekonomik do të lindë një model i ri, i mbështetur nga ritmi i jashtëzakonshëm i inovacionit në sektorët e energjisë, komunikacioneve dhe transporteve. “Ky është një eveniment historik i jashtëzakonshëm, duke qenë se bëhet fjalë për sistemin e parë ekonomik të ri, qysh me lindjen e kapitalizmit dhe socializmit në fillim të shekullit XIX. Dhe ai do të transformojë në mënyrë rrënjësore mënyrën tonë të jetesës në vitet e ardhshme”, – shprehet Rifkin. Ai e ka bërë tashmë këtë në mënyrë të thjeshtë, por ende nuk është formuluar”. Disa sektorë si muzika dhe mediat janë destabilizuar tashmë nga kapaciteti i Internetit, që i lejon individët dhe grupet e vogla të konkurrojnë me aktorë të mëdhenj. Krahas kësaj, sipas Rifkin, integrimi i printimit 3D dhe i disa përparimeve teknike – si instalimi i miliarda sensorëve inteligjentë në kanalet e shpërndarjes – në fushën e logjistikës, që do të thotë se fenomeni është duke kaluar nga bota virtuale, në botën fizike.

 

Super-interneti

Për Rifkinin, sistemi i ri ekonomik do të kontribuojë në zbutjen e disa problemeve madhore, të tillë si ndryshimi klimatik, rrallimi i burimeve, dhe në uljen e presionit në botën natyrore, sepse ai do të ketë nevojë vetëm për një sasi të vogël energjie, materialesh, pune dhe kapitalesh. Ekonomisti amerikan vlerëson se pak njerëz janë të vetëdijshëm për rëndësinë e rrezikut me të cilin është ballafaquar specia njerëzore, sidomos nga fakti i nivelit në rritje të reshjeve dhe kushteve meteorologjike ekstreme. “Ekosistemet nuk mund t’i bëjnë ballë tronditjes së ciklit të ujit në planet dhe ne njohim krizën e gjashtë të zhdukjes masive të specieve të gjalla”, – thekson ai. “Ne do të humbim 70 % të specieve deri në fund të shekullit. Ndoshta jemi duke vënë në rrezik kapacitetin tonë të mbijetesës në këtë planet”. Në histori, suksesi i një ekonomie gjithnjë është mbështetur në tre shtylla: komunikacion, energji dhe transporte. Sipas Rifkin, ajo që e dallon kohën tonë është afrimi i këtyre tre sektorëve për të krijuar një super Internet. Ndryshimet rrënjësore të ndodhura në fushën e komunikimeve janë mjaft të njohura, por Rifkin pohon se një revolucion i transporteve është i pashmangshëm. “Brenda dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjetësh, do të kemi një energji elektrike me një kosto pothuaj zero dhe ka gjasa vetura të printuara, parashikon ai. Krahas kësaj, me udhëtimin me GPS dhe automjetet pa shofer, do të shohim të bien kostot margjinale të transportit në sajë të këtij Interneti të logjistikës automatike”. Rifkin është i interesuar veçanërisht nga tronditjet që ka marrë aktualisht i gjithë sektori energjetik dhe evidenton miliona ndërmarrje të vogla dhe të mesme, pronarë dhe komuna të cilat prodhojnë tashmë energjinë e tyre elektrike të gjelbër. Kjo tendencë do të amplifikohet ndërkohë që kosto e teknologjive të rinovueshme do të ulet. Rifkin parashikon se një ditë, të prodhosh energjinë tënde nuk do të jetë më shtrenjtë se sa të blesh një telefon. “Ju mund të prodhoni energjinë tuaj elektrike të gjelbër dhe t’i drejtoheni Internetit të ri të energjisë, për të programuar aplikimet tuaja”. Ju mund gjithashtu të përdornibig data të zinxhirit të vlerave për të parë se si është shpërndarë energjia. Kjo nuk është një teori. Pikërisht ky është fillimi i një diçkaje”.

 

Neutraliteti i rrjetit

Sipas tij, grupi energjetik gjerman E.ON ka pranuar tashmë idenë e një zhdukje të ardhshme të modelit tradicional të ndërmarrjes energjetike të centralizuar dhe ndjek këshillat e tij duke u shndërruar në një furnizues shërbimesh dhe duke i ndihmuar njerëzit të menaxhojnë “të ushqyerin” e tyre energjetik. Ekonomisti u bën thirrje ndërmarrjeve të mëdha të të gjitha sektorëve të ndjekin shembullin, se sa t’i rezistojnë ndryshimit për të përdorur kapacitetet e tyre organizative, për të kontribuar në rigrupimin e rrjeteve që po lindin. Rifkin është i bindur se asgjë nuk do të mund të jetë në gjendje të ndalojë këtë revolucion ekonomik, por sipas tij rrezikon të denatyrohet në qoftë se vendet dhe ndërmarrjet fitojnë betejën për kontrollin e Internetit. “Kur industritë e vjetra do të arrijnë të monopolizojnë tubacionet, infrastrukturat dhe të shkatërrojnë neutralitetin e rrjetit, monopolet botërore dhe Big Brother fillojnë të lulëzojnë. Por në qoftë se ne jemi në gjendje të mbajmë neutralitetin e rrjetit, çdo konsumator i cili bëhet njëkohësisht dhe prodhues mundet, me telefonin e tij celular, të futet në kërkim të objekteve të cilat janë duke lindur. Njerëzit mendojnë që e gjitha kjo është akoma e largët, por kur në vitin 1989, para daljes së internetit, unë kisha thënë se njëzet e pesë vjet më vonë komunikacioni do të demokratizohej dhe se 40% e njerëzve do të dërgonin çfarëdo lloj informacionesh, nuk do ta kishte besuar askush”. A nuk shqetësohemi se aftësia për të prodhuar mallra me kosto kaq të ulët të përfundojë me frenezinë e blerjes së një pjese të madhe të popullsisë botërore, duke rënduar mbi burimet e kufizuara të planetit? Jo sepse në mënyrë paradoksale – konsumi i tepërt rezulton nga frika jonë e mungesës, që ne mund të sigurojmë gjithçka që ne dëshirojmë. Ata që kanë lindur midis viteve 1980 dhe 2000, “gjenerata Y”, kanë kuptuar tashmë se është e gabuar të besosh se sa më tepër ne akumulojmë, aq më tepër jemi autonomë dhe të lirë. A ka një rrezik që fundi i kapitalizmit të na shpjerë në kaos? Rifkin mendon se boshllëku i krijuar nga zhdukja e ndërmarrjeve të mëdha do të mbushet nga sektori jo fitim prurës Për ata që dyshojnë, ai kujton që miliona persona në botë janë angazhuar tashmë në një rrjet të gjerë kooperativash. “Në jetën tonë ka një institucion mbi të cilin ne mbështetemi çdo ditë për të na furnizuar të gjitha mallrat dhe shërbimet që nuk kanë asgjë me fitimin, apo pushtetet publike dhe pa të cilin ne nuk mund të jetojmë. Bëhet fjalë për miliona organizata që furnizojnë kujdesit shëndetësor, sigurojnë trajnim, marrin pjesë për nevojat e të varfërve, merren me kulturën, artet, sportet, dhe aktivitete zbavitëse etj. Ekonomistët nuk marrin parasysh se kjo krijon një kapital social i cili është thelbësor për të tre Internetet – komunikacion, energji dhe logjistikë – por që nuk krijon kapital burse. Megjithatë kjo gjeneron mjaft të ardhura dhe gjëja interesante është se ajo zhvillohet më shpejt se GDP në tregun privat”. Rifkin, në moshë 69 vjeç, pranon se ai rrezikon të mos shohë të materializohet ëndrra e tij për një botë më të mirë, por për atë, kolektivitetet bashkëpunuese janë i vetmi mjet për t’i bërë ballë problemeve të mbijetesës me të cilat ballafaqohet njerëzimi. “Ne disponojmë një model potencial për të na drejtuar në rrugën e dëshiruar, shprehet ai. Unë nuk e di nëse ende është koha, por unë nuk shoh asnjë plan tjetër të mundshëm. Ajo që di unë është se përgjigja nuk është në mbajtjen e një sistemi integrimi vertikal, i bazuar në ndërmarrjet e mëdha, lëndët djegëse fosile, bërthamore, telekomunikacionet e centralizuara, që shkojnë së bashku me një papunësi në rritje, një GDP në rënie dhe teknologji në agoni”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency