Pyetësori/ 40% e nxënësve të fillores nuk dinë të numërojnë

0
211

nxënësve të fillores“Nxënësit kanë informacion për kryerjen e veprimeve si mbledhje, zbritje, shumëzim, rrumbullakosin, por numrat i shkruajnë me fjalë

 

 Në një kohë kur Ministria e Arsimit vlerëson reformat e ndërmarra deri tani në fushën e arsimit parauniversitar, raporti i Agjencisë Kombëtare të Provimeve jep shifra alarmuese. Sipas raportit, nxënësit e 9-vjeçares në Shqipëri rezultojnë dobët deri në limitet e analfabetizmit në lëndët gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre. Agjencia kombëtare e Provimeve nëpërmjet një provimi të bërë në klasat e 3 dhe të 5 ka nxjerrë rezultatet për nivelin e njohurive në këto lëndë, të cilat janë shqetësuese. Në testin e bërë në klasën e 3-të:

-24.11% e nxënësve nuk kanë shkruar përgjigje për pyetjen e bërë, e në rast se kanë tentuar kanë qenë të paqartë për të marrë qoftë dhe një pikë të vetme në këtë provim.

-31.17% e nxënësve kanë marrë vetëm 1 pikë por dhe përgjigjja në lëndën e gjuhës shqipe ka qenë me gabime drejtshkrimore. Në testin e klasës së 5-të:

-45% e nxënësve në matematikë nuk dinë të shkruajnë numërorët, aq më tepër të zgjidhin ekuacionet.

-Rreth 30% e tyre nuk dinë të veprojnë fare në zgjidhjen e problemeve në matematikë dhe vetëm 17% e tyre ia përgjigjur saktë. Drejtorja e AKP-së, Rezana Vrapi, thotë se kjo ishte një diagnozë për të parë gjendjen e kurrikulave dhe të njohurive. “Punohet pak në drejtimin e të lexuarit e të të shkruarit. Nuk i kushtohet rëndësi anës gramatikore. Një nga defektet e teksteve alternative është se u japin nxënësve njohuritë gramatikore krejtësisht të shkëputura. Nga ana tjetër mësuesit shumë të varur nga teksti mbështesin mësimdhënien në këto tekste”, – tha drejtorja e AKP-s, Rozana Vrapi. Është teksti kaq i vështirë apo studiojnë pak nxënësit në ditët e sotme? Kjo është pyetja që i drejtuam nxënësve të klasave të 5-ta në Tiranë dhe ata përgjigjen se tekstet janë të vështira. Projekti pilot i Agjencisë Kombëtare të Provimeve është aplikuar në shkollat 9 vjeçare shtetërore të të gjithë vendit. AKP do të realizojë testimin edhe përgjatë 2015 për të bërë një krahasim me rezultatet e lëna pas.

 

Nxënësit

Sipas rezultateve të përgjithshme të testit AKP-ja ka vlerësuar se nxënësit e kësaj grupmoshe janë të aftë të dallojnë fjalinë dhe llojet e saj. Një pjesë e konsiderueshme e nxënësve dinë të krijojnë fali, të identifikojnë informacioni e duhur në tekst, të gjejnë cilësi të personazheve, të gjejnë kryefjalën. Për sa i përket matematikës nxënësit kanë informacion për kryerjen e veprimeve si mbledhje, zbritje, shumëzim, rrumbullakosin dhe shkruajnë numrat me fjalë. Në lëndën e diturisë së natyrës nxënësit munden të dallojnë njësitë bazë të matjeve, të dallojnë objektet në varësi të lëndës që i përbën ata. Vështirësitë më të mëdha nxënësit e këtij target-grupi i kanë hasur në arsyetime, ekuacionin, pjesëtimin dhe mënyrën si e strukturojnë gjetjen e zgjidhjes së problemës, shtrimin e problemës me 2 ose 3 veprime. Rreth 63% e nxënësve pothuajse nuk e kanë zgjidhur problemin e dhënë në testim. Probleme po ashtu janë hasur në dhënien e përfundimeve, gjetjen e mesazhit të pjesës, një mbyllje ndryshe të fragmentit letrar të dhënë si dhe dallimin e gjinisë letrare. Në rubrikën “Të shkruajmë” kjo është një nga pyetjet, kur në të dy klasat pra në klasën e 3 dhe 5, nxënësit kanë shfaqur probleme serioze në zgjidhjen e tyre.

 

 

Urdhri i Infermierëve/ Testi i infermierëve, hartuesit, pa kualifikim

 

1200 infermierë dhe laborantë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë do të jenë të parët që do ti nënshtrohen testimit të njohurive në datën 28 shkurt dhe 1 mars. Ndërsa një javë më vonë, më 6 mars, do të jenë infermierët e spitaleve rajonale. Një ditë më parë ministria e Shëndetësisë ka bërë publike disa nga fushat në të cilat duhet të bazohen infermierët që do të hyjnë në testim, fusha që lidhen me urgjencën, shenjat vitale të pacientit, medikamentet, lëngjet e elektrolitet etj. Por menjëherë pas shpalljes së fondit të pyetjeve ka reaguar edhe kreu i Urdhrit të Infermierëve, i cili e cilëson këtë nismë antiligjore dhe tendencioze. “Po ta marrësh si provim ky nuk e ka bazën ligjore për të organizuar provimin,sepse janë të ndara detyrat me ligj se kush e organizon provimin. Sepse janë të ndara detyrat me ligj se kush organizon provimin. Nëpërmjet këtij pyetësori nuk marrim atë që duam, një pasqyrë të nivelit të shërbimit ndaj pacientit, të cilën e kemi në mision për ta rritur”, – tha Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierit. Pyetjet sipas Skënderit janë hartuar nga njerëz që nuk kanë kualifikimin e duhur, e nga ana tjetër ato shprehet ai, janë të një shkalle të lartë vështirësie. “Këto pyetje nuk janë serioze, janë të pakuptimta, jepen dy dhe tre alternativa të njëjta, janë marr nga librat nga disa njerëz që për mua nuk janë seriozë ndoshta. Edhe pse ata janë marr si të përzgjedhur pasi janë marr si pedagog infermierie, por disa mund të jenë thjesht laborant apo asistentë në infermieri”, – tha Skënderi. Në rregulloren e miratuar për testimin e infermierëve përjashtohen nga ky proces, infermieret që kanë lindur para datës 1 janar 1958, infermierët meshkuj të lindur përpara datës 1 janar 1953, si dhe personeli shëndetësor i licencuar nga urdhri i Infermierit pas datës 1 janar 2014.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency