Basha: Kjo qeveria sot ra moralisht, Rama e Meta do na kenë përballë deri sa të largohen

0
129

luli-300x199Lulzim Basha tha gjatë fjalimit të tij në protestën e mbajtur nga opozita, se shqiptarët e pushuan nga puna sot Ilir Metën. Ai tha se kjo qeveri do e ketë përballë opozitën, deri sa vendi të çlirohet nga krimi. Basha u shpreh se opozita i ofron një ofertë të re qytetarëve. Sipas tij, opozita nuk ndalet deri sa Meta dhe Rama të largohen. Ai tha se kjo qeveri sot moralisht ka rënë.Basha ka thënë se Rama s’duhet të bëjë pakte me Metën dhe krimin, por duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve. “Shqipëria e pa, bota e pa, të gjithë e panë se pamja e bashkimit të shqiptarëve në këtë shesh mbylli parlamentin dhe pushoi Ilir Metën nga detyra e kryetarit të parlamentit. Shikojeni bashkimin e shqiptarëve, dëgjojeni bashkimin e shqiptarëve, “Meta ik, Rama ik”. Motra dhe vëllezër, bashkëqytetarë nga gjithë Shqipëria, ky është një takim madhështor.Në jetën tonë, në rrugën me shumë mund e përpjekje, në ëndërrat tona për të pasur punë dhe një jetë më të mirë, qeveria e Edi Ramës dhe Ilir Metës ka ndërhyrë. Sot çdo familje shqiptare është në rrethim nga të gjithë të këqijat e mundshme. Kurrë më parë s’ka pasur kaq të papunë, qindra mijëra familje mezi mbijetojnë. Prapa çdo të keqeje qendron Rama dhe Meta.

Kanë çuar në vetëvrasje familjarë, kanë arrestuar 38 mijë qytetarë në një vit të vetëm.

Zyrat e qeverisë janë kthyer në portat e ferrit, të rrjepjes së qytetarëve. Shqiptarët nuk mbyllin dot muajin, por edhe një hall tjetër na ka zënë, pasiguria për jetën dhe tritoli.

Nuk kuptohet më ky mbaron krimi e ky fillon shtetit. Trafikantët kanë kapur shtetit.

Por, tani na del se kryetari i parlamentit akuzohet për vrasjen e deputetit. Kjo bëhet me dije nga superdeputeti, miku për kokë i Edi Ramës. Për gjashtë muaj Meta dhe Rama e kanë mbajtur të fshehur këtë krim. Ata janë përpjekur që t’ja faturojnë këtë krim opozitës dhe Sali Berishës. Është bërë pazar dhe është negociuar me jetën e dy deputetëve në zyrat e shtetit. Janë mbledhur si një sekt mafioz dhe ngrejnë përditë alibi dhe i bëjnë presion prokurorisë. Por ata kanë harruar se ne jemi këtu, më të vendosur dhe bashkuar se kurrë, për të mos lejuar rënien e demokracisë. I kërkojmë sot Ilir Metës me një zë, ik, jep dorëheqjen. Ik dhe përballu me akuzat si porositës për vrasjen e dy deputetëve. I kërkojmë Edi Ramës që të mos bëjë më presion ndaj prokurorisë. Ta çojë ministrin e tij të Brendshëm në ndjekje penale, për fshehjen e këtij krimi kaq të rëndë. Jemi këtu për të manifestuar fuqinë e pathyeshme të bashkimit mbarëpopullor se jemi gati t’i dalim zot vendit tonë, familjeve tonë, demokracisë. Jemi gati t’i dalim zot të ardhmes sonë, të kërcënuar seriozisht nga kjo qeveri. Ky boulevard është mbushur si kurrë më parë. Në emër të tyre dhe atyre që s’kanë mundur të vijnë dot, iu themi se ne jemi këtu të patrembur. Përballë do na keni deri sa vendi të çlirohet nga krimi dhe drejtësia të bëhet”, tha Basha gjatë fjalës së tij

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency