Standard.al

Pensionet pas vitit 1994, ja koeficientët që do merren parasysh për llogaritjen fillestare

Pensionet pas vitit 1994Në vitin 2015 dhe në vazhdim, pagat mbi të cilat janë paguar kontributet, pas indeksimit të tyre vit pas viti, me koeficientët vjetorë të përcaktuar nuk mund të jenë më të larta se:

– trefishi i pagës minimale të indeksuar, të vitit përkatës, për pagat nga viti 1994 deri në 31.12.2001

– paga maksimale, e përcaktuar për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2014 e në vazhdim, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. Paga referuese, për periudhën e sigurimit të ish-anëtarëve të kooperativave bujqësore, para datës 1.1.1994, të jetë 1 619 lekë në muaj. Koeficientët e indeksimit të pagave, mbi të cilat janë paguar kontributet për sigurimet shoqërore të detyrueshme, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar, për llogaritjen fillestare të pensioneve, me datë fillimi 1.1.2015 dhe në vazhdim, sipas viteve, të jenë, si më poshtë vijon:

 

Pagesa e pensionit social

Ndërkohë Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përcaktuar se pensioni social duhet të tërhiqet nga përfituesi çdo muaj. Pagesa e pensionit social ndërpritet në rast se përfituesi nuk e tërheq atë nga qendrat e përcaktuara të pagesës, brenda fundit të muajit të kredituar për pagesë. Në këto raste, parashkruhet vetëm pagesa për muajin e patërhequr. Pensioni social mbyllet kur konstatohet se, për përfitimin e tij, janë kryer veprime spekulative të dhurimit apo të pakësimit të kapitalit që ishte burim i të ardhurave. Kësti mujor i pensionit social nuk ndërpritet në rastet kur përfituesi kurohet në spital ose është i sëmurë nga sëmundje që nuk mundësojnë lëvizjen apo nuk është i aftë nga ana mendore, të vërtetuara këto me raport mjekësor. Zyra e Tatim-Taksave, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Zyra e Regjistrimit të Automjeteve, zyrat rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dhe organet e qeverisjes vendore janë të detyruara t’u përgjigjen kërkesave të drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore për informacion, lidhur me kërkuesit e pensionit social, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës. Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Shërbimi Social Shtetëror bashkëpunojnë për vlerësimin e gjendjes ekonomike të përfituesit të pensionit social. Drejtoritë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror janë të detyruara që, përveç verifikimeve të veçanta gjatë vitit, brenda muajit janar të viti përkatës të verifikojnë të ardhurat e përfituesit.

 

Koficientët e pensioneve për pagat pas vitit 1994

Për pagat referuese, deri më      1.1.1994            8.59

Për pagat e vitit                  1994                  8.59

Për pagat e vitit                  1995                  6.92

Për pagat e vitit                  1996                  5.37

Për pagat e vitit                  1997                  5.37

Për pagat e vitit                  1998                  4.48

Për pagat e vitit                  1999                  3.64

Për pagat e vitit                  2000                  3.31

 

 

 Tirana, e 19-ta më e lira nga 124 kryeqytete në botë për restorantet

Me një drekë apo një darkë për dy persona me tre pjata (të parë, të dytë të tretë), që kushton mesatarisht 18 euro, Tirana renditet ndër kryeqytetet më të lira në botë, në një renditje nga faqja e internetit numbeo.com. Kjo faqe jep informacion të përditësuar lidhur me koston e jetesës dhe çmimet e përditësuara në shkurt 2015, të shumë produkteve dhe shërbimeve për shumë vende të botës. Tirana renditet i 19-i më i liri nga 124 kryeqytete në të gjithë botën, për sa i përket çmimit të një dreke apo darke në një restorant mesatar me tre pjata për dy persona. Në Evropë, kryeqyteti shqiptar është ndër më të lirët, pas Sarajevës në Bosnjë Hercegovinë, Shkupit në Maqedoni dhe Tbilisit në Gjeorgji, ku një drekë në restorant për dy veta kushton përkatësisht 15.33, 16.25 dhe 17.3 euro. Kryeqyteti më i lirë në botë është Kathmandu në Nepal ku mund të konsumosh një vakt të plotë për dy veta me vetëm 7.13 euro, i ndjekur nga Hanoi në Vietnam me rreth 12 euro. Në fund të listës renditen shumë shtete evropiane, ku një drekë apo darkë e plotë për dy veta kushton nga 40 euro në Madrid, 60 euro në Romë e Paris, 68 euro në Londër, për të arritur deri te qyteti më i shtrenjtë në botë, që është Oslo e Norvegjisë, ku një darkë për dy persona në një restorant mesatar kushton rreth 105 euro. Turizmi ushqimor është një nga sektorët ku Shqipëria ka avantazh të dukshëm për turistët, në raport edhe me shtetet fqinje, për shkak të çmimeve relativisht të lira dhe sidomos cilësisë së ushqimeve të papërpunuara që ofrohen në shumë restorante tradicionale shqiptare, veçanërisht ato në periferi të kryeqytetit, apo në zonat bregdetare e malore.

 

Comments are closed.