Standard.al

MAS/ Kualifikimi, ja për çfarë do testohen mësuesit e arsimit parashkollor

ja për çfarë do testohen mësuesit e arsimit parashkollorProgrami i zhvillimit profesional për efekt marrjen e shkallëve të kualifikimit të mësuesve të arsimit parashkollor 2015

 

  1. HYRJE

Programi i zhvillimit profesional për marrjen e shkallëve të kualifikimit të mësuesve të arsimit parashkollor u vjen në ndihmë të gjitha drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave të arsimit të rretheve, si dhe të gjithë mësuesve të arsimit parashkollor për t’u përgatitur për testimin kombëtar (për marrjen e shkallëve të kualifikimit).

 

Programi është zhvilluar duke iu përgjigjur kërkesave që MAS-i ka vendosur për mësuesit që kualifikohen. Programi është hartuar duke mbajtur parasysh fushat kryesore në të cilat testohen njohuritë dhe aftësitë e mësuesve të tilla si:

  • dokumentet zyrtare[1] të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë mësimore – edukative të mësuesve;
  • standardet dhe programet e parashkollorit;
  • aspekte të pedagogjisë dhe metodologjisë së mësimdhënies dhe të të nxënit në arsimin parashkollor;
  • aspekte të etikës dhe komunikimit;
  • aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe;
  • përmbajtjen shkencore të kurrikulës së arsimit parashkollor.

 

  1. QËLLIMI i PROGRAMIT

 

Programi i zhvillimit profesional për marrjen e shkallëve të kualifikimit të mësuesve të arsimit parashkollor është hartuar për të mbështetur dhe nxitur zhvillimin e tyre profesional. Programi është hartuar duke mbajtur parasysh përmbushjen e dy qëllimeve kryesore:

  • Së pari, të ofrohet si një program orientues për drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat e arsimit, si dhe për të gjithë mësuesit e arsimit parashkollor në arsimin parauniversitar për të realizuar zhvillimin e tyre profesional. Në këtë aspekt, programi mund të plotësohet nga DAR/ZA-të edhe me udhëzimet e nxjerra prej tyre.
  • Së dyti, ai është një program i detyruar për mësuesit që këtë vit do të marrin kategorinë përkatëse të kualifikimit, në mënyrë që ata të realizojnë një përgatitje serioze për të përballuar me sukses kërkesat që ka testimi kombëtar.

 

Programi synon:

  • njohjen dhe zbatimin e legjislacionit arsimor dhe në mënyrë të veçantë të risive më të fundit të reformës arsimore;
  • rritjen e aftësive dhe të kompetencave profesionale të drejtueseve dhe mësueseve, për të ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e efektivitetit të veprimtarisë mësimore-edukative;
  • rritjen e përgjegjshmërisë së mësuesve për njohjen dhe zbatimin e rregullave të etikës dhe komunikimit në institucionet parashkollore, por jo vetëm;
  • rritjen e aftësive të mësuesve në drejtim të zbatimit me saktësi të rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe;
  • zotërimin e koncepteve bazë dhe ligjësive shkencore të fushave kurrikulare si dhe të zbatimit të tyre në praktikë, në përputhje me zhvillimin moshor të fëmijëve 3-6 vjeç.

 

  1. PËRMBAJTJA E PROGRAMIT

 

Programi i zhvillimit profesional për marrjen e shkallëve të kualifikimit është strukturuar sipas fushave kryesore të zhvillimit profesional, të përmendura më sipër, mbi të cilat organizohet testimi kombëtar. Për secilën fushë janë renditur njohuritë dhe aftësitë bazë që duhet të mbajnë në konsideratë mësueset e arsimit parashkollor.

Programi është ndërtuar duke pasur si pikënisje standardet bazë të përgjithshme të mësuesit. Përshkallëzimi i kompetencave profesionale që lidhen me secilën fushë të testimit do ta ndihmojnë mësuesin që të identifikojë nevojat e tij si dhe çështjet në të cilat duhet të thellohet më shumë.

Për të qenë lehtësisht i përdorshëm, programi është paraqitur sipas një formati të caktuar. Sipas këtij formati, për secilën fushë prezantohen kompetencat që mësuesit duhet të zotërojnë në fushën e njohurive, të aftësive, si dhe në literaturën përkatëse rekomanduese që u vjen në ndihmë për zotërimin e këtyre kompetencave.

 

Fusha: Dokumentacioni zyrtar
Kompetenca

Zbatimi me përgjegjshmëri i kërkesave të legjislacionit dhe të dokumentacionit shkollor

Literatura e rekomanduar

 

Rezultatet e pritshme

Mësuesi i parashkollorit:

·         njeh dhe zbaton Ligjin për arsimin parauniversitar dhe dispozitat normative të këtij sistemi;

·         zbaton legjislacionin, udhëzimet dhe rregulloret për planifikimin dhe zbatimin e kurrikulës;

·         zbaton legjislacionin, udhëzimet dhe rregulloret për personelin e kopshtit;

·         zotëron përmbajtjen e dokumentacionit parashkollor;

·         zbaton etikën profesionale të mësuesit;

·         respekton të drejtat dhe liritë e fëmijëve;

·         respekton detyrat, të drejtat, përgjegjësitë dhe liritë e mësuesit;

·         zbaton kërkesat e rregulloreve dhe të udhëzimeve për zhvillimin profesional të mësuesit.

·         Ligji nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”.

·         Urdhri për miratimin e Dispozitave Normative për arsimin parauniversitar (DN), nr 343, datë 19.08.2013 (për arsimin parashkollor)

·         Udhëzim nr. 23, dt. 08.08.2014 për vitin shkollor 2014-2015 në sistemin arsimor parauniversitar.

·         Udhëzimi nr. 44, datë 16.10.2014 “ Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 21 datë 23.07.2010 “Për normat e punës mësimore – edukative dhe numrin  e nxënësve për klasë në institucionet e arsimit parauniversitar”.

·         Udhëzim nr. 5 datë 25.02.2013 “Për standardet e mësuesit”.

·         Udhëzimi nr. 26 datë 15.08.2015 “Zhvillimi profesional i punonjësve arsimorë”.

·         Udhëzimi nr. 2 datë 12.02.2015 “Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të mësuesve”.

·         Karta e performancës së shkollës.

·         Standardet e shkollës si qendër komunitare.

Fusha: Programet lëndore
Kompetenca

Zbatimi me përgjegjshmëri i kërkesave të dokumentacionit kurrikular të arsimit parashkollor

Literatura e rekomanduar

 

Rezultatet e pritshme

Mësuesi i parashkollorit:

·         analizon dhe bën interpretime për standardet e përmbajtjes në arsimin parashkollor – fushat, treguesit cilësorë, fushat e veprimtarisë edukative në kopsht etj;

·         analizon dhe bën interpretime për standardet e arritjes;

·         zbaton parimet, synimet, objektivat e përgjithshme dhe specifike, metodikën e zbatimit të programeve të parashkollorit;

·         krijon ura bashkëpunimi, partneriteti dhe bashkëveprimi ndërmjet kopshtit e prindërve të fëmijëve sipas kërkesave që parashtrohen në standardet e përmbajtjes;

·         njeh karakteristikat e zhvillimit të përgjithshëm të fëmijëve të moshës 3-6-vjeçare dhe bën planifikime kurrikulare mbi bazën e tyre;

·         vëzhgon në mënyrë sistematike dhe vlerëson progresin e fëmijëve duke përdorur instrumente të larmishme.

·    Programi i arsimit parashkollor për 3-4- vjeçarët, IKS, 2007

·    Programi i arsimit parashkollor për 4-5- vjeçarët, IKS, 2007

·    Programi i arsimit parashkollor për 5-6- vjeçarët, IKS, 2007

·    “Udhëzuesi për inspektimin e plotë të kopshtit”, IKAP, 2011

·    Literaturë që ka në fokus aspekte të ndryshme të përmbajtjes, analizës, zbatimit të kurrikulës së parashkollorit.

Fusha: Aspekte të pedagogjisë dhe metodologjisë së punës në arsimin parashkollor
Kompetencat

–          Zotërimi i koncepteve bashkëkohore të mirërritjes dhe të edukimit të fëmijëve parashkollorë.

–          Përdorimi i metodave aktive të të mësuarit dhe i lojës për zhvillimin tërësor të fëmijëve parashkollorë.

–          Planifikimi cilësor i veprimtarisë mësimore-edukative duke respektuar nevojat biologjike dhe moshore të fëmijëve parashkollorë dhe regjimin ditor të kopshtit.

–          Përdorimi i instrumenteve të ndryshme të vlerësimit

Literatura e rekomanduar

 

Rezultatet e pritshme

Mësuesi i parashkollorit:

·         është njohës i mirë i aspekteve psikologjike dhe pedagogjike që i përkasin fëmijërisë së hershme;

·         është njohës i mirë i aspekteve pedagogjike dhe didaktike të mësimdhënies dhe të nxënit në moshën parashkollore;

·         është njohës i mirë i stileve të të nxënit;

·         krijon në kopësht një mjedis nxitës dhe motivues sipas treguesve cilësorë;

·         planifikon veprimtari mësimore-edukative sipas veçorive psiko-pedagogjike të kësaj moshe (3-6 vjeç);

·         analizon programet e ndryshme edukative që zhvillohen në kopshtet shqiptare, duke përfituar nga specifikat e tyre;

·         menaxhon situata, sjellje dhe veprime të ndryshme fëmijësh;

·         zbaton praktika pedagogjike në përshtatje me planifikimin mujor, javor dhe ditor;

·         organizon projekte dhe miniprojekte me tematika të caktuara;

·         planifikon veprimtari që nxisin aftësitë krijuese të fëmijëve;

·         përzgjedh dhe përshtat lojëra për secilën fushë zhvillimi;

·         vlerëson rolin e lojës si veprimtaria kryesore nëpërmjet të cilës fëmijët parashkollorë zhvillohen dhe mësojnë;

·         përdor metodat aktive të të mësuarit, duke pasur fëmijën në qendër;

·         dallon nëse një fëmijë paraqet vështirësi në të nxënë apo është me aftësi të kufizuara;

·         harton plan edukativ individual (PEI) për fëmijët me aftësi të kufizuar;

·         përdor instrumente të ndryshme vëzhgimi dhe vlerësimi.

·         Literaturë që ka në fokus koncepte bashkëkohore të edukimit të fëmijëve parashkollorë dhe të mësimdhënies në këtë moshë;

·    “Udhëzuesi për inspektimin e plotë të kopshtit”, IKAP, 2011

 

 

 

 

 

 

 

Fusha: Aspekte të etikës dhe komunikimit
Kompetenca

Zbatimi i rregullave të etikës dhe komunikimit si elemente të domosdoshme në të gjithë punën e mësuesit

Literatura

 

Rezultatet e pritshme

Mësuesi i parashkollorit:

·        njeh rregullat e etikës dhe sjelljes që duhen respektuar në marrëdhënie me drejtuesen e institucionit arsimor, me koleget, me stafin ndihmës dhe mbështetës, fëmijët, prindërit dhe komunitetin;

·        sillet në përputhje me rregullat e etikës dhe të sjelljes në marrëdhënie me drejtuesen e institucionit arsimor, me koleget, me stafin ndihmës dhe mbështetës, fëmijët, prindërit dhe komunitetin gjatë punës së tij brenda dhe jashtë institucionit arsimor.

·         Kodi i etikës së mësuesve në arsimin parauniversitar publik dhe privat, 30.11.2013

·         Literaturë dhe materiale burimore që trajtojnë çështje të etikës dhe të komunikimit.

 

Fusha: Aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe
Kompetenca

Zbatimi i rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe

Literatura

 

Rezultatet e pritshme

Mësuesi i parashkollorit:

·        njeh rregullat e drejtshkrimit të standardit të gjuhës shqipe;

·         demostron zbatimin e rregullave të drejtshkrimit gjatë veprimtarive në institucionin arsimor.

·         Literaturë dhe udhëzues metodikë për përdorimin e rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Fusha: Përmbajtja shkencore e lëndëve
Kompetenca

Zotërimi i koncepteve dhe i dukurive shkencore dhe transmetimi në mënyrë shkencore dhe didaktike në përshtatje me zhvillimin moshor të fëmijëve parashkollorë.

Literatura
Rezultatet e pritshme

Mësuesi i parashkollorit:

·         zotëron koncepte shkencore, dukuritë, ligjësitë që trajtohen në arsimin parashkollor në nivel shkencor dhe didaktik;

·         transmeton te fëmijët parashkollorë ato njohuri, shprehi, aftësi dhe vlera që janë në përputhje me zhvillimin e tyre dhe me kërkesat e programeve;

·         përmbush kërkesat e secilës fushë kurrikulare dhe i transmeton saktësisht te fëmijët nga ana shkencore.

·         Programi i arsimit parashkollor për 3-4- vjeçarët, IKS, 2007

·         Programi i arsimit parashkollor për 4-5- vjeçarët, IKS, 2007

·         Programi i arsimit parashkollor për 5-6- vjeçarët, IKS, 2007

·         Botime ndihmëse, buletine, enciklopedi dhe materiale të tjera burimore që trajtojnë përmbajtjen shkencore të fushave të ndryshme kurrikulare të arsimit parashkollor.

 

[1] Bëhet fjalë për të gjitha dokumentet ligjore, urdhëresat dhe udhëzimet e MAS-it që zbatohen në institucionet parashkollore.

Comments are closed.