Standard.al

Ligji i shërbimit të jashtëm/ Dade kundër Ramës për zgjedhjen e diplomatëve. Kritikat e Blushit: Ambasadorë pa cilësi

Gëzim Saliu

 ben blushi komisioni i jashtem dokle leskaj peza lsa mars 2015Blushi: Ndryshimi bën që ambasadorët të jenë emërtesa politike. Dade: Keni vënë konsulle të përgjithshme një emigrante që di vetëm të kapërcejë pengesat e të vrapojë

Ligji për shërbimin diplomatik sjell debate në radhët e mazhorancës. Deputetët e Partisë Socialiste shprehën kundërshti dje në mbledhjen e Komisionit të Politikës së Jashtme ndaj nenit 27 të projektligjit, i cili parashikon heqjen e kuotave për ambasadorët që janë diplomate karriere dhe ata që vijnë nga jashtë sistemit. Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, deklaroi dje se Kryeministri Rama ka vendosur veton, duke kërkuar miratimin e variantit fillestar të ligjit. “Dëshiroj të informoj Komisionin për Politikë të Jashtme që pas konsultimeve dhe pas argumenteve të shtruara në tryezë edhe me Kryeministrin e vendit, varianti i Komisionit të Politikës së Jashtme nuk pranohet dhe lidhur me këtë nen sensibiliteti i zotit Rama, i Kryeministrit, është që nuk merret në konsideratë asnjë nga propozimet e Komisionit te politikes se jashtme. Unë e le për diskutim dhe vendimmarrje për komisionin, me vjen keq qe nuk kemi opozitën te pranishme, sepse edhe opozita ka pasur një sensibilitet”, – tha Dade. Ne ligjin aktual 80 % e ambasadoreve duhet te jene diplomate karriere, ndërkohë që 20% mund te vijnë nga jashtë sistemit nga politika apo qarqet akademike. Komisioni propozoi që raport të bëhej 70 me 30 e ndërsa vetë qeveria ka hequr fare kufiri mes shërbimit të karrierës dhe diplomatëve, gjë e cila është kundërshtuar nga deputetët socialistë.

 

Debati

Në mungesë të opozitës në Komisionin e Politikës se Jashtme, ka qenë kryetarja e Komisionit Arta Dade dhe deputeti socialist Ben Blushi që debatuan me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me ligjin e shërbimit të jashtëm. Sipas Blushit, Ministria duhet të përcaktojë qartë çështjet për të cilat duhet të raportojë dhe kjo, sipas tij, nuk duhet të mbetet vetëm në vullnetin e ministrit. Në këtë kontekst, deputeti socialist theksoi më tej edhe disa kritika për emërimet në krye të shërbimeve diplomatike. “Kandidatët për ambasadorë që Ministria e Jashtme ka sjellë për t’u akredituar në vende të caktuara, nuk kanë pasur cilësinë e duhur në gjykimin tonë, për t’u klasifikuar si ambasadorë. Më vjen keq të them që, me gjysmë zëri dhe gjysmë zemre kemi votuar për këta njerëz”, – tha Blushi. Në të njëjtën linjë nuk ka munguar kritika e kryetares së Komisionit Dade, e cila pohoi: “Merrni një emigrante dhe e vini konsulle të përgjithshme? Më vjen keq tani. Një emigrante që di vetëm të kapërcejë pengesat e të vrapojë dhe e keni bërë konsulle të përgjithshme. Këtë nuk e kam bërë unë, e keni bërë ju”. Në përgjigje të tij, ministri Bushati kërkoi që debati mos përfshinte emra specifikë. “Mos të hyjmë në shqyrtimin e CV-ve të njerëzve të përmendur, sepse mund të dalin kampione, ose imazh pozitiv”, – replikoi kryediplomati shqiptar. Ndërkaq duke u rikthyer tek heqja e kufirit mes shërbimit të karrierës dhe diplomatëve, Blushi tha se kjo rrezikon emërimet politike. “Kjo bën që të gjithë ambasadorët e Republikës së Shqipërisë të jenë emërtesa politike, pra jashtë shërbimit diplomatik. Ka të drejtë kryetarja e Komisionit, që thotë dakord, por jepini këtij Komisioni të drejtën e vetos”, – u shpreh Blushi.

 

Debati mes Blushit, Dades e Bushatit

 Ben Blushi: Kandidatët për ambasadorë që Ministria e Jashtme ka sjellë për t’u akredituar në vende të caktuara, nuk kanë pasur cilësinë e duhur në gjykimin tonë, për t’u klasifikuar si ambasadorë. Më vjen keq të them që, me gjysmë zëri dhe gjysmë zemre kemi votuar për këta njerëz.

Arta Dade: Merrni një emigrante dhe e vini konsulle të përgjithshme? Më vjen keq tani. Një emigrante që di vetëm të kapërcejë pengesat e të vrapojë, dhe e keni bërë konsulle të përgjithshme. Këtë nuk e kam bërë unë, e keni bërë ju.

Ditmir Bushati: Mos të hyjmë në shqyrtimin e CV-ve të njerëzve të përmendur, sepse mund të dalin kampione, ose imazh pozitiv.

Ben Blushi: Kjo bën që të gjithë ambasadorët e Republikës së Shqipërisë të jenë emërtesa politike, pra jashtë shërbimit diplomatik. Ka të drejtë kryetarja e Komisionit, që thotë dakord, por jepini këtij Komisioni të drejtën e vetos.

Arta Dade: Përtej faktit që kjo zgjedhje nuk u bë transparente, mirë do ishte që edhe Komisioni të merrte informacion.

Ditmir Bushati: Këtë gjë e ka thënë vetëm Presidenti i Republikës dhe personi i dytë që po e thoni jeni ju. Kjo është një çështje shumë e rëndë. E ka thënë Presidenti i Republikës, por nuk është e vërtetë, dhe ua them me garanci të plotë.

Arta Dade: Pra atë që Saliu e kishte bërë me VKM dhe që dilte mbi ligjin, ne e marrim dhe e integrojmë në ligj.

Ditmir Bushati: Në ligj kemi vendosur për herë të parë konceptin e konkursit të përgjithshëm. Pra, jo një konkurs për vend pune, por konkurs për t’u pranuar në shërbim.

Arta Dade-Unë uroj që të bindemi për këtë formulim, nëse nuk bëhet, është seanca parlamentare që do ta votojë. Sigurisht që nuk do rrimë të tregojmë se kush i ka më të fortë muskujt, sepse dihet që Qeveria ka një përgjegjësi më të madhe lidhur me shërbimin e jashtëm.

 

 Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Debate mes socialistëve, Majko kundër Finos e Subashit: Të rriten kuotat e grave, përfaqësim 50 me 50

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të rritur kuotat për përfaqësimin e grave në zgjedhjet lokale sollën debate mes deputetëve të mazhorancës. Sipas këtyre ndryshimeve, në lista duhet të jenë 20% kandidate gra për kryebashkiake dhe 40% në listat e këshillave bashkiakë. Deputeti socialist Pandeli Majko mbështeti më shumë se të gjithë kolegët e tij gratë, duke kërkuar përfaqësim të barabartë të tyre, pra 50 për qind e këshilltarëve, dhe 30% për kryetar të bashkive. “Barazia nuk duhet të jetë e shfaqur me përfaqësim, por barazia ka parametra matematikë dhe parametrikë matematikë është 50 me 50”, – tha Majko. Por kolegët e Majkos, deputetët socialistë Bashkim Fino dhe Armando Subashi shprehën skepticizëm për ndërhyrjet në kod, duke kërkuar që ndërgjegjësimi të nisë fillimisht tek partitë politike. “Mua më duket një sforcim që bëjnë zonjat deputete që kemi në parlament që kanë mirëkuptimin tonë dhe vënë përqindje 20 dhe 40% duke diskriminuar në një farë mënyre shanset e barabarta. Pyetja që kam është kjo: E zgjidh kjo gjë këtë që cituat? Për mendimin tim nuk e zgjidh përderisa nuk janë të liberalizuara partitë politike për ta zgjidhur me statutet e tyre”, – u shpreh Fino. Nga ana e tij, Subashi theksoi: “Jam dakord me propozimin që vjen ne raport me listat shumemërore, por do të doja që ky propozim të kufizohet për zgjedhjet që kemi përpara”. Përpos këtyre debateve, ndryshimet në kod u bën pa praninë e opozitës, e cila ka vënë si prioritet të saj dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Meta. “Shpresoj që duke lënë kohën e nevojshme të kemi një kontribut të gjitha palëve këtu në komision dhe më pas i votuar edhe ne seancë plenare”, – tha Xhafaj. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor pritet t’i nënshtrohet votimit në seancën e javës së ardhshme.

 

Në zonën e “Don Boskos”/ Rama shpërndan leje legalizimi mes fushatës për 21 qershorin, incidentet me qytetarët

Banorët e apartamenteve të kullave “Hawai” në Tiranë morën dje në dorëzim lejet e legalizimit, të cilat u shpërndanë për dy prej kullave në zonën “Don Bosko”. Kryeministri Rama së bashku me ministren e Turizmit Eglantina Gjermeni, drejtorin e Përgjithshëm te ALUIZNI-t Artan Lame ishte banorët e lagjes “Don Bosko” për t’u dorëzuar lejet e legalizimit. Ndërsa si edhe në dy takimet e mëparshme, edhe dje kreu i qeverisë e shfrytëzoi ndarjen e lejeve të legalizimit për të dhënë disa mesazhe politike lidhur me zgjedhjet e 21 qershorit. Ndërkaq, në këtë takim Rama u ndesh edhe me disa pakënaqësi dhe kundërshti të disa të pranishmëve për qeverinë. Pasi kanë marrë tapinë, qytetarët nuk pranuan të flasin apo t’u përgjigjen batutave të Ramës, madje edhe hodhën edhe fjalë kundërshtuese ndaj kryeministrit. Ky i fundit e kaloi situatën me sportivitet, duke i etiketuar ata banorë si simpatizantë të PD-së. Ndërkohë që Rama sqaroi për banorët se tashmë ata kanë në zotërim prona të vërteta, të cilat mund t’i përdorin për të zhvilluar edhe më shumë ekonominë e tyre. “Kjo leje duhet për një arsye tjetër. Në momentin kur apartamenti apo njësia e shërbimit hipotekohet, pra bëhet pasuri e patundshme, nga ai moment, ti, familja jote ke mundësi që të shkosh në bankë dhe të kërkosh një kredi për të hapur një biznes të vogël, për të mbështetur studimet e fëmijës, për të blerë një makinë, për t’u bashkuar me dikë tjetër, atje nga zona ku ke ardhur”, – tha ai.

 

Comments are closed.