Enigma e planetit “Hënë”

0
192

planetit “Hënë”Qe nga fillimi i historise se njerezimit, ne qiejt mbi Toke gjithmone ka ekzistuar nje objekt i rrumbullaket qe e quajme Hene.Pavaresisht 6 vizitave qe kane bere atje astronautet amerikane nga viti 1969 deri ne 1972,Hena mbetet ende nje enigme. Hena ndoshta eshte edhe me e vjeter se vete Toka dhe Dielli. Duke shqyrtuar gjurmet e rrezeve kozmike ne shkembinjte e Henes,shkencetaret i kane datuar ata me nje moshe rreth 4.5 miliard vjet me te vjetra se Toka ose pothuajse po aq te vjetra sa sistemi diellor. Nderkohe shkembinjte me te vjeter ne Toke jane rreth 3.5 miliard vjet te vjeter dhe vjetersia e Tokes te jete rreth 4.6 miliard vjet. Gazeta “Sky&Telescope” e Harvardit ne 1973 ka paraqitur keto te dhena: 1)nje nga shkembinjte henore eshte 5.6 miliard vjecar pra 1 miliard vjet me i vjeter se vete Toka.2)pluhuri henor ne te cilin ishin gjetur shkembinjte ishte 1 miliard vjet me i vjeter se dhe vete keta shkembinj henore.3)shkembinjte henore kishin nje permbajtje krejt te ndryshme nga ajo e pluhurit rreth tyre. Meqe ky pluhur shkaktohet nga gerryerja e shkembinjve prej motit,atehere shkembinjte henore duhet te kene ardhur nga diku,por nga ku? Ne kundershtim me idene se objektet me te renda zhyten, ne Hene shkembinjte me te rende gjenden se siperfaqe. Elementet refraktare si titanium gjenden me aq shumice ne Hene saqe shkencetaret kane hedhur idene se keta elemente jane sjelle nga diku ne nje menyre qe ende nuk dihet.Keto materiale te pasura qe zakonisht gjenden ne thellesi jane te perqendruara ne siperfaqe te Henes. Nje tjeter pyetje qe lind:”Nese Toka dhe Hena jane te krijuara ne te njejten kohe dhe prane njera‐ tjetres si ka mundesi qe Toka ka marre pothuajse gjithe hekurin kurse Hena pothuajse fare? Hena eshte jashtezakonisht e thate.Asnje nga shkembinjte henore,pavaresisht zones ku jane gjetur, nuk permbajne uje apo molekula uji te lidhura me mineralet. Shkembinjte henore rezultojne te jene te magnetizuar‐forca eshte e paperfillshme sa nuk mund te ngrihet as nje kapese metalike letrash,por megjithate jane te magnetizuar. Por ajo qe eshte me e cuditshme ne kete rast eshte se vete Hena nuk ka fushe magnetike. Prania ne Hene e shkembinjve te bute qe jane krijuar nga ngurtesimi i llaves,tregon se dikur ne Hene ka pasur nje rrjedhje e jashtezakonshme e llaves.Ka zona te caktuara ne Hene qe mbeten ende ”te nxehta” gjate eklipseve,gje qe flet per nje nxehtesi te brendshme te saj. Nderkohe pothuajse te gjithe shkembinjte e bute gjenden ne ate hemisfere qe sheh nga Toka.

 

Të dhënat

Ne shkembinjte henore jane gjetur dy elemente te pazbuluara me pare uranium 236 dhe neptunium 237. Ne 1976 ”Associated Press” dha njoftimin se sovjetiket kishin deklaruar gjetjen e grimcave te hekurit qe nuk ndryshket ne mostrat te sjella ne njerin nga misionet pa njerez ne Hene. Hekuri qe nuk ndryshket eshte i panjohur ne natyre dhe eshte pertej teknologjise se sotme tokesore. Perpara misioneve”Apollo”,nje nga teorite kryesore te origjines se Henes ishte ajo se Hena eshte shkeputur si pjese e Tokes. Kjo ide me vone u hodh poshte. Nje teori e mevonshme thoshte se Hena eshte krijuar nga bashkimi i mbetjeve ne hapesire,te lena nga krijimi i Tokes.Kjo teori eshte konsideruar e paqendrueshme.Ne kohen tone eshte pergjithesisht e pranuar se Hena lindi gjetke dhe me vone u fut ne fushen gravitacionale te Tokes. Ne kete drejtim kane lindur dy teori: njera qe thote se Hena ka qene fillimisht nje planet i cili u perplas me Token duke krijuar mbetje qe u bashkuan per te krijuar Henen qe njohim sot, dhe tjetra thote se Hena ishte duke kaluar ne sistemin tone diellor, u kap dhe u terhoq ne orbite nga graviteti i Tokes. Asnje nga keto teori nuk eshte teresisht bindese. Shkencetari Asimov ne lidhje me teorine ”e kapjes” thote se Hena eshte shume e madhe per t’u kapur.Sipas tij gjasat qe Hena te kapet nga Toka dhe te vendoset ne nje orbite rrethore rreth Tokes jane shume te pakta. Ne lidhje me orbiten e Henes,ajo eshte nje rreth thuajse perfekt dhe eshte shume e qendrueshme dhe e pandryshueshme; gjithmone e njejta ane sheh nga Toka. Hena eshte i vetmi satelit natyror me nje orbite te tille.Orbita rrethore eshte vecanerisht e cuditshme po te kihet parasysh se qendra e mases se Henes ndodhet me shume se nje milje me prane Tokes se qendra gjeometrike. Po ashtu pjesa me e madhe e mases se Henes gjenden ne anen e saj qe ndodhet me larg Tokes. Nese orbita perfekte dhe e qendrueshme eshte krejt rastesi a mund te konsiderohet rastesi edhe fakti se Hena ndodhet ne largesine e duhur nga Toka per mbuluar plotesisht Diellin gjate nje eklipsi? Nese diametri i Henes eshte 2160 milje krahasuar me diametrin e Diellit prej 864000 milje, ajo prape eshte vendosur ne largesine e duhur nga Toka per te qene ne gjendje te mbuloje Diellin me perjashtim te kurores se tij gjate nje eklipsi. Ekziston nje teori qe quhet”teoria e Henes prej anijeve kozmike”. Sipas kesaj teorie,Hena nuk eshte teresisht natyrale por eshte nje planetoid qe u boshatis miliarda vjet me pare ne skajet me te largeta te hapesires,prej disa qenieve inteligjente qe zoteronin nje teknologji shume me te avancuar se kjo e jona.Makineri te stermedha u perdoren per te shkrire shkembinjte dhe per te krijuar guva ne Hene,duke i hedhur mbetjet e shkrira ne siperfaqe.Ky trup gjigand u zhvendos ne hapesire per tu vendosur perfundimisht ne orbiten rreth Tokes. Ka te dhena tronditese qe tregojne se ne kujtesen njerezore eshte ruajtur nje kujtim per nje periudhe kur Hena nuk ekzistonte. Aristoteli na tregon per nje popull qe quhej Proselenes qe jetonin ne Arkadi. Vete termi”Proselenes” do te thote ”para Henes” Sipas legjendes,proselenet thoshin se Arkadia u takonte atyre,pasi ata kishin jetuar aty”perpara se ne qiell te kishte hene”. Ne tekstet tibetiane flitet per nje popull ne nje kontinent te humbur te quajtur Gondeana qe thuhet se ishin civilizuar perpara se Hena te shfaqej ne qiejt e nates. Studiuesi Leonard pas vitesh studimi te fotove qe zoteronte NASA arriti ne perfundimin ne 1977 se Hena eshte e banuar nga nje apo disa raca inteligjente qe kane ardhur nga jashte sistemit diellor. Hena eshte plotesisht ne zoterimin e ketyre qenieve dhe ato po ia ndryshojne fytyren asaj. Keto qenie po bejne se paku dy gjera: po germojne per minerale ose per uje dhe oksigjen dhe po riparojne demtimet ne siperfaqen e Henes. Ne misionin”Apollo11″ astronautet Armstrong,Aldrin dhe Collins kane raportuar per nje UFO cilindrik te madh, madje para se te mberrinin ne Hene. Aldrin e pershkoi UFO‐n si nje cilinder,ndersa Armstrong tha se kishte pare dy unaza te bashkuara. Edhe Collins tha se objekti i ngjante nje cilindri bosh. Ai shtoi se dukej si cilinder bosh por po te ndryshoje fokusin e shikimit dukej sikur ishte ne formen e nje libri te hapur. Nje nga ish‐kolonelet e Forcave Ajrore te USA,Cuper ne nje leter te tij e cila u lexua ne nje takim te Kombeve te Bashkuara mbi temen e UFO‐ve thuhej:Une besoj se keto mjete jashtetokesore dhe ekuipazhi i tyre e kane vizituar planetin tone duke ardhur nga planete te tjere dhe duket fare qarte se jane me te avancuar se ne ne Toke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency