Standard.al

Fjolla Morina, lepurushja e “Playboy”-t

fjolla-1_5445Këngëtarja Fjolla Morina është ndërruar në lepurushen e famshme të “Playboy”-t. E veshur totalisht me të zeza, ajo ka preferuar të shfaqet në një foto duke vendosur mbi flokë veshët e lepurushit ikonë të revistës erotike. Një pozë superseksi vetëm për fansat e saj. Nga kjo pozë provokuese Fjolla shfaqet e veshur me një kostum të brendshmesh të zeza, duke nxjerrë në pah gjoksin dhe vithet. Kohët e fundit u fol se këngëtarja ka rritur numrin e gjoksit, fakt ky i cili ka qenë më se i dukshëm në këto foto. Madje, vetë Fjolla nuk nguron të reklamojë një nga pjesët e trupit që padyshim e bën atë të jetë në listën e artistëve më ‘të nxehta’ të shoubizit shqiptar.

 

Çiljeta vjen e nxehtë

ciljeta-1Çiljeta Xhilaga ka zbuluar fotografi nga seti i ri i fotografive ku shfaqet më në formë se kurrë. Këngëtarja ka realizuar një seri të re fotografish për revistën “Who”, ku pushton edhe faqen e parë me një foto tashmë të publikuar, ku shfaqet e zhveshur dhe në krahët e Noizy-t. Në foton më të re të publikuar, Çili shfaqet duke qëndruar në këmbë të hapura, të cilat i ekspozon në mënyrë shumë provokuese. Në komentin poshtë fotos ajo thotë se kjo është një nga fotografitë e saj më të preferuara dhe se e ka publikuar atë pa leje nga revista.

 

Shpati harron Afërditën, prezanton të dashurën e re

shpati-1_5062Që nga ndarja me Afërdita Dreshajn, Shpat Kasapi është përfolur disa herë për faktin se po dilte me vajza, por vetë këngëtari asnjëherë nuk ka pranuar të flasë për ndonjë lidhje reale. Megjithatë, tani i duket se Shpati vërtetë është në lidhje. Vajza që është përkrah tij duket simpatike dhe serioze, ajo quhet Albijona. Së fundi, Shpati e ka prezantuar të dashurën edhe me shokët e tij. Thuhet se bukuroshja është nga Shkupi.

 

Eli Fara thotë “Me mua mos”

eli fara Eli Fara do të vijë me një ndryshim të ri në videokëngën e saj më të re. Të gjithë jemi dëshmitarë të rinisë së përhershme të Elit, por pasi e shohim tek kjo foto e shkëputur nga xhirimet e videos së saj të fundit, bindemi që ajo jo vetëm nuk ka ndërmend të plaket, por stilimi i çrregullt i flokëve dhe ballukja e shkurtër, e bëjnë të duket një “cool girl”. Ajo e ka postuar këtë foto në Instagram dhe njëkohësisht ka lajmëruar fansat për videon e këngës më të re “Me mua mos”. “Së shpejti…!!!! Klipi i këngës me mua mos”, ka shkruar Eli Fara përbri një fotoje të publikuar në Instagram, ku shihet mjaft elegante dhe bukur.

 

Eneda e Jon Tarifa sjellin “Together”

eneda Bashkëpunimi i radhës në skenën muzikore është sjellë nga dy këngëtarë të njohur, që njëherësh janë edhe kushërinj mes tyre. Eneda Tarifa dhe Jon Tarifa tashmë kanë sjellë këngën më të re të titulluar “Together”, bashkë me videoklip. Ky vit ka sjellë një bashkëpunim në skenën muzikore. Mes tjerash, të dy këngëtarët janë kushërinj dhe, duket se ka ardhur momenti i duhur për një duet së bashku. Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Eneda Tarifa dhe djalin e xhaxhait të saj, Jon Tarifa, një këngëtar i suksesshëm në Holandë. “Together” titullohet kënga e cila është lançuar me videoklip. Teksti i këngës është shkruar nga vetë Jon Tarifa, në bashkëpunim me kolegët e tij, në Holandë ku ai jeton, ndërkohë që vazhdon punën si artist. Kënga është në gjuhën angleze. Ndërkohë, për këngëtaren Eneda Tarifa, është bashkëpunimi i parë në skenën muzikore. Në anën tjetër, Joni Tarifa kohë më parë erdhi për publikun shqiptar me një bashkëpunim tjetër me këngëtaren kosovare Vesa Luma, me këngën “Superstitious”, Jon Tarifa këngëtari me origjinë shqiptare, është një ndër emrat më të suksesshëm në Holandë dhe jo vetëm. Këngët e tij deri më tani janë radhitur në top lista në vende të ndryshme të botës. Joni ka deklaruar se zakonisht frymëzohet nga përditshmëria dhe përjetimet personale. “Çdo këngë që shkruaj, frymëzohet nga një ndjenjë e veçantë, gjendje shpirtërore dhe ndjenjë emocionale e veçantë”, – është shprehur ai. Duke pasur karrierë të suksesshme në Holandë, Joni gjithmonë deklaron se është nga Shqipëria. “Jam krenar që jam shqiptar”, – është shprehja e zakonshme e Jon Tarifës nëpër intervista. Ndryshe, këngëtarja e pëlqyer Eneda Tarifa, përveç këtij angazhimi, është duke punuar për xhirimet e klipit të këngës së saj të fundit “Kom Ala”, që me sa duket do vijë njëkohësisht me bashkëpunimin me Jon Tarifën.

 

Comments are closed.