Berisha: gabim i Bashës me parkingjet

0

IMG_20150218_082844Shumë media dhanë dje lajmin se ishte Berisha ai që e detyroi Bashën të tërhiqej nga dhënia me koncesion e parkingjeve të Tiranës. Por ish kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmë se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gaboi që nuk dëgjoi zërin e qytetarëve para se t’i kërkonte këshillit bashkiak dhënien me koncesion të parkingjeve publike me afat kohor 35-vjeçar.  Megjithatë, në intervistën e tij për emisionin “Watching” në ‘Agon Channel’, Berisha përshëndet vendimin e mëvonshëm të Bashës për t’u tërhequr nga kjo nismë, pikërisht për arsyen sa më sipër.

Loading...

“Ky ishte sigurisht një gabim. Ajo që ishte e gabuar ishte mungesa e një dialogu me qytetarët, por ajo që quhet jashtëzakonisht pozitive, e një kulture të re qytetare, ishte anulimi i tij sapo u konstatua se qytetarët nuk e pëlqenin atë. Dhe kjo sapo qytetarët kishin dyshime se do të rëndonte xhepat e tyre. Nuk mund të bëhej fjalë që qytetari të paguhej tek pallati i tij, por tek lëvizjet e tij nëpër qytet. Ndaj unë e përshëndes vendimin e shpejtë të z. Basha duke e anuluar atë, duke e shtyrë për 5 vitet e ardhshme”, – tha Berisha.

Ai u pyet nëse i takonte z. Basha që ta shtynte për pesë vjet, ndërkohë që një vendim të tillë mund ta realizojë kryebashkiaku i ardhshëm. “Lulzim Basha ka në radhë të parë zërin e qytetarëve. Ai bëri një gabim, por për korrigjimin e tij hyri direkt z. Basha.Qytetarët kanë vlerësimin më të madh tek Basha, pasi panë tek ai jo një njeri arrogant dhe prepotent, por panë tek ai njeriun që do të dëgjonte zërin e tyre. Qytetarët kërkonin siguri të plotë dhe vendimi i Bashës ishte tërësisht i drejtë. Merrni ju kulturën e neo-bllokmenëve dhe kulturën e z. Basha. Rama bën pseudo-kulturë…”, – tha ai.

Loading...