Flet ish-kryeministri/ Berisha: Pse Blushi kërkon të jetë Ciprasi shqiptar, të pathënat e marrëdhënies me Ramën

0
120

berisha“Blushi i ka te gjitha për t’u bërë një Cipras ne Shqipëri, por jo fatin, pa të cilin do mbetet Cipurush”

 Berisha: Nuk e njihni Blushin, ai është i çuditshëm, tradhton me pasion, por nuk shitet

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, komentoi gjerë dje rivalitetin e nëndheshëm në Partinë Socialiste mes Kryeministrit Rama dhe deputetit Ben Blushi, duke analizuar të gjitha sjelljet dhe veprimet e këtij të fundit. Përmes një shkrimi analitik, deputeti demokrat tha se Blushi do të kërkojë për të tretën herë të bëhet liderë i PS-së, porse, sipas tij në këtë rast, ai do të mundohet të marrë nga modeli i kreut të Syrizas, Cipras, që fitoi zgjedhjet e fundit në Greqi. “Kësaj here, e treta e vërteta, te behet lider, me sakte ai do te behet si te thuash, Cipra-s i Shqipërisë! Ne këto ethe ciprafilie por dhe cipramanie, ai, para votimit, botoi editorialin për te shpjeguar votën e tij për Cipra-n dhe shkoi ne Selanik dhe votoi për te, me disa dokumente te vjetra te emigracionit te viteve 90-te. Pas fitores se Cipra-s enturazhi i tij iu hodh ne qafe, e përqafoi dhe e uroi për suksesin e idhullit te tij, duke i thënë se ai do te ishte Cipras i tyre”, – shkruante Berisha. Më tej duke shprehur mbështetjet për shkrimet e Blishit, ish-kreu i qeverisë tha: “Gjenerali i njohur gjerman Liman fon Sanders shkruan diku për Ataturkun se ai kishte guximin, mprehtësinë, ambicien, aftësitë por dhe fatin, pa të cilin nuk do mund të ishte lider. Edhe Blushi i ka te gjitha për t’u bërë një Cipras në Shqipëri, por jo fatin, pa të cilin do mbetet Cipurush!”.

 

Dualiteti me Ramën

Sipas Berishës, në mjaft raste deputeti socialist është munduar të marrë rolin e liderit në PS, por duke mos dështuar në tentativën e tij përballë Kryeministrit Rama. Për ish-kryeministrin Blushi ka pasur dy ndëshkime të mëdha në jetë, ku fillimisht ai liston librin roman “Beni ecën vetë”. “Ai që në fillim të viteve `90 iku nga unë menjëherë sapo dyshoi se unë mund ta shihja atë edhe si personazhin e romanit që i nxiu jetën. Por dhe ne PS ai beson se ishte pikërisht personazhi i “Beni ecën vetë” që e pengoi atë të bëhej kryeministër në kohen që PS i ndërronte kryeministrat në çdo sezon. Ai nuk mund të pranonte kurrë që Majko e Meta & kompani, mund të ishin kryeministra e lidera para tij. Atij i dukej se mungesa e gjere e mbështetjes lidhej pikërisht me nënvleftësimin qe kishte mbetur ndaj tij për shkak te “Beni ecën vetë”, – theksoi Berisha. Nga ana tjetër në shkrimin e tij të gjatë, deputeti i PD-së listoi si ndëshkim të dytë të Blushit atë që ai e cilësoi si “fotot e shitura nga zana e gjolit”. “Në një verë të nxehtë vite më parë po pushonte në Dardhë, po përgatiste me pasion dhe sekret të plotë platformën e liderizmit “mos i fol shoferit”, si të themi përcaktuese për karrierën e tij politike. Me këtë platformë Blushi donte të largonte Ramën nga timoni i autobusit të PS dhe të merrte vetë timonin e kësaj Partie”, – vijoi Berisha. Më tej, ai theksoi se në vjeshtën e atij viti, Blushi nisi lëvizjen e madhe “mos i fol shoferit”. “Por për habinë e madhe te të gjithëve lëvizja pati një fund tragjikomik. Blushi brenda pak kohe përfundoi ne pasagjer, madje gaztor, qe këndonte nga sevdaja “të keqen shoferit, të keqen oooo”. Në atë kohë, shoqet deputete te PS dhe goje lige te tjerë hapen llafe nga me te ndryshmet për kthesën e Blushit. Ne te vërtetë ajo nuk lidhej ashtu siç përflitej nga shoqet deputete te PS me presionet me video te montuara te Narit ne Arragostra, as dhe me gjysme milionin e eurove qe gjasme u mblodhën nga kupola e PS, me te cilat Rama bleu heshtjen e tij. Jo! Ju nuk e njihni Blushin. Është i çuditshëm, ai tradhton me pasion por nuk shitet!” Sipas Berishës: “Shkaku i vetëm i shndërrimit dora-dorës te lëvizjes “mos i fol shoferit” ne “kërcen Blushi nga sevdaja”, qëndron ne fotot e shituara qe ai mban ne dosjen e veçante për t’i përdorur si mjete shantazhi apo lufte politike pa ditur se pikërisht aty është vendi ku prehet njëherë e mire projekti i tij për liderizmi apo, ne varantin me te ri, për Ciprizim”.

 

 Shtohen monitoruesit/ AMA kërkon dy punonjës më shumë, Fino: S’ka pse të ketë sekretarë, nuk kanë as deputetët

Komisioni i Ligjeve miratoi dje shtimin e dy monitoruesve në Autoritetin e Mediave Audiovizive, duke mos dhënë nga ana tjetër konsensusin për shtimin e numrit të punonjësve në sekretariatin e Përgjithshëm të këtij institucioni. Në shqyrtimin e vendimit “Për propozimin e disa ndryshimeve në strukturën, organikën dhe numrin e punonjësve të administratës së Autoritetit të Mediave Audiovizive”, deputeti socialist Bashkim Fino u shpreh kundër propozimit për shtimin e numrit të punonjësve, pasi sipas tij, kjo është e panevojshme. “Mendoj se nuk ka pse të ketë as zv.kryetari jot, z. kryetar dhe as sekretari i përgjithshëm sekretar në paradhomë. Absolutisht nuk duhet të kenë, sepse është një institucion i vogël me 50 veta. Unë propozoj që të shkurtohen, por jo në dëm të institucionit, le të shtohen monitoruese, ajo që është më e rëndësishmja për mua në këtë institucion”, – bëri të ditur Fino propozimin e tij, i cili u votua në fund nga komisioni. Nga ana e tij, deputeti socialist Pandeli Majko, ndryshe nga Fino deklaroi struktura e AMA-s duhet të miratohet ashtu siç është paraqitur nga vetë institucioni. “Mbase kjo shprehja sekretar na shqetëson, por në thelb ata janë asistentë, ndihmës, qoftë të kryetarit, qoftë të zëvendëskryetarit, qoftë të sekretarit të përgjithshëm. Dhe mendoj në funksion të rindërtimit të një institucionit të fortë i cili do të ketë goxha sfida në vazhdim, unë jam që të miratohet kështu siç është”, – u shpreh Majko.

 

 Viti 2015, viti i 25-vjetorit të shembjes së regjimit/ Presidenti jep konsensus për ligjin e qeverisë për dosjet: Do ta firmos, por duhet edhe lustracioni

Edhe pse ligji i qeverisej për hapjen e dosjeve nuk ka marrë konsensusin e opozitës, Presidenti ka bërë të ditur dje se do ta firmosë atë. “Pavarësisht dimensionit që do të përmbajë një ligj që ka të bëjë me hapjen e dosjeve, apo me lustracionin do të ketë mbështetjen gjithmonë të Presidentit të Republikës dhe do të firmoset. Por, ajo që unë kërkoj dhe sugjeroj është që, të kemi një ligj të plotë në të gjithë gjerësinë dhe thellësinë e merituar të hapjes së dosjeve. Ky vit është viti më i përshtatshëm që Parlamenti shqiptar të bëjë një ligj të plotë të lustracionit të bazuar mbi ekspertizën dhe asistencën më të mirë ndërkombëtare dhe të atyre vendeve, të cilët e kanë aplikuar ligjin e lustracionit në vendet e tyre”, – tha Nishani. Ndërkaq kreu i shtetit ka marrë iniciativën për ta shndërruar vitin 2015 në një vit përkujtimor për 25-vjetorin e shembjes së regjimit komunist. “Besoj se Shqipërisë më shumë se çdo vend tjetër i takon që 25-vjetorin e rënies së komunizmit në Shqipëri ta përkujtoj si dhe ta celebroj me gjithë dimensionin që ajo ka pasur. Është një vit, i cili kërkon angazhimin serioz për të kujtuar dhe celebruar 25-vjetorin e rënies së komunizmit nga të gjitha institucionet e shtetit. Ndaj, kam marrë iniciativë për të organizuar dhe drejtuar disa evenimente me profil shtetëror”.

 

 Në Fier/ Rama: Rindërtojmë serat e përmbytur

Kryeministri Edi Rama vizitoi dje zonat e përmbytura në Fier për të asistuar në rindërtimin e serave të shkatërruara nga përmbytja që do të jenë sipas qeverisë të standardeve evropiane dhe qe janë financim i qytetarëve amerikane. “Sot në zonën e Fierit ku nisi puna për rindërtimin e serave të shkatërruar nga përmbytja! Serat e rindërtuar do të kenë standarde evropiane. Ky rindërtim në kohë rekord do të përballohet me një financim të qeverisë amerikane, marrë në kuadrin e mekanizmit të ngritur nga qeveria jonë për ta drejtuar ndihmën solidare të partnerëve për zonat e përmbytura, aty ku janë nevojat konkrete të njerëzve”, – tha Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency