Standard.al

Me ç’fjalë të ta them dashurinë…

Alban Bala

Alban BalaStinë pranvere në një tufë me poezi të Alban Balës; lirikë e sapoçelur në një veladon ndjesish të përzishëm, që rrjedhin gjithnjë të qeta, me etje shpirtërore drejt vendeve të bardha ku rrëfehen vetëm dashuritë

 

KENGE DASHURIE

Une nuk di te dua. Kurre nuk kam ditur.

Di qe te kam si anija detin.

Fillim dhe fund, pandashem e pasigurt,

Ne brigjet e mia vij vec per te fjetur.

 

Une nuk di te dua. Kurre nuk kam ditur.

Di qe e mas kohen me rrahjen e zemres

Jam gjaku qe freskon ecjen tende, frymen e gezuar,

Mendjen.

Por une nuk di te dua…

 

Jam si hena mbi det. Kur ti s’ben dallge, shkelqej.

Vallezoj me ty me ritmin e udhetimit

Drejt se panjohures qe mbetet nje toke e mire, e shkrete

Ne skaj te vetes.

 

Te kam si trupi shpirtin, nje te panjohur te shenjte

Nje vehte te dyzuar. Te kam fryme.

Por une nuk di te dua. Kurre nuk kam ditur

Te dua me mire…

 

TOSKANA

Kodra te parritura veshur me afshin e diellit

Lirishta te embla, djerrina te pjerrta
Muzgu perndez heshtjet e nje bote te gjelber
Fshehur pas fustanit prej rrjete te degeve

Pemet marrin fryme me gishta te holle gjethesh
Shtepi te mbjella si syte mbi fytyra
Kodrinat toskane jane te buta si faqe
femijesh
Mes pishave si ccadra nomadesh me floket e mbledhur
Ne ajer te erreta dridhen selvite

Historia eshte nje mur gjysem i rrezuar
Qe ngjyros perendimin…

 

MBI DET

Pasqyra ime ka kohe qe ben dallge.

Por Deti mbetet nje poezi ne vete te pare
Nje udhetim qe niset pa ikur, eshte nje kenge
Se ciles i degjohet vec jehona e lagur,
Eshte mall
Nje sy i perlotur qe rri shtrire si nje qeshje
Mbi trupin e zeshket te nates.

 

Deti eshte nje kujtim ku vizellojne ajert
Dritat e ardhmes, frika e harreses, dallga
Qe thyhet brigjeve te humbur me dashje.

 

Deti eshte ditar, nje liber perrallash
Te gjalla.

 

Sa here shoh veten ne pasqyre afer tij
Gjej nje thinje te re e te kalter…

 

Do ma kendosh prape sonte nje kenge malli?

 

Me ç’fjalë të ta them dashurinë?

Me cc’fjale mund te ta them dashurine?

Une fjalet i humba si femija friken
I humba si pranvera lulet e qershive
Kur lidhin fryte.

 

Me cc’fjale mund te ta them dashurine
Tani qe jam rritur?

 

E gjithe jeta eshte enderr, por une nuk kam endrra.
Per ty kam force, kam etje dhe shume droje.
Nuk eshte frika qe ma mbyll gojen. Eshte bindja
Se ccdo gje qe them ka ndodhur.

 

Ne jemi me afer se gishtat e nje dore
Dhe ne mes eshte deti i se panjohures
Me brigjet e tij te medhenj veshur me dallge te vogla
Jane heshtjet e vjetra qe vijne me syte poshte
Si pleqte kur zgjohen…

 

Themi te njejtat fjale, tani mendojme njelloj
Ndjejme po ate lodhje perpara se te nise shiu
Na therin te njejtat kocka,
Cigaren e mbajme me te njejten dore
Dhe e thithim me buzet e njeri tjetrit,
Si fatin e ndezim – me te njejtin zjarr
Ku ngrohemi…

 

Me cc’fjale te ta them dashurine sonte
Kur ti mallin tend e tregon sa here mbledh gishtat
Ne grushtin e gjelber si nje molle
Kur vallezon si qeshje mbi supet e gjera
Ne nje parajse lotesh…

 

E di… Ccdo pyetje eshte tashme e kote.
Vec koha e di te verteten. Koha
Eshte e vetmja fjale qe e themi paprere
Dhe pse s’e kuptojme…

 

Po une qe e kuptoj dashurine per ty
Me cc’fjale te ta tregoj?

 

POEMA IME

Poema ime

Femija im

Enderr…

Kam ende mbi fytyre driten e syve te tu

Rreth qafes t’i mbaj krahet e holle si vargje kenge

Zeri im eshte leximi i shenjave te tua te vogla

Mbi lekure

Nje kujtese dashurie, fuqi e mbledhur nder humbje

Te bukura…

 

Vetem nje femije mund ta kuptoje nje burre

Dhe qiellin e tij prej yjesh te bere pluhur

Shkelur nga nje grua…

 

Une tash sa kohe te shkruaj me penen e hijes

Se trupit tim qe udheton i permallur

Mbi flete qytetesh plot njerez, mbi pyje

Qe jane bere zjarr,

Mbi rruge qe me bindin se asnje gje nuk iken

Mbi fusha te rrezuara fresket prej qiellit

Mbi livadhe, mbi ujra, mbi fytyra brigjesh…

 

Mijera diej kam lene te ikin e mijera te tjere kam pritur

Te ngriheshin per ty…

 

Ndoshta Zoti ka ruajtur nje te fshehte te fundit

Qe do ta gjej nder lutje, tek i jap fryme endrres

Si bleta prej lules do te shfaqesh ne ajer

E do m’i ndrisesh syte, ato duart e zemres

 

T’i perkedhel i pafjale perrenjte e bardhe te vargjeve

Ato floke te arte qe era ngre ne qiell

Dhe pastaj bashke do shkruajme nje kenge te dlire femije

Dhe do ta kendojme mbi rruge, me dy hije

Si nje ore te nxjerre prej kujteses qe Zoti

Na e fali per te matur perjetesine…

 

 KANTATE

Nuk e besoja se do ma beje jeten

Kaq te bukur e te rralle…

Ti bere me mua ate qe zogjte bejne me pranveren.

I japin qiell. E veshin me te kalter

E ndezin te gjelbren e pyjeve, mbushin krezat e luleve

Me ajer.

 

Tani une jam nje stine e mire dhe ti

Nje premtim dashurie i mbajtur.

 

Nuk do e besoja se nje grua mundet

Te rindertoje keshtjella prej fryme kaq lehte.

Ti erdhe si Rozafe ne jeten time prej guri

Mbi mjegullat e Drinit, mbi nje bote te braktisur

Vellezerish

Ti gjete themelet e burrit, i shkele

Te gjitha gjurmet e nje endrre te fshehte

Vullkanesh qe flinin, flurudhat e detit

Ne greminat e kaltra te jetes

Me nxore prej gjirit si klithmen e akullt

Te pulebardhes se eger prej femre

Me ngrite mbi buzet e nxehta te eres

Drejt vetes, drejt vetes tjeter…

 

Asgje s’eshte perralle ne nje bote ku je ti

Largesite jane vec fjale qe u tremben syve

Dhe mosha nje enderr e mire si perkedhelja.

 

Ti je nje stine qe me rinon cdo dite

Dhe une qielli yt i perjetshem.

 

 Kujtime nëne

Nena ime flet shpesh per kujtimet

Si per ca femije qe nuk kane lindur ende:

I vesh bute me drite, i mbeshtjell me veshtrime

Dhe i perkund ne djepin e endrrave.

 

Peshperima dhe puthje, petale, aroma

Fjale qe buze dritares hedhin shtat me lulet

Gjilpera shikimesh qe qepin mbi perde

Imazhe zerash te huaj.

 

Zgjime te perhenura, fluturime dhe rruge,

Horizontet jane letra poezie per muzgun

Floke te mbetur tretshem ne fllade deshirash,

Prekje te harruara ne librin e lekures

 

Bute, kaq bute…

 

Udhetime te nisura me zemer, te humbura,

Shpejtesi te ngrira ne retina pa lote

Krahet perkedhelin largesite ngjyre stine

Nen hapa lumturie qe sodisin moshen.

 

Kujtime… Kaq kujtime prej botes!

 

Tash ne cdo kujtim fle bute nje i njohur

Si bebzat e syve poshte qepallash te mbyllura.

Pranvera eshte nje lot i ngjyrosur me mall

Qe vishet me dimer…

Yje te imet femijesh te palindur

Castesh qe dot me nuk kthehen mes duarsh

Tek guximi i buzes, te fryma e dridhur

E nje jete te lodhshme te jetuar si grua

 

Plot per plot kujtime…

 

 VISOR RIVIERE

Shamia e detit valevitet mbi floket e bardhe te ullinjve.

Prej guri ketu jane vetem kujtimet, shtepite e lena bosh dhe duart e varreve.

Gjithcka tjeter eshte prej dheu te bute: kenget, njerezit, heshtjet.

Udhet si vija lotesh qe zbresin ne plazhe

Nishane te arte ne vetulla shkembore. Jete e ajert

Zogj qe kane harruar sesi behen folete me kashte

Qyteza femijesh te moshuar, nje shtrat pellazg

Zjarresh qe ndizen vete, qiej te zbrazet resh te bardha.

Luftrat qe s’i tret dheu ketu jane harruar.

 

Ne tempuj ata qe iken muruan syte, jo zemren.

Gjithcka qe s’mbahej mend dikush e ka rrefyer

Me kenge.

Ne kete vend kendohej vec mbi djepa.

 

Bregdet i thate. Male te larte.

Rrufe’ te mbetura ne ajer

Ne mes te eres ku mjegullat ngjyre bari rrezohen pjerret.

E tashmja eshte vec nje kohe e larget

Qe do te vije vete

Si nje leter e nisur nga e ardhmja.

Borziloku, si malli im, ka ere te djegur.

 

 MESNATË

Ninullat xixellojne mbi molleza te imta

Dhe femijet qeshin neper gjume si engjej.

U them se i dua shume. I perkedhel me heshtje.

Ne erresiren e tyre rrihet vetem ne kembe…

 

U them se jam krenar per ta, kryelarte,

I bindur se Zoti do t’ua beje rrugen drite.

Ju them se fitoret e para jane me te vogla se syte

Por me to shihen yjet.

 

Ju them

Se kam deshtuar nje mije here ne jete

E njemije here te tjera jam ngritur perdhune

Si balona qe u bera pranveren e shkuar, plot ngjyra

Qe era e humbi ne lagune.

 

Ju them se koha matet me dashuri, jo me lote

Se fuqia eshte ajo qe japim, se guximi

Eshte te ikesh nga deshirat e forta

Me zemren mes dhembeve te buzeqeshjes se dlire.

 

Nje zemer qe rreh te e mira

Nuk gjen vec mire…

 

Ne dhomen e tyre xixellin harrimi im.

 

 

Comments are closed.