Agjensia e pronave/ Si do bëhet vlerësimi i 47 mijë dosjeve, pronarët që do të kompesohen të parët

0
145

Dokumentat ligjore dhe hartografike që duhet të përmbajë çdo dosje

kthimi i pronaveAgjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ka në shqyrtim një numër të lartë dosjesh të cilat presin një vendim nëse do të kompesohen ose jo. Gjithashtu shumë dosje të tjera presin kompesimin, pasi kanë kaluar të gjitha hallkat e vlerësimit nga AKKP. “Subjekti i  shpronësuar depoziton, drejtpërdrejt ose me postë, në AKKP, kërkesën për njohjen/ kthimin apo kompensimin e pronës. Kërkesa e subjektit të shpronësuar duhet të jetë sipas formularit tip, të miratuar nga Ministri i  Drejtësisë, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së. AKKP-ja pranon dhe administron kërkesat e subjekteve të shpronësuara kundrejt tarifave të përcaktuara, me urdhër të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe të Ministrit të Financave. Në rastet kur AKKP-ja konstaton mungesë në dokumentacion, subjektit të shpronësuar i  kërkohet plotësimi i  dosjes përkatëse, brenda 30 ditëve nga çasti i  marrjes së njoftimit për plotësim dokumentacioni. Kërkesat e subjekteve të shpronësuara, të cilat depozitohen nëpërmjet shërbimit postar dhe kanë mangësi në dokumentacionin shoqërues, do t’i kthehen kërkuesit në adresën e dhënë, duke i  kërkuar plotësimin e dokumentacionit  sipas dispozitave të VKM nr. 255/2010. Kërkesa, së cilës i  mungon adresa e saktë postare, vlerësohet jo e mirëqenë dhe riaktivizohet vetëm me i nteresimin e kërkuesit pranë zyrave të AKKP-së. Në çastin e konstatimit, nga struktura përkatëse e AKKP-së, bëhet shpallja publike në mjediset e AKKP-së dhe në njësitë e qeverisjes vendore, ku ndodhet prona, objekt pretendimi. Kërkesa e subjektit të i nteresuar pranohet brenda një afati 3-mujor nga data e konstatimit, në të kundërt kërkesa e subjektit nuk pranohet, me vendim të drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së”, – bën me dije AKKP. Dosja/kërkesa qëndron në sektorin e shqyrtimit deri në plotësimin e plotë të dokumentacionit ligjor dhe teknik të kërkuar, por jo më shumë se 30 ditë nga dita kur subjekti titullar i  dosjes ka marrë dijeni per mangësitë e saj. Në rast të mosplotësimit të dokumentacionit të kërkuar brenda afatit të sipërcituar, propozohet marrjen e një vendimi në gjendjen që janë aktet. Të gjitha kërkesat për njohje dhe kthim të pronës, në zyrat e AKKP-së shqyrtohen sipas rendit kronologjik të paraqitjes së tyre në i sh ZRKKP apo AKKP Tiranë. AKKP-ja, pas shqyrtimit të kërkesës merr një vendim për dosjen/kërkesën për pranimin/rrëzimin e plotë/e pjesëshem të saj.  Në çdo rast AKKP-ja, i  dërgon me postë subjektit një kopje të vendimit të saj. Çdo subjekt i  shpronësuar ka të drejtë të pajiset, nga sekretaria e AKKP-së, me vërtetimin përkatës për numrin e protokollit të dosjes së regjistruar, që tregon edhe datën e dorëzimit të kërkesës dhe dokumenteve të tij.

 

Dokumenti ligjor dhe hartografik

Dokument ligjor:
a -Vërtetim pronësie, i  shoqëruar me një kopje të fletës përkatëse të regjistrit hipotekor lëshuar nga ZVRPP për efekt të kthimit dhe kompensimit të pronës.
b – Dokumentin kadastral, shoqëruar me një kopje të fletës përkatëse të regjistrit kadastral nga zyra e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qark.
c – Vendim gjyqësor i  formës së prerë së bashku me hartën e pasurisë të vulosura me vulën e gjykatës dhe të shoqëruar me akt ekspertimin përkatës, në rast se gjatë gjykimit të çështjes është kryer një i  tillë.
ç – Dokument që vërteton shpronësimin, shtetëzimin apo konfiskimin e pronës së subjektit të shpronësuar, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë që nga data 29.11.1944 ; apo dokumenti për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë të krijuara para datës 7 prill 1939, të cilat janë sekuestruar sipas nenit 14 të ligjit nr. 37, datë 13.01.1945 “Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës”.
d- Vendimet e mëparshme të i sh-K.K.K.P të marra sipas ligjeve:
nr. 7698, dt.15.04.1993, ose nr. 7699, dt. 21.04.1993, dhe nr. 9235, dt. 29.07.2004, të cilat janë marre para hyrjes në fuqi të ligjit 9583, dt.17.07.2006, të ndryshuar.
dh – Dokument i  lëshuar nga Arkiva e Shtetit në rastet kur dokumentet hipotekore apo kadastrale apo të shpronesimit janë të depozituara tek ky i nstitucion apo çdo dokument tjetër i  lëshuar nga i nsititucionet shtetërore që kanë vlerë provuese për hetimin administrativ të çështjes.
e – Dokument lëshuar nga arkiva hipotekore që ndodhen pranë Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si dhe çdo dokuemnt tjetër ligjor i  nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Dokument hartografik për pozicionimin gjeografik të pronës, i  cili sipas rastit përbëhet:
1. Dokument hartografik të mëparshëm, që i  takon kohës nga fitimi i  të drejtës së pronësisë deri në marrjen e padrejtë të pronës nga shteti.
2. Dokument hartografik aktual i  cili përmban të dhëna topografike mbi pronën e pretenduar, i  konfirmuar nga i nstitucioni që e lëshon atë . Në çdo rast që subjekti depoziton kërkesë të re, sipas një vendimi gjyqësor për rivendosje në afat, pjesë e dokumentacionit shoqërues është edhe vendimi i  gjykatës për rivendosjen në afat.

 

Kontrolli mbi universitetet/ “Ligji i propozuar nga Ministria e Arsimit duhet të ndryshohet”

Projektligji i Arsimit të Lartë publik nuk cënon lirinë akademike. Ai rrit kontrollin e shtetin mbi administrimin e fondeve, por nuk u heq të drejtën  stafeve akademike të  hartojnë planet mësimore, apo të  shprehin të drejtat e tyre në procesin e mësimdhënies. Kjo deklaratë vjen nga dekani i fakultetetit të Gjeologji Minierave,ish rektor i universitetit Politeknik Përparim  Hoxha  thotë se  është e drejta e shtetit të kontrollojë se si përdoren fondet që mblidhen nga taksat e qytetarëve, në universitete. “Unë gjykoj se është një draft i arsimit të lartë i strukturuar i cili në një farë mënyre kërkon të rrisë peshën e kontrollit të shtetit mbi arsimin e lartë. Nuk cënohet liria, mbase mund të thuhet që preket pak autonomia, por unë do të ngulë këmbë dhe do të doja ta kishin të qartë të gjithë që autonomia në një farë mënyrë nënkupton përgjegjësi. Autonomia ka mbrapa anës tjetër të medaljes përgjegjësinë dhe do të thotë të japësh llogari deri në qindarkën e fundit për të gjitha  burimet financiare që alokohen, qofshin këto ng aburimet e shtetit apo nga fondacione private”, – thotë Përparim Hoxha, dekan i fakultetit të Gjeologji Minierave. Dekani Hoxha shpreh rezerva në disa pika të draftit të ri të arsimit të lartë. Ai thotë se projektligji  i lë hapësirë krijimit të institucioneve  të cilat nuk kanë qënë më parë pjesë e sistemit tonë arsimor, të cilat mund të shkakojnë probleme më pas. “Në ligjin e arsimit të lartë nuk ka pse të nxirren disa tipe të institucioneve të arsimit të lartë, do të isha për institucione të arsimit të lartë publik dhe jopublik. Dy tipe. Ka dhe një tip institucioni që quhet institucion i arsimit të lartë publik i pavarur, që në eksperiencën tonë unë nuk e kam ndeshur as në literaturë. Mjafton të themi, universitet, kolegj, akademi. Ka kolegje profesionalë, ka kolegje të ndryshme. Mund të ishte më e thjeshtuar”, -thotë Hoxha. Deri tani ministria e Arsimit dhe Sportit, nuk ka dalë më një deklaratë  se a do të merren parasysh apo jo kritikat që i kanë bërë draftit të ri stafet akademike të universiteteve publike. Por më herët zyrtarë të kësaj ministrie kanë deklaruar se  projektligji nuk cënon autonominë dhe se ai do të rrisë cilësinë  në universitete, e cila prej disa vitesh ka qënë drejt degradimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency