Standard.al

Mbyllet paqësisht protesta e opozitës

protestaKa zgjatur rreth 50 minuta protesta e opozitës. Dhe përkundër paralajmërimeve të mazhorancës e policisë, gjithçka është zhvilluar paqësisht. Disa të rinj të FRDP hapën serinë e fjalimeve. Më pas në podium u ngjitën Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, kryetari i Grupit Parlamentar Edi Paloka dhe në fund kryetari i PD, Lulzim Basha. Para mijëra qytetarëve të mbledhur para kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Basha tha se kjo mazhorancë ka rënë moralisht. Ai ripërsëriti kërkesën për dorëheqjen e Ilir Metës dhe tha se bandat e lidhura me qeverinë janë bërë të paprekshme. Sipas tij, në 2 vjet qeveria nuk ka marrë asnjë masë lehtësuese për qytetarët e saj, por ka vendosur vetëm taska më të larta dhe ka burgosur të paktën 38 mijë vetë. Pas fjalimit të kryetarit Basha, protestuesit janë shpërndarë paqësisht.

Comments are closed.