70-vjetori/ Klarineta e usta Laver Bariut, dhuratë poetit Xhevahir Spahiu

0
205

Përmbledhje për 70-vjetorin e lindjes së Xhevahir Spahiut

laver bariu Në një kornizë, klarineta origjinale e përdorur nga usta Laver Bariu i është dhuruar për ditëlindjen e 70-të poetit Xhevahir Spahiu. Mbrëmë në mbrëmjen “Ora poetike”, kushtuar në këtë rast edhe botimit përzgjedhës me poezi të karrierës, deri më 2015, poeti Xhevahir Spahiu ka marrë nga i biri këtë dhuratë të emblemës së kabasë. Mes lotësh, Spahiu ka përcjellë rdhe leximin e disa poezive nga aktorë teatri, duke kaluar me një gotë verë cilësinë e poezisë së shkruar për gati një shekull.

Në 70-vjetorin e lindjes së poetit Xhevahir Spahiu, botimet “Poeteka” nga dje kanë nxjerrë në treg një përmbledhje me poezi të zgjedhura të autorit krijuar nga viti 1965 e deri tani.

Për 70-vjetorin sapo është ribotuar vëllimi poetik “Udha” i botuar në 2005-ën. Ky ribotim ka edhe disa poezi shtesë të vëllimit të tij më të fundit “Vetëtimë”.

Xhevahir Spahiu u lind më 1 mars 1945, në fshatin Malind të Skraparit. Diplomohet në vitin 1967 për Letërsi në Universitetin e Tiranës. Që nga ky vit e deri më sot ai ka punuar si gazetar, mësues, botues, skenarist. I cilësuar si një nga poetët në zë shqiptarë të dalë në vitet `70, Spahiu ka botuar një sërë vëllimesh poetike si “Ti qytet i dashur” (1973), “Vdekje e perëndive” (1977), “Dyer dhe zemra të hapura” (1978), “Poezia shqipe” (1990), “Kohë e krisur” (1991) etj. Së fundi është botuar vepra e tij e zgjedhur, krijimet më të mira ndërmjet viteve 1965-2000.

Janë dy vëllime me të njëjtin titull, “Udha”. Viti 1993 e gjen Spahiun sekretar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, struktura bazë e organizimit dhe orientimit të artistëve në 45 vite të regjimit. Shumë shpejt ai emërohet kreu i kësaj strukture, funksion të cilin e kryen deri në vitin 1998. Ndërsa Akademia e Shkencave gjatë zgjedhjeve të saj të fundit e vlerësoi Spahiun, duke e bërë anëtar të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency