Skandali/ Si mashtronte “Lufra”, konsumatorët me qumështin pluhur

0

Përdorimi i qumështit pluhur, përfitime të mëdha finaciare

Loading...

“Lufra”, me qumështin pluhur Vetëm dy ditë më parë Sektori i Krimit Ekonomik në Fier sekuestroi 1350 kg qumësht pluhur në ambjentet e fabrikës së qumështit, “Lufra”. Sipas Krimit Ekonomik, qumështi pluhur kishte destinacion përzierjen me qumështin natyral dhe më pas të hidhej në treg si qumësht lope. Sekuestrimi i një sasi kaq të madhe qumësht pluhur ka ngritur dyshime se kompania në fjalë e ka përdorur dhe më parë këtë metodë. Por ajo që shton dhe më shumë hije dyshimi, ka të bëjë moskontrolli nga ana e Agjensisë Kombëtare të Ushqimeve, i cili është institucioni përgjgjës për kontrollin e të gjitha ushimeve. AKU duhet të bëjë çdo muaj analizat për të gjitha fabrikat e qumështit në Shqipëri dhe siç duket në rastin në fjalë nuk ka patur asnjë kontroll. Por çfarë përfitone kompania “Lufra” nga përzierja e qumështit natyral me qumësht pluhur? Përfitimi i parë është ana financiare, pasi qumështi pluhur është shumë më i lirë se qumështi natyral. Përfitimi i dytë ka të bëjë me kohën, pasi për të përgatitur qumështin pluhur duhet një kohë më e shkurtër, faktor që të jep mundësi të futesh më shpejt në treg se fabrikat e tjera. Të gjitha këto përfitime kanë shkuar për kompanië “Lufra”, cila ka mashtuar mijëra qytatarë.

 

Përzierja

Çfarë ndodh kur përzihet qumështi pluhur me qumështin natyral? Sipas shoqatave që merren me industrinë e qumështit kur bëhet tretja e qumështit pluhur me yndyrë të plotë në ujë quhet qumësht i ribërë. Kur bëhet tretja me ujë e qumështit pluhur të skremuar dhe i shtohet yndyrë quhet qumësht i rikombinuar. Sipas ekspertëve “në qoftë se ndonjëherë na imponohet shtesa e qumështit të ribërë nuk duhet të kalojë mbi 30% kundrejt qumështit të freskët”. Në rastin e fabrikës së qumështit “Lufra”, përzierja ka qënë ilegale dhe përdorimi i qmuështit pluhur mund të sjellë dhe prombleme me shëndetin në disa raste. I menjëhershëm ka qënë reagimi edhe i pikave të pakicës në kryeqytet ku sipas shitësve ditën e djeshme nuk është blerë asnjë litër qumësht “Lufra” nga ana e konsumatorëve.

 

 

Loading...