Biletë/ Pse mjekësia shkon keq prej vitesh dhe ka kaq ankime për të?

0
147

Artan Fuga

Artan FUGAHipotezë studimore: Sepse cinikisht mjekësia është një sektor me kundër-rendiment financiar për ekonominë dhe buxhetin e shtetit.

Paguhen mjekime, ndërhyrje kirurgjikale, medikamente, pagesa për raporte shëndetësore etj.

Sa më pak të sëmurë, sa më pak njerëz të shtruar në spital, sa më pak të moshuar, sa më pak kujdes mjekësor, sa më pak pastërti, kushte ambulatore sa më të këqija, aq më pak shpenzime për buxhetin e shtetit.

Aq më pak vite pensionesh të paguara.

Pension – Tension – Kamion.

Në kushtet e krizës ekonomike dhe financiare sa më shumë të reduktohet popullsia, aq më shumë bie papunësia, ulen shpenzimet buxhetore, funksionon më mirë skema e pensioneve, rritet fuqia blerëse në treg, pra, tmerr, vërtetohet teoria e Maltusit.

Sa më keq të shkojë mjekësia, aq më shumë fitim buxheti i shtetit. Pra, sa më shpejt të sëmurët o të shërohen, o të ikin në botën tjetër, aq më tepër leverdi ka buxheti i shtetit.

Kjo është situata e tmerrit nëse nuk krijohen instrumentet e sigurimit të jetës nga ana e shtetit dhe e sektorit privat.

Sektorin e mjekësisë mund ta kontrollojnë si duhet vetëm kompanitë e sigurimit të jetës dhe avokatët e tyre. Por për këtë lipset një kuadër i tërë ligjor rregullator.

Mjekësia e trajtuar thjesht ekonomikisht, pa mekanizmat mbrojtës të jetës të njeriut, transformohet në një masë të konsiderueshme në një purgator, që të çon direkt o në ferr o në parajsë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency