Elvana, “shqiponja” shqiptare

0
155

elvana-1Se është një nga këngëtaret më me stil në skenë e ka dëshmuar gjithmonë. E këtë gjë këngëtarja Elvana Gjata nuk ka hezituar që ta bëjë përsëri. Ajo ka postuar një foto në Instagram ku shihej se është veshur me dy ngjyrat e flamurit kuqezi, të cilat i jepnin një pamje shumë të bukur asaj. Këto ngjyra këngëtarja duket se i ka favorite pasi që shumë herë është paraqitur me veshje të kuqe ose të zeza.

 

 

 

Thyen rregullat, lë lojën banori i parë në “Big Brother”

big brotherPër shkak të thyerjes së rregullave të lojës brenda shtëpisë më të madhe “Big Brother Albania 8”, një nga banorët është larguar mbrëmjen e djeshme. Kur ende nuk ka kaluar java e pare e qëndrimit në shtëpi, një nga banorët e këtij edicioni mbrëmë ka lënë lojën. Bëhet fjalë për Edisonin, i cili ka thyer rregullat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Edisoni ka debatuar me Sokolin, me të cilin ka pasur zënka të shpeshta. Pas debatit mes djemve, ka qenë Sokoli që i është drejtuar dhomës së gjumit për të bërë gati valixhen. Ndërsa ai ka shkuar në dhomën e rrëfimit për të folur me produksionin, Edisoni ka vendosur të flasë me “Big Brother”, për t’i komunikuar se ai nuk mund të qëndrojë në një shtëpi me Sokolin. Kjo deklaratë është konsideruar si një kusht i vendosur “Big Brother”-it, ndaj Vëllai i Madh ka vendosur largimin e Edisonit nga shtëpia. Ai është larguar mbrëmë pas mesnate, duke i dhënë fund lojës së tij.

 

Elhaida Dani në Eurovizion me një stil rok

 elhaida5Elhaida Dani e cila pritet të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion në muajin maj në Austri, ka zbuluar disa nga detajet e klipit. Me stil rok, këngëtarja shfaqet gjatë momenteve të realizimit të klipit, i cili ka nisur prej ditësh përgatitjet. Kënga e cila titullohet “I’m Alive”, pritet të sjellë ritme të tjera nga “Diell”, ajo me të cilën Elhaida fitoi edhe Festivalin në RTSH, duke iu besuar së fundi dy të rinjve nga Kosova, kompozitorëve Zzap & Chriss.

 

Luana zbulon detajet e klipit të ri

 luanaBukuroshja Luana Vjollca ka zgjedhur Instagramin për të lançuar këngën e saj më të re. Ajo ka postuar një foto teksa bën me dije se së shpejti vjen një këngë e re, së bashku me klipin përkatës. Duket se klipi do të jetë shumë i nxehtë, e ndërsa fotot nuk kanë nevojë për komente. Ajo është mjaftuar vetëm me fotot, ndërsa nuk ka dhënë asnjë detaj për fansat e saj.

 

 

Noizy në “Top Fest” me këngë të kopjuar

lajm-euml-rohet-noizy-p-euml-rsh-euml-ndet-fansat-foto_hd Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se po merr pjesë në “Top Fest 12” me një këngë të kopjuar nga disa artistë të njohur botërorë. Kënga e realizuar në studion e Elgit Dodës dhe që titullohet “Vetëm ti je” është plotësisht e ngjashme me një këngë tjetër të zhanrit “dancehall”. “One Wine” është kënga e kënduar nga Machel Montano dhe Sean Paul e Major Lazer në të cilën duket se janë inspiruar Elgiti dhe Noizy. Mbetet të shihet nëse “Top Fest” do të lejojë që kjo këngë të vazhdojë të jetë në konkurrim, pasi që dihet se me rregulloren e këtij festivali këngët e kopjuara përjashtohen.

 

“Të ka lali shpirt” vendos rekord historik

80-milione Nuk e dimë se cili mund të jetë eksporti më i mirë i Shqipërisë gjatë kësaj kohe, por nëse e doni me shifra, atëherë është hiti “Të ka lali shpirt”, nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi. Hiti ka kaluar 80 milionë vizita në Youtube, duke u bërë kënga më e suksesshme shqiptare e të gjitha kohërave. Videoja është hedhur në janar të vitit 2013 dhe brenda pak më shumë se dy vitesh është bërë hit ndërkombëtar. Kënga pëlqehet shumë në vendet e Ballkanit, por edhe në vendet e Lindjes së Mesme, ndërsa luhet në shumë diskoteka të botës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency