“Uptown Funk” dhe “Thinking Out Loud” ende në betejë për vendin e parë

0
122

“Uptown Funk” dhe “Thinking Out Loud”Është java e nëntë që Mark Ronson e Bruno Mars me “Uptown Funk” janë në pozitën e parë dhe java e shtatë me radhë që Ed Sheeran me “Thinking Out Loud” është në ndjekje të tyre. Bashkëpunimi i suksesshëm “Uptown Funk” gjithashtu është bërë njëra nga katër këngët e të gjitha kohëve që ka arritur të qëndrojë në pozitën e parë për më se shtatë javë në dy top listat më të mëdha botërore, atë të Britanisë dhe Billboardit amerikan. Balada “Thinking out loud”, për videoklipin e të cilës Sheeran ka ushtruar vallëzimin një javë rresht, këtë javë i është afruar edhe më shumë pozitës së parë dhe pritet që shumë shpejtë të marrë kryesimin. Maroon 5 me videoklipin dhe këngën e tyre të ëmbël “Sugar” kanë kërcyer në pozitën e tretë ndërsa Ellie Goulding me “Love me like you do” zbret një pozitë më poshtë nga java e kaluar, duke qëndruar këtë javë në të katërtën. Pit Bull e Ne-Yo me këngën e tyre të re “Time of our lives” kanë arritur të hynë në top dhjetëshen më të dëgjuar, duke përmbyllur kështu top listën e javës në Amerikë.

 

Shokon Kim Kardashian: Kam bërë seks 500 herë në ditë

kim kardashian behet biondeNëna e një vajze ka rrëfyer se është aq e etur për të patur një tjetër fëmijë, sa ajo dhe burri Kanye kanë qenë shumë të zënë në dhomën e gjumit. 34-­vjeçarja e ka zbuluar këtë detaj të jetës intime me bashkëshortin reper, në trajlerin e serisë më të fundit të “Keeping Up With The Kardashians”. Motra e saj më e re Khloe ka reaguar “e tmerruar” mbi lajmin, i cili lë të imagjinohet se është pak i ekzagjeruar. Kjo nuk është hera e parë që motrat flasin hapur për jetën seksuale të Kim­it. Më parë Kim la të kuptohet se ajo dhe Kanye kishin bërë dashuri në banjo gjatë një seti fotografik.

 

Di Caprio romancë me një modele?

leonardo_di_caprio_romance_me_Prej kohësh përflitej për një lidhje të mundshme mes Di Caprio-s dhe Rihannës, por duket se gjithçka ka qënë në kuadrin e thashethemeve, pasi shumë zëra hedhin poshtë këto hipoteza. Ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por mes tyre nuk ka pasur romancë, por vetëm miqësi. Aktori Leonardo Di Caprio është parë duke dalë nga një festë në Los Angeles në shoqërinë e një modeleje. Sipas disa burimeve të revistës “Cosmopolitan”, Leo dhe Rihanna janë thjesht miq dhe nuk ka asnjë lidhje dashurie mes tyre. Më herët u përfol se këngëtarja e kishte prezantuar aktorin tek familja e saj, por duket se ata nuk janë asgjë më shumë se miq.

 

Shtatzënia e “padukshme” e Sarah Stage

8-Sarah-Stage-8-MONTHSjpegModelja që shikoni në foto, besojeni ose jo, është në muajin e tetë të shtatzënisë. Megjithatë, nëse i shikoni barkun, Sarah Stage nuk duket aspak se po pret një fëmijë. Ajo asnjëherë nuk e ka ndërprerë stërvitjen në palestër dhe në profilin e saj në Instagram ka postuar thuajse çdo ditë foto me veshje të ngushta ose me të brendshme për të treguar zmadhimin gradual të barkut të saj. Modelja, e cila jeton në Los Angeles, nuk e ka ndërprerë punën dhe gjatë gjithë kohës ka vazhduar normalisht me setet fotografike.

 

Halle Berry: Jam e zhgënjyer nga diskriminimi në kinematografi

bery_cmimDiskriminimi në kinematografi është vënë në dukje nga aktorja mjaft e talentuar Halle Berry. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka vënë në dukje zhgënjimin që ndjen ndaj abuzimit që bëhet për njerëzit me ngjyrë. Ajo është mjaft e mërzitur, pasi është e vetmja aktore me ngjyrë që është vlerësuar me çmim “Oscar”. Këtë gjë e ka shprehur qartë gjatë një interviste për gazetën britanike “The Guardian”, për të cilën tha se kinematografia ka shumë aktorë të talentuar me ngjyrë, të cilët meritojnë të vlerësohen. “Jam e zhgënjyer, por edhe e kënaqur kur shoh kaq shumë njerëz me ngjyrë që bëjnë punë kaq të mirë. Pavarësisht se cilësia dhe vlera e punës tonë nuk përcaktohet nga një çmim, do të dëshiroja të shihja më shumë aktorë me ngjyrë, që të vlerësohen për punën e tyre”, tha ndër të tjera aktorja 48-vjeçare.

 

 E mahnitshmja 51-vjeçare MacPherson

elle 51 vjecarjaStudimet e fundit kanë treguar se femrat ndjehen të padukshme rreth moshës 50 vjeçe. Por supermodelja Elle Macpherson duket se bën përjashtim nga kjo teori. Modelja, e cila njihet me nofkën Trupi (The Body), duket jashtëzakonisht në formë edhe pse do të mbushë plot 51 vjet gjatë këtij muaji. Së fundi ajo ndau me fansat e saj një fotografi të realizuar me bikini, ku tregon vijën e përkryer trupore – e pabesueshme për moshën që ka. Modelja ka pozuar për numrin më të ri të edicionit australian të revistës Harper’s Bazaar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency