Grekët kapërcejnë pengesën e parafundit

0
114

greketPlanet e reformave greke janë gati, programi i ndihmës i BE-së pritet të zgjerohet deri në qershor. Por tani duhet të zbatohen reformat e vështira. Qeveria greke parashikon reforma drastike dhe gjithëpërfshirëse.

Për qeverinë e re greke rruga drejtë zgjatjes së programit aktual të ndihmës, të padëshiruar fillimisht, është një vrapim i vërtetë me pengesa. Pas marrëveshjes bazë me donatorët në Eurogrup të premten e kaluar, këtë të martë përfaqësues të Trojkës dhe ministrat e Financave të Eurogrupit miratuan planin e reformës të dorëzuar në afat. Pengesat ardhshme janë miratimi i vazhdimit të programit të ndihmës deri në fundjavë në parlamentet e disa vendeve të Eurozonës. Bundestagu gjerman do të vendosë të premten. Në qoftë se kalohen edhe pengesat e fundit, atëherë programi i dytë i ndihmës për Greqinë do të zgjatet përsëri për katër muaj të tjerë deri në fund të qershorit.

Programin e reformës, që koalicioni radikal i së majtës dhe i së djathtës greke paraqiti në Bruksel, kreu i Eurogrupit, ministri holandez i financave Jeroen Dijsselbloem e quajti vetëm një hap të parë. “Duhet bërë edhe shumë më tepër”, – tha Dijsselbloem. Greqia duhet ta vendosë ekonominë e saj përsëri në rrugën e duhur dhe të rifitojë besimin.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis, që është përgjegjës për euron, e quajti listën vetëm një plotësim të programit ekzistues të shpëtimit, por jo plan të ri të përfunduar. “Kjo tani na jep hapësirë për negociata deri në prill”, – tha Dobrovskis për “Deutsche Welle”-n.

 

Bileta për asgjëkund?

Qeveria greke pak para përfundimit të afatit në mesnatë dorëzoi një plan gjashtë faqesh, i cili ishte miratuar më parë nga Komisioni i BE në Bruksel në formë letërkëmbimi dhe email-esh. Në të qeveria pranon reforma drastike dhe gjithëpërfshirëse, vlerësoi shefi i Eurogrupit Dijsselbloem. Të ardhurat do të ngrihen përmes luftimit të evazionit fiskal, kontrabandës dhe korrupsionit. Nga grekët e pasur do të kërkohet të paguajnë më shumë taksa se më parë. Këto masa sipas vlerësimit të ministrit të Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis, do të sjellin pesë miliardë euro. Megjithatë do të zgjasë disa muaj në qoftë se jo vite, derisa këto të ardhura të mund të gjenerohen me të vërtetë, kritikoi eurodeputeti Markus Ferber në “DW”: “Këto janë rezervime biletash për asgjëkund, sepse dhe qeveritë e mëparshme në Greqi nuk ia kanë dalë të vënë kontrolle mbi tatimin e vlerës së shtuar, kontrabandën e cigareve, kontrabandën e karburantit. Përkundrazi qeveria e re i ka ndërprerë proceset e brendshme kundër zyrtarëve të korruptuar”. Deputeti konservator Ferber thotë se konsideron propozimet si neglizhencë të madhe.

Qeveria greke do që të përmirësojë situatën e njerëzve në nevojë dhe të zbatojë të paktën një pjesë të premtimeve elektorale. Ministri grek i Financave Varoufakis propozon, që të jepet ushqim falas dhe të ulen faturat e energjisë. Deputeti i gjelbër i Parlamentit Evropian Sven Giegold e mirëpret faktin që qeveria greke do të ndryshojë programin e deritanishëm të reformave. “Të bësh sikur programi duhet të mbetet ashtu siç është, është gabim. Sepse programi nuk ka funksionuar deri tani. Mua më duket e äuditshme, që ai gati shenjtërohet nga disa kolegë të CDU/CSU”, tha Giegold për DW. Në listën e miratuar tani bëhet fjalë për herë të parë për synime. Deri në fund të prillit Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, institucionet, të quajtur më parë Troika, duhet të kontrollojnë zbatimin e reformave. Edhe eurodeputeti i gjelbër Sven Giegold paralajmëron grekët: “Ndryshimi i programit është i drejtë, por premtimet e reja për reforma duhet të zbatohen. Për këtë grekët kanë kohë deri në fund të prillit, deri sa të vijnë paratë”.Vetëm pas një raporti pozitiv përfundimtar të institucioneve (Trojkës), mund të paguhen këstet e fundit të kredisë së programit të ndihmës pas një miratimi të mëtejshëm nga Eurogrupi në maj dhe qershor. Gjithsej janë në dispozicion akoma 7,2 miliardë euro nga burime të ndryshme. Shefi i Eurogrupit, Jeroen Dijisselbloem, shprehu gatishmërinë për një lloj fleksibiliteti në rast të kryerjes së reformave në Greqi. “Ne mund të ndryshojmë të gjitha masat, në qoftë se në fund arrihen të njëjtat rezultate fiskale”, tha Dijsselbloem në Parlamentin Evropian. Deputeti Sven Giegold e përshëndet synimin e qeverisë së re në Athinë për të vepruar kundër evazionit fiskal. “Për mua është e rëndësishme, që më në fund të ndodhë diäka në fushën e mbledhjes së taksave. Eshtë e papranueshme që në njërën anë nevojiten para nga jashtë vendit dhe nga ana tjetër nuk tatohen të pasurit brenda vendit. Këtë askush nuk e kupton”. Eurodeputeti konservator Markus Ferber nga ana tjetër kritikon koalicionin SYRIZA- Anel, se nuk është i gatshëm të reduktojë edhe shpenzimet e shtetit. “Por që mos të duash të bësh asgjë në lidhje me shpenzimet dhe dhe të shtosh programet e shpenzimeve, kjo të äon në mënyrë të pashmangshme në falimentimin e shtetit dhe rrezikun për këtë nuk duhet ta mbajnë evropianët”. Kreu i Eurogrupit Djisselbloem theksoi përsëri se dalja e Greqisë nga bashkësia monetare Euro nuk shtrohet si opcion. “Kjo nuk është në rendin e ditës. Ne do të qëndrojnë së bashku”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency