Tarifat / Studentët në grevë, përplasje mes atyre që kanë mbaruar në shtet dhe të ardhurve nga privati

0
117

studentet-ne-greve-533x400

Studentët në publik: Ata që bëjnë grevë, vijnë nga universitete fantazmë të mbyllura

Berisha: Terror mbi studentët, Rama të ndërpresë dhunën ndaj tyre

 

Greva e studentëve që janë transferuar nga universitetet private në ato publike ka sjellë dhe një konflikt me studentët që kanë fituar nga Matura Shtetërore. Në një deklaratë, Këshilli Studentor i Universitetit të Mjekësisë thuhet se ky këshill ka ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit mbi bllokimin e FSHMT-së nga studentë të transferuar nga universitetet private dhe mënyrën si kanë rrjedhur ngjarjet nga kjo protestë. “Deklarojmë qëndrimin tone si më poshtë: Asnjë studentë apo qytetar i këtij vendi nuk ka të drejtë të uzurpoje ambientet akademike ku mijëra studentë të tjerë zhvillojnë mësim çdo ditë. Deklarojmë së jemi kundër bllokimit të ambienteve dhe u bëjmë thirrje studentëve të ndjekin të gjithë procedurat e nevojshme ligjore për kërkesat e tyre por të lirojnë sa më shpejt ambientet publike të universitetit. Këto janë mjedise ku zhvillojnë mësim me mijëra studentë që janë fitues me meritë e me dinjitet të maturës shtetërore dhe që kanë hyrë në degët e tyre dinjitoze dhe të përkushtuar për të qenë profesionistë të zotë të së ardhmes. Si rrjedhim çdo student që është transferuar në UMT nuk mund të gëzojë të njëjtat të drejta si studentet e universitetit publik pasi kanë ardhur të transferuar nga universitete fantazmë ku diplomat blihen kështu që u bëjmë thirrje të shfrytëzojnë këtë mundësi të artë që u është dhënë duke vazhduar studimet në universitet publik dhe të shmangin çdo bllokim të procesit akademik apo aq me keq akoma te përziejnë forume politike në kauzën e tyre”, – thuhet në një deklaratë të Këshillit Studentor të Universitetit të Mjekësisë.

 

Studentët

Më shumë se 24 orë nga fillimi i grevës së urisë studentët e transferuar nga universitetet private të mbyllura në ato shtetërore, deklarojnë se nuk janë mirë nga gjendja shëndetësore duke kërkuar edhe praninë e ambulancës dhe të mjekut. “Do i rezistojmë grevës, pavarësisht se gjendja është e rënduar. Jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund nismës tonë, nuk heqim dorë”, – deklaroi një prej studenteve në grevë. 40 studentët që kanë hyrë në grevë janë transferuar nga Universitetet private te Universiteti i Mjekësisë. Ata kërkojnë barazi në tarifa me studentët e tjerë. Por ky argument është rrëzuar dy ditë më parë nga ministrja Nikolla dhe Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, të cilët u kanë rikujtuar këtyre studentëve se nuk kanë fituar shkollën përmes meritokracisë, por edhe se ata kanë qenë në dijeni të tarifave kur firmosën kontratat e transferimit. Gjithashtu ato theksojnë se këta studentë janë duke paguar më pak se sa tarifat që kishin në Universitetet private ku ishin regjistruar fillimisht. Por studentët e rrëzojnë këtë qëndrim duke deklaruar se një pjesë e tyre kanë qenë me bursa të plota dhe nuk kanë paguar asnjë lekë në shkollat private. Më tej studentët deklarojnë se u mungon baza materiale e nevojshme për të zhvilluar një grevë normale.

 

Berisha

 

Ish-kryeministri Berisha ka dalë në mbrojtje të kërkesës së studentëve të transferuar nga universitetet private në ato shtetërore, ndërkohë që akuzon Ramën se po ushtron ndaj tyre dhunë policore. “Studentet ngujohen ne greve urie per te drejtat e tyre legjitime, Rama ushtron terror policor ndaj tyre. Te dashur miq, rreth 50 studente nga dege te ndryshme, jane ngujuar dje ne greve urie. Ata perfaqesojne mbi 8000 studente te shkollave te larta dhe universiteteve private, te cileve pas mbylljes arbitrare te shkollave te tyre qeveria iu premtoi regjistrimin ne deget korresponduese te universiteteve publike me tarifat e ketyre universiteteve. Ne te vertete qeveria i mashtroi, sepse ne kundershtim me premtimin e saj ajo vendosi per keta studente tarifa 7 here me te larta se per bashkemoshataret e tyre te universiteteve publike. Autoritetet, ne vend qe te dialogojne me studentet e ngujuar per veteflijim, i rrethuan me urdher te Edi Rames me police, te cilet i pengonin ata te merrnin shtrojet dhe rrobat e tjera per greven e tyre te veteflijimit dhe pengonin studentet e tjere te bashkoheshin me grevistet. U bej thirrje qytatareve, te rinjve, studenteve, te solidarizohen dhe te mbeshtesin kerkesat e drejta dhe greven e urise te studenteve te diskriminuar padrejtesisht nga qeveria Rama-Meta. I kerkoj Edi Rames te nderprese dhunen policore ndaj studenteve, perndryshe do perballet me pasojat e renda te saj. Studentet do fitojne!”, – shkruan ish-kryeministri në statusin e tij në “Facebook”.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency