Standard.al

Seancë rekord/ Meta mbyll punimet e kuvendit vetëm pas 10 minutash

hqdefault_3Vetëm pas 10 minutash që nga nisja, Ilir Meta i dha fund seancës parlamentare të ditës së sotme. Ai i mbylli punimet në kohë rekord, pasi opozita bllokoi foltoren dhe kërkoi dorëheqjen e tij. Meta votoi me shpejtësi rekord disa projektligje dhe ironizoi disa herë me protestën e opozitës. “Të fala Doktorit. Ma puthni Doktorin. Suksese për mitingun. Unë do të jem në zyrën time”, tha ai në mbyllje të seancës.

Në një reagim të menjëhershëm, ish –kryeministri Berisha deklaroi se Meta e mbylli parlamentin nga frika: “Ky është një akt i pashembullt. Regjistrojeni në historinë e parlamentit se si këta burra mbyllën parlamentin dhe ia mbathën. 12 marsi shënon fitoren e parë të madhe të qytetarëve shqiptarë, të cilët, me vrullin e tyre përzunë nga parlamenti një mazhoranëc të molepsur kokë e këmbë me krimin. Nëse këta nuk do të kishin marrë informacionet se e gjithë Shqipëria është në Tiranë sot, këta do të vazhdonin qetë e qetë. Mjaftoi vrulli i madh qyetar që ata t’i përzënë nga aula e parlamentit”, deklaroi Berisha.

Comments are closed.