Grupi i miqësisë Shqipëri-Amerikë/ Anulohet takimi për të dytën herë, SHBA kundër pjesëmarrjes së deputetëve të inkriminuar

0
108

Gëzim Saliu

ambasada-amerikane-ne-tirane Kërkesa e SHBA-së, ambasadori Donald Lu takon kreun e Komisionit të Ligjeve, Xhafaj, në Kuvend

Për të dytën herë takimi i grupit i miqësisë Shqipëri-Amerikë është anuluar. I parashikuar të zhvillohej këtë fillim jave, takimi mori sërish një përgjigje negative, edhe pse ende nuk ka njoftim zyrtar për moszhvillimin e tij. Por pavarësisht nga mungesa e versionit zyrtar për motivet e anulimit të takimit, gazeta mësoi se një ndër arsyet kryesore ka të bëjë me shqetësimin e shprehur nga SHBA-ja për elementë të inkriminuar në përbërje të grupit të miqësisë. Nga ana e tij, kreu i këtij grupi, deputeti socialist Pandeli Majko, theksoi dje për mediat se anulimi i takimit po ndodh për herë të dytë dhe arsyeja, sipas tij, janë zhvillimet aktuale politike në vend. Ndërkaq, mësohet se SHBA ka nënvizuar prej kohësh në reagimin e saj kundërshtinë për dy deri në tre emra të grupit të miqësisë parlamentare Shqipëri-Amerikë. Shqetësimin ambasada amerikane mësohet se ia ka shprehur më parë në rrugë joformale Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, por ende nuk ka ndryshuar asgjë. Sipas burimeve, Meta i ka bërë të ditur ambasadës se kjo çështje nuk bën pjesë në kompetencën e tij, pasi anëtarët e grupit të miqësisë i propozojnë grupet parlamentare. Në këto kushte, ambasada e SHBA i ka dërguar në janar të këtij një email zyrtar Kryetarit të Kuvendit, ku i kërkon ndryshimin e listës së deputetëve në grupin e miqësisë, duke kërkuar largimin e atyre ligjvënësve që pretendohen si të të lidhur me krimin apo me të shkuar kriminale. Vetëm një javë më parë, pas vendimit të grupit parlamentar socialist për përjashtimin e deputetit Tom Doshi, ambasada amerikane përshëndeti veprimin duke theksuar se ka pretendime se deputeti është i përfshirë në aktivitete kriminale. Por mësohet se shqetësimi i SJHBA nuk është vetëm ndaj deputetit në fjalë por edhe ndaj dy ligjvënësve të tjerë që janë të përfshirë në listën me 39 deputetë të Parlamentit shqiptar. Ndërkohë një tjetër arsye për mos zhvillimin e këtij takimi mësohet se mund të jetë edhe mos pjesëmarrja e opozitës, e cila ka braktisur punimet e komisioneve parlamentare, me kërkesën për dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta.

 

Lu me Xhafajn

Ndërkaq, ambasadori amerikan Donland Lu zhvilloi dje një takim me kreun e Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, në zyrën e këtij të fundit në Kryesinë e Kuvendit. Në takimin që zgjati thuajse për rreth 60 minuta, megjithëse nuk u bë asgjë publike nga të dyja palët, mësohet se problematika e lidhur me kërkesën e SHBA ka qenë pjesë kryesore e diskutimit mes kryediplomatit amerikan dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve. Më herët, ambasadori Lu u takua edhe me ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ku gjatë takimit të dyja palët diskutuan rreth çështjeve mjedisore në vend. Nga ana tjetër ministri e njohu ambasadorin amerikan me arritjet e deritanishme në fushën e mjedisit duke vënë theksin, në situatën e mëparshme mjedisore dhe punën që është bërë për ta ndryshuar këtë realitet. Ministri i Mjedisit informoi Lunë për reformën administrative, duke ndarë menaxhimin nga kontrolli që ndikon drejtpërsëdrejti në frenimin e korrupsionit. Në kuadër të kësaj reforme u krijuan Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe së fundi Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, krijuar edhe si një kërkesë e Bashkimit Evropian dhe e donatorëve. Duke iu përgjigjur interesit të Ambasadorit Amerikan rreth monitorimit të cilësisë së ajrit, Ministri Koka theksoi se Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka 6 laboratorë dhe monitoron cilësinë e ajrit duke raportuar online të dhënat. “Në bashkëpunim me ministritë e linjës, po përgatisim një projektligj për ndotjen e shkaktuar nga makinat për të arritur standardet evropiane”, – tha ndër të tjera ministri.

 

 Emrat e grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Amerikë

 

  1. Pandeli Majko – kryetar
  2. Rakip Suli
  3. Artur Bushi
  4. Pjerin Ndreu
  5. Aldo Bumçi
  6. Sherefedin Shehu
  7. Vasilika Hysi
  8. Gerti Bogdani
  9. Albana Vokshi
  10. Mark Frroku
  11. Halim Kosova
  12. Gjovalin Kadeli
  13. Eduart Selami
  14. Myqerem Tafaj
  15. Roland Keta
  16. Kozam Dashi
  17. Helidon Bushati
  18. Liljana Elmazi
  19. Anasatas Angjeli
  20. Luan Duzha
  21. Ylli Shehu
  22. Robert Bitri
  23. Mesila Doda
  24. Agron Duka
  25. Fatmir Mediu
  26. Shkëlqim Selami
  27. Alfred Peza
  28. Vangjel Dule
  29. Ervin Koçi
  30. Olta Xhaçka
  31. Dashamir Peza
  32. Taulant Balla
  33. Tom Doshi
  34. Flamur Noka
  35. Keltis Kruja
  36. Arben Imami
  37. Valentina Leskaj
  38. Fidel Ylli

 

 Ankesat në grupin e PS-së/ Mungon Kryeministri në mbledhje, Rama shtyn debatin mes deputetëve dhe ministrave

Grupi parlamentar socialist zhvilloi dje mbledhjen e radhës në funksion të seancës së ardhshme plenare. Ajo që ra në sy ishte mungesa e Kryeministrit Rama, i cili pak para nisjes së mbledhjes doli nga Gjykata e Lartë, ku ka paditur dy deputetë demokratë për shpifje. Mbledhja u drejtua nga kryetari i grupit, Gramoz Ruçi dhe në të u diskutua axhenda e Kuvendit, ku nuk munguan kritikat e disa deputetëve lidhur me grantet. Ndërkaq në mbledhjen e sotme ishte parashikuar që kryeministri Rama të ballafaqohej me ankesat e deputetëve të ndryshëm ndaj ministrave në bazë edhe të kërkesave të ligjvënësve socialistë. Por mungesa e kreut të qeverisë në mbledhjen e sotme bëri që debati mes ligjvënësve të PS-së sa i përket performancës të qeverisë të shtyhet për javën e ardhshme. Në mbledhjen e kaluar, pas disa diskutimeve me deputetin Ben Blushi, Rama shprehu gatishmërinë të dëgjonte ankesat dhe shqetësimet e deputetëve ndaj ministrave. Po ashtu mungesa e kreut të qeverisë ndikoi edhe në mos hapjen e diskutimit lidhur me emrat e përzgjedhur tashmë nga Rama dhe Meta për disa nga kandidatët në bashkitë e vendit. Për këtë proces, deputeti Blushi ka kërkuar që kryeministri të mos vijojë të njëjtën sjellje siç bëri kur përzgjodhi ministrat e qeverisë, pra pa marrë mendimin e grupit parlamentar socialist.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency