Ngjarja me Kryeministrin në ‘97/ Përplasja në Kuvend, Berisha: Rama u godit për motive pasioni. Balla: E urdhërove ti SHIK-un

0
125

Gëzim Saliu

 sali berisha taulant balla sherr parlament lsa shkurt 2015Ish-kryeministri: Rama nuk bëri asnjë denoncim në atë kohë kur u thirr në Prokurori, shkoi në Bruksel dhe u soll si viktimë imja. E sfidoj të publikojë emrin e atij që e goditi

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama në “La 7” se në vitin 1997 u rrah nga shërbimi sekret i asaj kohe u kthye në pjesë të debatit të seancës së djeshme parlamentare mes mazhorancës dhe opozitës. Ishte ish-kryeministri Berisha, i cili në fjalën e tij në Kuvend theksoi se ajo që ndodhi me kreun e ekzekutivit aktual në atë kohë nuk kishte lidhje me një krim politik, porse sipas tij ishte thjesht një krim pasioni. “Dje në një nga mediat e mëdha italiane kreu i ekzekutivit të vendit i ka lejuar vetes të bëjë një shpifje dhe trillium ndër më të ulëtit. Për herë të parë në histori ndodh që pas 8 vitesh një njeri që është në krye të ekzekutivit të mashtrojë të shpallë krimin e pasionit si krim politik. Absolutisht ajo që ka ndodhur në `97-ën, ajo është një akt i shëmtuar. Zoti Edi Rama nuk bëri denoncimin më të vogël kur e thirrën në Prokurori, sepse kjo ngjarje nuk ndodhi me Ramën, kishte dhe të tjerë, ishte i shoqëruar Rama kur ndodhi ngjarja. E panë jo një po më shumë se 1 autorin që e goditi për motive pasioni dhe absolutisht jo politike. Unë e sfidoj Edi Ramën të nxjerrë personin të shkojmë në gjyq dhe Prokurori dhe jo të akuzojë Sali Berishën poshtë e përpjetë. Gjeti dhe ditën të shkojë në Bruksel si viktimë imja. Si ka mundësi që ky njeri nuk shkoi në Prokurori?! Nuk e nxori njëherë emrin që e di shumë mirë, siç jua di emrat unë ju. Ky është një akt shumë i ulët dhe e denoncoj publikisht, ky bën viktimën, kjo është shumë e turpshme”, – u shpreh Berisha. Ndaj këtyre deklaratave të deputetit demokrat nuk mungoi reagimi i Partisë Socialiste e cila përmes nënkryetarit të saj Taulant Balla akuzoi ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e asaj kohe se ka qenë ai që ka urdhëruar sulmin ndaj Ramës. “Ish-badigardi yt Izet Haxhia është dëshmia më e qartë e përfshirjes tënde edhe në atë dhunim të intelektualit të pavarur asokohe, Edi Ramës. Ka qenë urdhri yt personal. Në atë kohë Edi Rama është dhunuar një ditë përpara firmosjes së peticionit për largimin e Presidentit të asokohe, njeriu i mbrapshtë Sali Berisha”, – tha Balla.

 

Akuzat dhe kundërakuzat

Në reagimin ndaj deklaratave të Berishës për ngjarjen e ndodhur në vitin 1997 me Kryeministrin aktual Rama, deputeti socialist Balla nuk ndali sulmet ndaj ish-kryeministrit. “Tani ka ardhur koha të përgjigjesh për çfarë të ka akuzuar Izet Haxhia, qoftë për brigadat e tritolit që komandoheshin nga ti Sali, qoftë për lidhjet e tua dhe për vrasjen e Azem Hajdarit, qoftë dhe për urdhrat e tu dhënë SHIK-ut për dhunimin e intelektualëve dhe opozitarëve të asokohe”, – u shpreh ai. Në replikën e tij, Berisha bëri publike disa denoncime ndaj deputetit socialist Balla, duke theksuar: “Unë kam këtu një dokument, i cili dëshmon se zotëria e tij është denoncuar me 12.12.2012 nga një zonjushë tek e cila e ka adresua një mjek bluzëzi, ndaj të cilit institucioni i tij ka marrë vendimet më të rrepta. Kjo dëshmi në institucionin e policisë ku Taulant Balla është i implikuar në fatkeqësinë e kësaj zonjushe, nëpërmjet shoferit të tij Lencit i ka ofruar shuma parash në mënyrë të përsëritur. Zonja Fjoralba Sukis është një nga fitimtaret e mëdha të tenderëve. Vetë zonja Sukis në një periudhë të caktuar u punësua tek kompania e Lotarisë Kombëtare, të cilën i shoqi këtu e denoncoi me shpatë si një megakorrupsion. Zonja Sukis është motra e Taulant Ballës dhe nga i shoqi e ka Sukis mbiemrin. Nuk do të vidhni dot rehat kurrë ju këto pa jua bërë fytyrën siç e meritoni. A e dini ju se zonja Stefani që drejton kompaninë e tij është drejtoreshë te ALUIZNI? Ti je bërë qesharak”, – u shpreh Berisha. Më tej, duke iu rikthyer debatit për ngjarjen e ndodhur në vitin 1997 me kreun e qeverisë aktuale, deputeti demokrat sfidoi Ramën që të bëjë publik emrin e personit që e goditi. “Për herë të parë në jetë të tij Edi Rama tregoi mbrëmë se ai ishte krim politik, të gjithë gazetarët dhe i gjithë mjedisi e dinë që ai ishte krim pasioni edhe njëherë e ftoj këtu të nxjerrë personin. Rama në apartament nuk ka qenë vetëm. Jua nxjerr unë personin që ka qenë në apartament, unë nuk kam folur se iku si iku ai, po jua nxjerr unë personin nëse doni. Të nxjerrë ai kush e ka qëlluar dhe të marrë dënimin që meriton ai”, – tha Berisha.

 

Çfarë tha Rama në “La 7”

Në 197-ën ishit në Tiranë viktimë e një agresioni që gati ju kushtoi jetën. Çfarë ndodhi dhe përse?

Në atë kohë ndodhën ato firmat piramidale që ë bënë gjithë vendin të shpërthente dhe unë isha pjesë e një grupi intelektualësh të pavarur që përpiqeshim të bindnim regjimin e atëhershëm të arsyetonte, duke shkruar artikuj dhe po përgatisnim një peticion për të mbledhur firma për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit të atëhershëm, sepse ishim në mes të një krize, që më pas erdhi dhe rrëzoi.

Po kush ju sulmoi?

Nuk u mor vesh kurrë kush saktësisht po ishin shërbimet sekrete të asaj kohe.

 

Debatet, replikat dhe akuzat në Kuvend

Bashkim Fino: Topalli na hiqte mikrofonin kur dilnim jashtë rendit të ditës. Dua të dëgjoj për ligjin nuk kam për borxh të dëgjojë atë që bën politikë, kjo nuk shkon. Të kalojmë 60-minutëshin e debatit jashtë rendit të ditës në fillim të seancës, kjo s’ka kuptim (largohet nga salla)

Edi Paloka: Besoj se fjalimet lidhen me biznesin edhe tritoli lidhet me biznesin, pasi po largohen investimet e huaja. Mirë që t’ia kërkojë edhe Kryeministrin e tij që na mbajti herën e kaluar një orë për zorrën e trashë kur po fliste për licencat.

Ilir Meta: Çdo gjë ka kohën e vet,duhet zgjidhur që të respektojmë njeri-tjetrin dhe rendin e ditës.

Edi Paloka: Ministrave duhet t’iu vihet një limit për mashtrimet. Ministri që foli është rekordmen. Nëse Kryeministri po iu thotë që shqiptarëve se do hamë me lugë floriri, ky thotë se po hamë me lugë floriri.

Arben Ahmetaj: Pas letargjisë fillon gallata për opozitën. Të sfidojë se si janë shifrat. E nëse shikon këto shifra nuk dua të më kërkosh falje, po të gëzohesh.

Astrit Patozi: Nuk kemi nevojë një Kryeministër që çon dele apo ndonjë kryetar Kuvendi që çon zogj. E njëjta gjë vlen edhe për furgonët me miell të PD.

Sali Berisha: Zoti Edi Rama nuk bëri denoncimin më të vogël kur e thirrën në Prokurori, sepse kjo ngjarje nuk ndodhi me Ramën kishte dhe të tjerë, ishte i shoqëruar Rama kur ndodhi ngjarja. E panë jo një po më shumë se 1 autorin që e goditi për motive pasioni dhe absolutisht jo politike. Unë e sfidoj Edi Ramën, të nxjerrë personin të shkojmë në gjyq dhe Prokurori .Nëse do ishin motive politike çfarë e pengoi zotin Rama (qesh)…e dinë të gjithë që ai ishte krim pasioni Kushëriri yt (i drejtohet ministres Harito) nuk shkoi kurrë në prokurori.

Milena Harito: Unë nuk di gjë po pres të ma thuash ti…

Sali Berisha: A e dini ju qe zonjën ne krye te këtij institucioni e thërrasin rëndomtë ‘ministria-pilote’, apo ‘mimi-feka’, etj, etj. Në të vërtetë zonjë je e pudrosur nga major Feka. Me ato pluhurat që transportonte. Ai kishte shkelur disa herë rregullat. Gjatë periudhës sonë ai u disiplinua . Gjatë periudhës suaj ai shkëputej nga misionet që dërgohej, shkonte në drejtime të paditura dhe nuk raportohej dhe këtu dilet dhe thuhet nuk kemi asnjë përgjegjësi.

Taulant Balla: Ai njeri aty vetëm pak javë para shpërthimit në Gërdec dekoronte oficerët të cilët më pas shërbyen si fasadë e fajësisë në atë krim shtetëror. Kam këtu një procesverbal të Forcave të Armatosura, datë 24 ora 09.07 minuta, Baza e Gjirokastrës, fluturim Tiranë – Gjirokastër, pilot Sokol Feka, në bordin e helikopterit Kryeministri Berisha plus një oficer shoqërimi i Kryeministrit. Ç’punë ke pasur të fluturosh me zotin Feka në 24 mars 2012! Mos je ulur në Lazarat?

Sali Berisha: Kam këtu një dokument, i cili dëshmon se zotëria e tij, është denoncuar me 12.12.2012 nga një zonjushë. Nuk do të vidhni dot rehat kurrë ju këto pa jua bërë fytyrën siç e meritoni. Pse vetëm motra e tij dhe kushërira e parë janë për të fituar tendera në këtë vend.

Berisha-Metës: O ti z. Kryetar je bërë qesharak dhe një gjë të them. Ne nuk kemi asgjë pse flet ai këtu. Por që të ndryshosh lista tre here brenda të njëjtës seancë, ndërroi sa herë të duash tregon veten tënde.

Sadri Abazi: ik mor mos gënje, të gjitha rrena i ke.

Ilir Meta: Më vjen shumë keq, ishte z. Qefalia tha se e kishte të pamundur të vinte dhe kështu e mori fjalën deputeti tjetër z.Balla. Urdhëro shikojeni listën.

Sali Berisha: a mirë dakord në rregull.

Ilir Meta: Ja tek e ke listën, çojani edhe zonjës Topalli.

Sadri Abazai:Je mashtrues, s’ke turp.

Berisha, Abazit: Rri mer aty ti, ke 5 pallate pa leje.

Pasi mbaron fjalën Berisha debat në këmbë me Ballën: I kam këtu dokumentet.

Balla: S’ke asnjë të vërtetë.

Pasi del në pushim, Berisha shkon afër Rucit: I ke kopjet aty, aty janë dokumentet.

Arben Çuko: Tre ditë pas 21 janarit, Demiraj dha urdhër dhe drejtori ushtarakët para Kryeministrisë. Kam frikë se qëllimi i vetëm u sulmit ndaj FA-së dhe policisë është motivimi ndaj bombave.

Helidon Bushati: Kolonel Demiraj deri më 4 shkurt ka qenë jashtë vendit në mision. Të sfidoj z. Çuko të na tregosh se ku paska qenë ai pas 21 janarit para Kryeministrisë?

Sali Berisha: Po mbjell palma, palma 6 mijë euro. Sa të jepet rruga për ndërtim, do shkulen të gjitha. Po blihen 6 mijë euro copa. Sepse batakçiu po gjelbëron Surrelin, fshatin e Korleones. Me barëra që i merr nga Zvicra, kur listat trefishohen, ju bërtisni “Rroftë Palma”. Me një palmë ke ushqimin të 30-40 familjeve që nuk kanë ushqim sot. Që nesër si opozitë do të çojmë letra nëpër botë që nuk do njohim asnjë borxh që merrni jashtë parlamenti, në Wall Street të gjitha bursave, tregjeve financiare.

Shkëlqim Cani: Vetëm në 1 vit, nga ai borxhi që keni fshehur kemi paguar deri tani 500 milionë dollarë dhe me audit. Po kujt t’i thuash se po flet kryekrijuesi i gjithë këtyre të këqijave. Ti di vetëm të zgërdhihesh dhe ta çosh ekonominë në 1997

Erion Braçe: Unë vazhdoj t’i besoj atij Ridvanit që ka qenë Ministër, që ka thënë ekzaktësisht çfarë iu lexova. Të gënjesh për efekt elektoral dhe që do nisin letra tek kreditorët e huaj, është kriminale.

Ridvan Bode: Parafolësi është një nga shpifësit ordinerë dhe më të njohur në Shqipëri. Të gjithë ata që ai tha këtu janë gënjeshtra, mashtrime, dhe nuk kanë të bëjnë me të vërtetën.

Sali Berisha: Një gjë është e sigurtë. Kujt i thoni ju? Që banda “Hakmarrje për Drejtësi” nuk është e lidhur me Edi Ramën dhe vëllain e tij Olsi Rama. Anëtarë të tjerë të hakmarrjes iu përgjigjet më shpejt se ju në telefon. Të nxjerrë tabulatet dhe unë do të mbaj përgjegjësi.

Taulant Balla: Nëse Ministri i Brendshëm do të ishte i lidhur me krimin nuk do të ishte sot në Shtëpinë e Bardhë. Janë të freskëta deklarata e PD kur merrte në mbrojtje trafikantët e Lazaratit, Si ka mundësi pas çdo aksioni policie, del PD dhe thotë se këtë e ka bërë qeveria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency