Rebelimi i deputetit/ Tom Doshi: Ministrat po vjedhin, ata që janë dobët të hiqen. Shehaj e Tatimeve, seksere

0
117

Gëzim Saliu

 toma ramaDoshi: Populli vuan dhe vendi ka nevojë për zhvillim dhe jo kafshatë. PS duhet të mbajë premtimet

Deputetit socialist Tom Doshi rebelohet kundër ministrave të qeverisë “Rama”. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, të drejtuar nga Gramoz Ruçi në mungesë të Kryeministrit, ligjvënësi i PS-së ka rikthyer kritikat e tij ndaj një pjese të kabinetit qeveritar duke theksuar se puna e tyre lë ëpe4 të dëshiruar. Sipas deputetit Doshi, ministrat kujtohen për deputetët vetëm në kohë fushate elektorale dhe pas saj, theksoi ai, ata nuk hapin më as telefonin. Madje, ai shkoi deri aty sa akuzoi disa prej ministrave si hajdutë që po vjedhin paratë e taksapaguesve shqiptarë. Në kritikën e deputetit Doshi u bënë pjesë gjithashtu edhe drejtorja e Doganave Elisa Spiropali dhe ajo e Tatimeve Briseida Shehaj, pasi, sipas tij, familjarët e dy femrave me poste kyçe në administratën shtetërore janë kthyer në sekserë.

 

Akuzat

Që në nisje të mbledhjes, pasi kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi bëri të ditura qëndrimet për axhendën që do të mbajë forca kryesore politike në seancën e së enjtes, deputeti Tom Doshi kërkoi fjalën, duke shprehur një sërë kritikash ndaj ministrave të qeverisë. “Kur është koha e fushatave elektorale, ministrat i begenisin deputetët. Fill pas saj ministrat as na hapin telefonin për të qarë hallet e elektoratit. Kjo duhet parë, pasi edhe puna e disa ministrave është mjaft e dobët. Grupi parlamentar duhet të vlerësojë punën e tyre dhe për ata që kanë performancë të dobët të kërkohet largimi nga detyra”, – mësohet të jetë shprehur Doshi. Po ashtu deputeti socialist i qarkut të Shkodrës ka theksuar se qeveria ende nuk ka përmbushur premtimet primare të saj, duke i dhënë të drejtë kolegut Blushi në disa prej kritikave të tij. “Populli po vuan dhe vendi ka nevojë për politika zhvillimi dhe jo kafshatë. Ekonomia nuk bëhet me klientelizëm dhe energji negative. Partia Socialiste duhet të mbajë premtimet ndaj popullit. Nuk jemi në rrugën e duhur”, – pohoi ai, duke shtuar se në PS ka edhe deputetë të tjerë që kanë të njëjtin mendim me të dhe në rast se do ketë një mbledhje të posaçme për punën e qeverisë, mund ta shprehin këtë qëndrim. Në këtë moment të fjalës së Doshit ka ndërhyrë kryetari i grupit Ruçi, i cili ka kërkuar nga deputeti që shqetësimet që ka për qeverinë t’i shprehë në mbledhjen e ardhshme kur të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama. Por duke këmbëngulur në qëndrimin e tij mbi kritikat ndaj ministrave, Doshi ka kërkuar të njihej me arsye pse Rama nuk drejtoi dje mbledhjen e grupit. “Po pse kryeministri nuk erdhi për të drejtuar mbledhjen”, – pyeti ai. Në përgjigje, Ruçi theksoi se për shkak të axhendës së ngjeshur, kreu i qeverisë e kishte të pamundur të ishte i pranishëm në mbledhje, por se sipas tij, në takimin e javës së ardhshme, palët mund të qartësojnë këtë diskutim. Nga ana tjetër, kritikës dhe akuzave të deputetit Doshi nuk i kanë shpëtuar dje as drejtorja e Doganave Elisa Spiropali dhe ajo e Tatimeve Briseida Shehaj. Sipas tij, familjarët e dy drejtuesve të larta kanë përfituar nga posti i të afërmeve të tyre për tu kthyer në sekserë. Akuzat dhe kritikat e Doshit vijnë në një kohë kur nuk kanë munguar pakënaqësitë e deputetëve të tjerë socialistë ndaj qeverisë. Kohët e fundit ka qenë deputeti Ben Blushi, i cili ka shprehur një sëre rezervash për aksionet dhe masat e ndërmarra nga qeveria, duke theksuar se koston më të lartë të buxhetit po e mbajnë të varfrit dhe jo të pasurit, siç ishte premtuar më parë.

 

Debati në grup

Tom Doshi: Kur është koha e fushatave elektorale ministrat i begenisin deputetët. Fill pas saj ministrat as na hapin telefonin, për të qarë hallet e elektoratit. Kjo duhet parë pasi edhe puna e disa ministrave është mjaft e dobët. Grupi parlamentar duhet të vlerësojë punën e tyre dhe për ata që kanë performancë të dobët të kërkohet largimi nga detyra. Unë them se Blushi ka të drejtë. Populli po vuan dhe vendi ka nevojë për politika zhvillimi dhe jo kafshatë. Ekonomia nuk bëhet me klientelizëm dhe energji negative. Partia Socialiste duhet të mbajë premtimet ndaj popullit. Nuk jemi në rrugën e duhur.

Gramoz Ruçi: Këto shqetësime duhet t’i paraqesësh në mbledhjen e grupit tjetër kur të jetë i pranishëm edhe Kryeministri.

Tom Doshi: Po pra, po kryeministri s’është sot, doja të dija pse mbledhja nuk drejtohet prej tij.

Gramoz Ruçi: Kryeministri për shkak të axhendës së ngarkuar e ka pasur të pamundur të ishte i pranishëm në mbledhje.

…Tom Doshi: Nga ana tjetër familjarët e Briseida Shehaj, drejtoreshës së tatimeve janë kthyer në sekserë për përfitime personale. Jam i gatshëm të sjell edhe fakte për këtë. Ky nuk është modeli për të cilin kemi luftuar për të ardhur në pushtet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency