Diskutimet/ Siguria miraton projektligjin për Policinë Ushtarake, Noka: Mos bëni pehlivanllëqe, duam dokumentin

0
131

Erneta Shevroja

 komision9Ish-ministri i Brendshëm: Ky ligj, i cili mban erë të një shteti policor që po tenton dhe po krijohet në këtë vend, mban erë, sepse është i pakonsultuar me aleatët

Me vetëm votat e mazhorancës, deputetët e Komisionit të Sigurisë miratuan dje projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me gjithë kontestimet që opozita shprehu. Deputetët e opozitës, që braktisën mbledhjen në diskutimin nen për nen ngritën shqetësimin se projektligji nuk ishte konsultuar me partnerët ndërkombëtarë. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, tha se projektligji “po mban erë të një shteti policor që po tentohet të ndërtohet çdo ditë nga qeveria”. Në përgjigje zv.ministri i Mbrojtjes, Koçi, tha se projektligji është tërësisht teknik dhe profesional e nuk ka lidhje me asnjë lloj tendence politike. “Projektligji është hartuar në mënyrën më transparente në grupin e punës duke përfshirë edhe ekspertizë të huaj, që lidhet me modele të vendeve aleate me rekomandime të bëra nga Garda Amerikane e Nju Xhersit, Policia Ushtarake Gjermane, Karabinieria Italiane dhe Xhandarmëria Turke. Ndërkohë, u jemi referuar edhe vendeve të tjera që e kanë policinë ushtarake si ne, siç është Greqia, Austria, Kanadaja, Bullgaria dhe Çekia”, – tha Koçi.

 

Diskutimet

Ministria e Mbrojtjes nuk mund të bindte deputetët e opozitës së Komisionit të Sigurisë se projektligji i ri për Policinë Ushtarake është konsultuar me ekspertët ndërkombëtarë. Kjo kërkesë është bërë edhe në mbledhjen e kaluar, ku mungesa e dokumentacionit u bë shkak i mbylljes së Komisionit pa diskutim. Opozita kërkoi dokumente që do të vërtetojnë se projektligji për Policinë Ushtarake dhe Forcat e Armatosura është konsultuar me partnerët e NATO-s. “Neve na duhet një dokument që vërteton që ky ligj shumë i rëndësishëm për Policinë Ushtarake të FA është konsultuar me partnerët e NATO-s. Ky ligj, i cili mban erë të një shteti policor që po tenton dhe po krijohet në këtë vend, mban erë, sepse është i pakonsultuar me aleatët. Për të bërë pehlivanllëqe në Komision, është e lehtë, unë dua dokumentin”, – tha ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

 

 Zgjedhjet/ Thirrja e fundit për QV-të dhe hartat zgjedhore, KQZ: Sanksion për shpërdorim detyre

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu drejtua edhe një herë kryetarëve të njësive vendore të dorëzojnë informacionin për qendrat e votimit dha hartat zgjedhore. Kjo është thirrja e dytë brenda dy javëve, në të kundërt KQZ paralajmëron se do të vendosë sanksione me gjobë dhe procedim penal ndaj përgjegjëse për shpërdorim detyre. Në një deklaratë, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha, u shpreh se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mënyrë të përsëritur përmes shkresave zyrtare dhe deklaratave publike në media, ka ngritur shqetësimin për moszbatimin e Kodit Zgjedhor dhe udhëzimit nr. 1 të KQZ, datë 12.12.2012, nga kryetarët e Njësive të Qeverisjes Vendore, të cilët brenda datës 26 janar, duhet të dorëzonin pranë KQZ informacion për Qendrat e Votimit dhe Hartat Zgjedhore”. Nëse kryetarëve e qeverisjes vendore nuk do t’i përgjigjen kësaj thirrje të dytë, ndaj tyre do ndiqen masa administrative me gjobë dhe me procedim penal për shpërdorim detyre. “Ky është paralajmërimi i fundit, pasi KQZ do të vijojë me vendosjen e sanksioneve administrative (gjoba) dhe me procedim penal për shpërdorim detyre”, – tha zëdhënësja e KQZ-së. “Pavarësisht tejkalimit të afatit ligjor, vijojnë të mos sjellin asnjë informacion, as për Qendrat e Votimit dhe as për Hartat Zgjedhore, Kryetarët e 67 njësive vendore. Për Qendrat e Votimit, nuk kanë sjellë informacion Kryetarët e 72 e njësive të qeverisjes vendore, nga të cilat vetëm 5 prej tyre kanë sjellë hartat zgjedhore. Po ashtu, vijojnë të mos sjellin informacion për Hartat Zgjedhore Kryetarët e 210 njësive vendore, nga të cilët 143 njësi kanë sjellë të dhëna për QV-të”- bëri të ditur zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Qendrat e votimit në këto zgjedhje mund të jenë edhe në ambiente private. “KQZ sjell në vëmendje të Kryetarëve të Njësive të Qeverisjes Vendore, se argumenti i parashtruar; “Se këto QV kanë qenë të vendosura në po këto ambiente private në zgjedhjet e 2013”, nuk është i bazuar e në respektim të kritereve të përcaktuara në Kodit Zgjedhor. Në vitin 2013 KQZ ka miratuar caktimin e këtyre 400 QV në ambiente private, në pamundësi objektive për të caktuar vendndodhjen në ambiente publike, situatë e cila mund të rezultojë e ndryshme pas dy vitesh”, – tha Hoxha.

 

Kreu i PBDNJ-së Dule: Nëse duhet të ketë një sinjal optimizmi për zgjedhjet, duhen ndryshime në qeveri

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaron se partia që ai drejton nuk ka nisur ende asnjë negociatë me Partinë Socialiste për një bashkëpunim të mundshëm për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Dule, i cili ndodhet momentalisht në koalicion qeverisës me PS, ka deklaruar se nuk është thirrur nga Rama për negociata për zgjedhjet. Nga ana tjetër, Dule bëri të ditur se nëse Kryeministri nuk do të nisë negociatat, PBDNJ është e gatshme që të dalë e vetme në zgjedhjet lokale. Ndërkaq, duke folur rreth mundësisë së ndryshimeve në qeveri, Dule theksoi se ka ardhur koha për të kryer këtë veprim. “Nëse duhet të ketë një sinjal optimizmi për zgjedhjet duhet të ndodhin ndryshime”, – tha kreu i PBDNJ-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency