Ç’është Poltergeisti?

0
173

1413572511_poltergeist-zoomPoltergeist eshte bashkimi i dy fjaleve te gjuhes gjermane ku poltern do te thote te trokasesh ndersa geist do te thote shpirt/ra. Disa raste te poltergeist kane te bejne me shpirterat por ka dhe te tjere qe kane krijohen ne menyre subkoshiente nga individe te ndryshem. Turbullime te natyres poltergeist kane ndodhur ne te gjithe boten qe nga kohet e lashta. Per here te pare u perpoq qe te analizoheshin ne menyre kompjuterike ne vitin 1970 nga dy parapsikologe, Alan Gauld dhe A.D.Cornell duke studiuar gjithe ato raste qe nga 1800 e me pas. Ata identifikuan 63 karakteristika te pergjithshme te fenomenit ku perfshihen: 64% rastet e levizjes se objekteve te vogla; 58% ishin me shume aktive gjate nates; 48% paraqiteshin me goditje apo trokitje; 36% perfshinin levizje te objekteve te medha; 24% zgjasnin me shume se 1 vit; 16% permbanin komunikime midis poltergeist dhe personit; 12% perfshinin hapjen dhe perplasjen e dyerve dhe dritareve. Ka patur vazhdimisht shume pro e kundra burimit te ketyre fenomeve duke e lene ende pa nje pergjigje te bindshme ate qe ndodh dhe sidomos nga se shkaktohet.

 

Rasti

Sipas psikiatrit Ian Stevenson, shpirtrat e te vdekureve mund te jene shume me teper pergjegjes per ate qe ndodh sesa mendohej me pare. Rasti me i hershem i dokumentuar dhe i trajtuar si 100% real eshte ai i vitit 1716, ne muajin Dhjetor ne nje fshat te vogel te quajtur Parsonage te Epworth, Lincolnshire, Angli. Te gjithe pjestaret e familjes Wesley degjuan trokitje shume te forta dhe zhurma per nje periudhe prej 2 muajsh. Disa here zhurmat ishin te nje lloji te vecante, kjo sipas shenimeve tejet te hollesishme te mbajtura prej zonjes Wesley. Gjate nje incidenti kur ajo dhe burri i saj ishin duke zbritur shkallet, nje dite ata degjuan nje zhurme sikur dikush ishte duke zbrasur nje traste me monedha perpara kembeve te tyre. Kjo u shoqerua nga zhurma e nje shisheje qe coptohej ne mijera pjese. Zhurma te tjera ishin ato te hapave ne vrap, gervishtje si dhe doreza e deres qe ngrihej disa here… Rasti i poltergeistit (fantazmës) te Enfildit te vitit 1977- 1980 është mire i dokumentuar (foto, video dhe incizime te zërit) prej institucioneve me kredibilitet te larte siç janë BBC, policia britanike dhe shoqata për hulumtime psikike dhe sipas mendimit tim ishte rast ideal i dëshmuar dhe i evidentuar për këtë fenomen te paranormales (qe dyshohet qe kemi te bejme me fantazma sic edhe diskutohet ne kete forum) dhe për ate arsye i përcjella linkat për dokumentarin ne kohëzgjatje prej 1 ore ku behet rikonstruktimi i ngjarjes permes aktorve profesionist si dhe intervistimi i te gjithë te përfshirë ne atë ngjarje.

 

Dokumentari

Sipas dokumentarit “poltergeist”-i qe i ka shqetesuar banoret e shtepise ka qene ish banuesi i ndjere i asaj shtepie, kete e verteton djali i tij kur i degjon incizimet e bera te zerit te tij! Rasti me i ri i evidentuar mire dhe i botuar ne nje liber eshte rasti i njohur si “The South Shields Poltergeist” qe fillon ne dhjetor te 2005-se, libri mban te njëjtin titull dhe mund te gjendet ne amazon.com. Aktivitet tipike te poltegeistit ( fantazmës apo aftësive telekinetike te tinejxherit qe është prezent) janë zhurmat misterioze, lëvizja e objekteve ne shtëpi, hedhja e gurëve nga askund, zerat, erëra te kundërmuese qe nuk mund t’i gjendet burimi, ndezja e dritave apo aparateve te tjera elektrike, ne disa raste është raportuar për pickime, kafshim, shuplake, mandej te ftohte nga askund, uji qe shfaqet, zjarre spontane qe shfaqen nga askund (sikur rasti i Landovices ne Kosove), shfaqja e grafiteve (sikur rasti i Landovices) etj. Sqarimet rreth ketij fenomeni janë te ndara. Ato ma shkencore (ateiste) sic është studiuesi Z. William Roll si dhe i ndjeri shkrimtari i romaneve shkencore fantastike Arthur C. Clark (njeri prej shkrimtareve me te preferuar te fanta-shkencës), mandej ky i fundit i Brovetto and Maxia pohojnë qe fenomeni ndodh gjithmonë ne prezencën e një fëmije apo vajze tinejxherë (zakonisht prej 12-19 vjet por ka raste edhe deri ne 25) dhe si konkludim është qe ajo vajze (ne disa raste edhe ndonje djale) ka aftësi parapsikologjike, me qene me specifik aftësi psiko-kinetike apo telekinetike (lëvizja e objekteve me fuqi te mendjes pa i prek fare) dhe këtë e bene ne mënyrë te pavetëdijshme. Shkaku mundet me qene ndonjë mos kënaqësi e brendshme, ndonjë frustrim, ndonjë problem emocional i pazgjedhur, vuajtja nga ndonjë fobi, ndonjë epsh i pakënaqur. Mandej sipas Brovetto and Maxia shkaktar te fenomenit jane femijet ne poburtet te cilet per shkak ndryshimeve ne trurin e tyre perfshijne fluktimin(lekundjen) ne aktivitetin e elektroneve te cilat ne raste te rralla mund te shkaktojne cregullime deri ne disa metra nga truri i femiut ne pubertet! etj Sqarimi tjetër është qe këto fenomene shkaktohen nga ndonjë fantazme apo ndonje entitet i tille. Këto fantazma ushqehen dhe forcohen me friken (energjitë e liruara nga individët me këtë rast) te banorëve te shtëpisë dhe sidomos te vajzave adoloshcente për shkaqet e sipër cekur -sa me e ndjeshme vajza aq me te forta janë aktivitetet.

 

Nivelet

Varësisht prej intensitetit te aktiviteteve rastet e poltergeistave mund te jene ne 5 nivele: 1 Niveli i pare: vende te ftohta ne shtëpi, zhurma te çuditshme, erëra kundërmuese, dëgjimi i hapave, aktivitete te pakontrolluara te shtazëve shtëpiake, ndjenja qe dikush te shikon. 2 Niveli i dyte : Pëshpëritje, qeshje, hije lëvizëse, re te dukshme, shenja ne dysheme apo mure, elektricitet statik 3. Niveli tre : Dritat dhe aparatet tjera elektrike ndizen dhe fiken vet, dora e padukshme ja ngjasin personave ne shtëpi, shkrime ne muri, dyert qe mbyllen/hapen vet, zëra te qarte, paraqitja e plote e figurave te errëta, thirrje te çuditshme telefonike, 4. Niveli i katërt : Lëvizja e objekteve te shtëpisë, humbja dhe paraqitja e objekteve ne vende tjera, paraqitja e zjarrit spontanisht, paraqitja si entitete te frikshme, krijimi i vizioneve apo iluzioneve, te folurit ne mënyrë urdhëruese, njerëzve ju vjen me vjelle, dritaret dhe pasqyrat thyhen pa ndonjë arsye, levitimi (qëndrimi ne ajër pa u mbajtur askund) 5. Niveli i peste: Aktivitete te rrezikshme -kafshim, shuplake, pickim i personave te shtëpisë, përdorimi i orendive shtëpiake me shkaktua dëmtime trupore, zjarre dhe djegieje, gjake neper mure dhe dysheme, sulm nga një force e padukshme, ngrehje te flokëve, gjuajtja me thika apo gjësende te mprehta, shkrime kërcënuese apo shenja vizuale. Kohëzgjatja : ashtu siç fillojnë përnjëherë edhe aktiviteti i tyre ndalet por mund te përsëritet prapë. Zakonisht me adaptimin e banorëve te shtëpisë me aktivitetin edhe frika dhe stresi bie kështu qe çkado qe te jete poltergeisti nuk ka me më çka te ushqehet dhe intensiteti bie. Mund te zgjasin nga disa dite deri ne disa vite.

 

Shembulli

Nëse njeriu ka qenë i mirë gjate jetës edhe shpirti i tij/saj do te jete po ashtu i mirë. Ja një shembull I huazuar nga libri “Përshëndetje nga parajsa” (Hello from heaven)” nga Billy dhe Judy Guggenheim. Christine Baker, një menaxhere e një firme te patundshmërive, ne moshën 37 vjeçare rrëfen për rastin tragjik te humbjes se vajzës se saj 14 vjeçare Heather dhe paraqitjen e saj pas vdekjes! Ja se cka rrëfen ajo: “Vajza e jone Heather, një 14 vjeçare një dite e kalon natën tek shoqja e saj me e afërt. Unë dhe bashkëshorti im atë natë shkuam ne shtrat rreth orës 23:00. Isha ne gjumë kur me zgjoi telefoni rreth orës 01:00. Nje zyrtar i policise ne telefon me tha:” Zonja Baker, policia eshte para deres tuaj te hyrjes se shtepise. Ju lutem ja hapni deren” Ju përgjigja “mire”, mbylla telefonin dhe qëndrova per pak kohe e ulur ne shtrat. Mendoja: Mos valle e kam lënë dritat ndezur ne veturë, apo cka mund te jete?” Hodha ca rrobe ne trup dhe dola nga dhoma e gjumit. Ne korridor e pash Heatheren (vajzën) me gjyshin e saj, me te cilin ajo ishte shume e afërt, mirëpo ai kishte vdekur para 6 viteve! Ata qëndronin ne ajër (pezull), dhe ai i kishte perqafuar me duar vajzen. Ishin shume solid dhe mund ti shihja shume qarte. U shtanga! Ne gjendje shoku(tronditej psicike) shkunda kokën dhe mendova ne vete:”Pse e shoh “Babin” me Heather (vajzën)”? Atëherë babai u përgjigj: “ Ajo është mirë, bejbi. Tani është me mua. Ajo është shumë mirë” “Babai” ne te vërtet ishte vjehrri im(ashtu e quaja) dhe ai gjithmonë me thërriste bejbi. Ishte zëri i tij. “Babai me buzëqeshte dhe ishte shume I qetë. Qe te dyte ishin shume te lumtur. Shkunda kokën edhe një herë nga çudia. Pas një minute e hapa derën e jashtme te shtëpisë, policia qëndronte pranë derës dhe kërkuan prej meje qe te ulem. Unë I thashë: “Me tregoni se cka ka ndodhur. Ju lutem, vetëm me tregoni”. Ata me treguan se Heather kishte vdekur në një aksident tragjik me makinë!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency