12 mundësitë për fundin e botës

0
139

 Ndryshimet klimaterik

12 mundësitë për fundin e botësMe një rritje temperaturash prej vetëm 4 gradë ose më shumë, do ketë thatësira, uri dhe trazira sociale në shumë rajone. Në raport thuhet se këto ndryshime mund të sjellin kolapsin e njerëzimit. ‐ Armët bërthamore: Edhe pse rreziku është ulur ndjeshëm që pas Luftës së Ftohtë, sërish lufta atomike nuk përjashtohet. Se sa shpejt ndryshojnë gjërat, e ka treguar situata në Ukrainë.

 

 Sëmundjet

Një pandemi mund të sjellë fundin e njerëzimit. Viruset ndryshojnë shumë shpejt dhe mund të kthehen në një vrasës global. Për shkak të lëvizjeve të shpeshta të njerëzve, rreziku është më i madh.

 

‐Katastrofat ekologjike

Dikur ekzistonte frika e madhe nga “vdekja e pyjeve”. Për fat akoma kjo frikë nuk është materializuar. Megjithatë njerëzit po e sulmojnë gjithmonë e më shumë ekosistemin global.

 

 Rënia e sistemeve globale

Se sa të paqendrueshme janë tregjet financiare, e mësuam në vitin 2008. Për shkak të lidhjes shumë të ngushtë mes bankave, sipërmarrjeve dhe shteteve, rreziku për një kolaps global është shtuar ndjeshëm.

 

Asteroidë

Ky është skenari klasik i fundit të botës. Por është një rrezik i provuar. 65 milionë vjet më parë asteroidi rrënoi dy të tretat e jetës në planet dhe zhduku dinosaurët.

 

Supervullkani

Kur një mal ka poshtë tij mijëra metra kub me nxehtësi, atëherë flitet për supervullkanin. Hiri i tij mund të errësojë planetin dhe të ulë ndjeshëm temperaturat. Nga një shpërthim i tillë në Sumatra para 70 mijë vitesh, mbijetuan shumë pak nga paraardhësit tanë. Një shpërthimi i tillë sot do ishte apokaliptik.

 

Vrasës nga laboratori

Biologjia sintetike shihet si një nga vrasësit më të mëdhenj në planet. Bakteret apo viruset e modifikuara gjenetikisht, nuk do ishin një rrezik vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët e bimët.

 

Nanoteknologjia

Me të mund të arrihen shumë gjëra, paralajmërojnë shkencëtarët. Por një skenar janë edhe disa makina të vogla, Nanobots, që mund të gjuajnë çdo gjë të gjallë në planet. Nëse do përdoret për armatim, mund të jetë fatale.Kompjuterët dhe robotët: Këta po bëhen gjithmonë e më të pranishëm në shoqëri. Por inteligjenca e lartë e tyre mund të mos kontrollohet në një të ardhme të afërt.

 

Një rrezik i panjohur

Kurrë nuk mund të parashikosh të ardhmen. Ndaj është e vështirë të bësh prognoza. Ndaj një variant është një rrezik krejt i panjohur.

 

Lufta

Konfliktet vazhdojnë të shkatërrojnë pjesë të tëra të planetit. Aty ku kishte një shtet, tani ka separatistë apo ekstremistë fetarë. Ndaj lufta mbetet një rrezik i madh për t’i dhënë fund njerëzimit.

 

Fisi që mbizotëronte botën

Një studim i ri gjenetik ka zbuluar se një fis i vogël, që jeton në jug të Afrikës, dikur ishte aq i madh, sa përfshinte shumicën e njerëzve që jetonin në Tokë. Por natyrisht me kalimin e viteve, gjërat kanë ndryshuar aq shumë, sa tani fisi Khoisan përbëhet nga rreth 100 mijë banorë, ndërkohë që pjesa tjetër e botës ka 7 miliard banorë. Jeta e tyre ka mbetur e pandryshuar prej qindra gjeneratash. Ata vazhdojnë që të gjuajnë për t’u ushqyer. Dhe për çudi, edhe ata e quajnë veten si njeërzit më të vjetër në botë. Studimi përfshinte 420 mijë variacione gjenetike dhe zbuloi se ky fis është i ndryshëm jo vetëm nga europianët dhe aziatikët, por edhe nga afrikanët e tjerë. Studiuesit amerikanë thonë se ky është një zbulim mahnitës për 150 mijë vitet e ekzistencës së njerëzve në Tokë.

 

 Zbulohet vrima e zezë 12 miliardë herë më e madhe se Dielli

Shkencëtarët kanë zbuluar një vrimë të zezë e cila ka masë 12 miliardë herë më të madhe se Dielli dhe e cila është krijuar 900 milionë vite pas Shpërthimit të madh. Vrima e zezë kolosale është e largët 12,8 miliardë vite dritë nga Toka dhe gjendet në qendër të kuazarit të zbuluar rishtas të quajtur “SDS S J0100+2802″, i cili emeton energji një milion miliardë herë më të madhe se Dielli. Astronomët, ndërkaq, nuk janë në gjendje të shpjegojnë se si një vrimë kaq e madhe e zezë ka mundur krijohet kaq herët në historinë e kozmosit, menjëherë pasi që janë krijuar yjet e parë dhe galaktikat. Anëtari i ekipit ndërkombëtar të shkencëtarëve Fajan Bijan nga universiteti kombëtar australian ka thënë se teoritë ekzistuese e kanë vështirë ta spjegojnë krijimin aq të shpejtë të një vrime të zezë kaq të madhe. “Kjo vrimë e zezë në qendër të kuazarit ka fituar masë kolosale në një periudhë të shkurtër”, ka thënë Bijan. Profesori Sju-Bing Vu nga Univesriteti i Pekinit, i cili u ka prirë hulumtimeve të publikuar sot në revistën Nature, ka thënë se kuazari i zbuluar është unik. “Kemi qenë shumë të emocionuar kur kemi gjeturse keziston një kuazar aq ndriçues e masiv i krijuar vetëm 900 milionë vite pas Shpërthimit të madh. Mu si fanari më ndriçues në kozmosin e largët, drita e tij e shkëlqyeshme do të na ndihmojë ta kuptojmë kzomosin e hershëm”, ka thënë Sju-Bing Vu.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency