Vendimi / “Shpërdoruan detyrën”, përfundojnë në burg ish-drejtori i portit dhe inxhinieri

0
145

10-11. NdreuAkuzohen për shkelje të barazisë në tendera. Dyshohet se i shkaktuan shtetit një dëm prej rreth 230 mln lekësh të reja. Kallëzimi, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit

 

Ish-drejtori portual i Durrësit dhe ish-drejtori inxhinierik përfunduan në burg pas kërkesës së Prokurorisë së këtij rrethi pas dyshimeve se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë favorizuar firma të veçanta në përfitimin e tenderave miliona eurosh. Prokuroria bën me dije se me kërkesë të saj, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Eduard Ndreu, ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, dhe shtetasin Mehmet Borshi, ish-drejtor inxhinierik në këtë institucion, të cilët dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelje e barazisë në tendera”, me një dëm ekonomik që llogaritet në vlerën e 230 milionë lekë të reja. Vendimi i Gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, pas hetimit të zhvilluar nga Prokuroria e Durrësit, në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria ka ngritur dyshime për të paktën dy procedura tenderuese, përkatësisht “Kryerja e remontit të përgjithshëm të dy elektrovinçave 16-27.5 t” dhe “Blerje pjesë këmbimi elektrike, elektronike për elektrovinça 16-27 tonë”. Ndërkohë, prokuroria po vijon hetimet edhe për disa procedura të tjera prokurimi publik nga ky institucion.

 

Rrethanat e ngjarjes

Në bazë të akteve të deritanishme të hetimit, rezulton se dy shtetasit, secili në pozicionin e tij dhe për të njëjtat procedura prokurimi, kanë kryer një srë shkeljesh. Shtetasi Eduard Ndreu me detyrë ish-drejtor i përgjithshëm ekzekutiv për periudhën 29.10.2005 deri në 08.10.2013, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor gjatë ushtrimit të detyrës, për sa i përket zhvillimit të procedurave të tenderit me objekt; a)Kryerja e remontit të përgjithshëm të dy elektrovinçave 16-27.5 ton”, ka krijuar një dëm ekonomik për llogari të buxhetit të shtetit në vlerën 22,800,000 lekë. Ka kryer amendimin e kontratës datë 14.07.2011 me objekt “Kryerja e remontit të përgjithshëm të dy elekrtovinçave 16-27.5 ton, amendim i cili ka shkelur barazinë në tendër. Ka organizuar përveç tenderit “Kryerja e remontit të përgjithshëm të dy elekrovinçave 16-27.5 ton (për të cilën është lidhur kontrata, datë 14.07.2011), dhe tenderin për pjesë këmbimi eletrike, eletronike për vinça portual si dhe tenderin për shërbimin për transportin e pjesëve të eletrovinçave. Ka kryer transferimin e 2 elektrovinçave 16-27 ton shoqërisë “E…A…” sipas marrëveshjes së transferimit të mjeteve të terminalit lindor datë 15.07.2013, me një diferencë nga shpenzimet e kryera për remontin e tyre në vlerën 22,800,000 lekë. Kjo vlerë ka të bëjë me ngarkimin, shkarkimin dhe transportimin e pjesëve të elektrovinçave, e cila nuk është bërë pjesë e kostos së remontit të vinçave, veprim në kundërshtim me ligjin nr. 9228,-datë 29.04:2004-“Për Kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, si dhe me udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin dhe kontrollin financiar”.

 

Kontrata e dytë

Kontrata datë 17.02.2009,

Ndërmjet Autoritetit Portual Durrës përfaqësuar nga Eduard Ndreu me detyrë drejtor i përgjithshem ekzekutiv dhe shoqërisë “K…H…H” m.b.H, me objekt “Mirëmbajtja teknike e mjeteve mekanizmave dhe pajisjeve industria1ë në zotërim të APD-së”, është lidhur në kundërshtim me dokumentet standarte të tenderit, dokument mbi bazën e të cilës është zhvilluar procedura e prokurimit. Me këtë veprim operatorët nuk janë vënë në kushte të barabarta, duke sjellë si pasoj

ë shkeljen e barazisë në tendera, duke favorizuar opratorin ekonomik me pagesë paraprake 32,436,781 lekë paTVSh, pagesë e cila nuk ishte e përcaktuar në % në Dokumentet e Tenderit, si dhe duke i shtyrë afatin e fillimit të zbatimit të kontratës nga 4-muaj të përcaktuar në dokumentet e tenderit, në 6-muaj (pra me vonesë dy muaj) veprime këto në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, dt. 20.11.2006, Prokurimit publik (i ndryshuar), VKM nr. 1, dt. 10.0l.2007 (i ndryshuar). Shtetasi Mehmet Borshi me detyrë Drejtor i Drejtorisë inxhinierike në Autoritetin Portual, si rezultat i veprimeve të mësipërm në kundërshtim me kuadrin ligjor në funksion të detyrës si drejtor i drejtorisë inxhinierike. Ka ndërmarrë nismën për amendimin e kontratës datë 14.07.2011 me objekt “Kryerja e remontit të përgjithshëm të dy elekrtovinçave 16-27.5 ton. Nga ky amendim jo vetëm është shkelur barazia në tender, por ka krijuar dhe dëm ekonomik për llogari të buxhetit të shtetit në vlerën 22,800,000 lekë.

 

Tenderat

Ka organizuar përveç tenderit “Kryerja e remontit të përgjithshëm të dy elekrovinçave 16-27.5 ton (për të cilën është lidhur kontrata datë 14.07.2011), dhe tenderin për pjesë këmbimi eletrike, eletronike për vinça portual, tenderin për shërbimin për transportin e pjesëve të eletrovinçave. Ka kryer transferimin e 2 elektrovinçave 16-27 ton shoqërisë “E…A…”, sipas marrëveshjes së transferimit të mjeteve të terminalit lindor datë 15.07.2013, me një diferencë nga shpenzimet e kryera për remontin e tyre në vlerën 22,800,000 lekë. Kjo vlerë ka të bëjë me ngarkimin, shkarkimin dhe transportimin e pjesëve të elektrovinçave, e cila nuk është bërë pjesë e kostos së remontit të vinçave, veprim në kundërshtim me Ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, SKK dhe udhëzimin të Ministrisë së Financave nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin dhe kontrollin financiar”. Bazuar në raportin e auditit të K.L.Shtetit si dhe nga veprimet e deritanishme hetimore, rezulton se në rastin konkrete shtetasit Eduard Ndreu dhe Mehmet Borshi, përkatësisht ish – Drejtor i Përgjithshëm ekzekutiv i autoritetit portual dhe ish-drejtor i Drejtorisë Inxhinierike, të cilët kishin rolin e titullarit të entit prokurues dhe kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave, me veprimet dhe mos veprimet e tyre të kundërligjshme, kanë konsumuar elemente të veprës penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 i K. Penal.

 

 

Trafikonin të miturën, arrestohet gruaja, arratiset bashkëshorti

 

Një çift bashkëshortësh janë vënë nën akuzë për trafikimin e fëmijëve. Policia e Beratit vuri në pranga ditën e djeshme Rolanda Muçajn dhe shpalli në kërkim bashkëshortin e saj për bashkëpunim, Roland Muçaj, i cili është arratisur. Burime zyrtare nga Policia e Beratit kanë bërë me dije se çifti akuzohet se ka trafikuar për prostitucion, një vajzë të mitur me iniciale A. F. Nëpërmjet operacionit të koduar “Modelja”, Policia e Beratit prej ditësh ka identifikuar grupin e personave që trafikonin të mitur dhe ka vënë në pranga sot edhe Muçajn. Të njëjtat burime kanë bërë me doje se dy ditë më parë, arrestoi si pjesë e të njëjtit grup kriminal edhe Besnik Stollën dhe Klajdi Culën. Këta dy persona i mashtronin vajza e mitura se do t’i gjenin punë jashtë vendit të miturave si modele, por pasi i kalonin andej i shfrytëzonin ato për prostitucion. Por këto trafikime dhe shfrytëzime të të miturve nuk zgjatën shumë, pasi policia mundi të vërë në pranga tutorët e tyre.

 

 

Gjendet një i vdekur në aksin Shkodër-Hani i Hotit, dyshohet aksident

 

Policia e Shkodrës ka gjetur një person të pajetë në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës kanë bërë me dije se ngjarja u shënua rreth orës 2:00 të mëngjesit të kësaj të shtune. Viktima është identifikuar si shtetasi Leonard Qefalia, 34 vjeç, nga fshati Goraj. Të njëjtat burime kanë bërë me dije se ishin banorët e zonës ata që lajmëruan menjëherë policinë, për zbulimin e një trupi të pajetë në këtë aks rrugor. Dyshohet se shtetasi Qafalia mund të jetë përplasur në mënyrë fatale nga ndonjë automjet që përshkonte rrugën, i cili më pas është larguar nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë personit që u përfshi nga përplasja e fuqishme e automjetit që ende nuk është identifikuar. Uniformat blu të Shkodrës pohojnë se trupi i 34­vjeçarit është gjetur në kanalet e kullimit që shtrihen përgjatë aksit rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e çështjes dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë, policia bën me dije se vijojnë hetimet për identifikim e automjetit dhe personit që përplasi për vdekje 34-vjeçarin.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency