Shpërthimet/ Prokuroria kërkon 15 ditë për pronarin e telefonit

0

Alma Çuka

 shperthimet ne tiraneMbahet në paraburgim që prej mbrëmjes së datës 11 shkurt. Ka postuar foto nga dhoma ku mbahet, ndërsa nuk pranon se ka dijeni për personin që i ka shitur telefonin

 Prokuroria e Tiranës dorëzon në Gjykatë dosjen për vlerësimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Emirjon Gjuta, akuzuar për fshehje “pengim të zbulimit të së vërtetës”. Burime nga akuza pohuan se i kanë kërkuar gjykatës si masë arresti personal për Gjutën atë me afat 15 ditor. Ky afat do të shërbej për Prokurorinë për të vërtetuar nëse shtetasi Gjuta, i cili ka pranuar se ka qenë pronar i aparatit telefon Nokia, ka apo jo lidhje me personat që e kanë përdorur këtë aparat për të realizuar shpërthimin në biznesin e babait të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. kërkesa e akuzës tashmë është depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila pritet që sot të vendos për pranimin ose jo të saj duke pasur parasysh provat e depozituara bashkë me të. Po kështu pritet që akuza të vërtetojë gjatë kësaj kohe edhe  faktin nëse deklarimet e Emirjan Gjutës janë apo jo të vërteta.

 

Deklarimet

Emirjan Gjuta u ndalua nga Policia e Tiranës mbrëmjen e 11 shkurtit, një natë pas shpërthimitme 400 gram tritol në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Që në momentin e parë të marrjes në pyetje ai është shprehur se ka pasur telefonin që u përdor për të shpërthyer tritolin në përdorim, por këtë e ka shitur në një dyqan pranë Postës Shqiptare. Më pas Gjuta kamohuar të ketë dijeni për personin që e ka blerë, duke u shprehur se nuk e njeha të dhe se e ka shitur telefonin së bashku me numrin. 26 -vjeçari Gjuta së bashku me babain e tij, prej vitesh merren me tregtimin e aparateve celular në një dyqan të vogël në zonën e Postës Qendrore në Tiranë. Në momentin e shoqërimit në polici Gjuta është njohur edhe me pamjete kamerave të sigurisë,me qëllim që të bënte të mundur identifikimin e personit që dukej në planë duke vendosur tritolin. Por mësohet se në asnjëmoment ai nuk ka pohuar se i njeh personat duke thënë se nuk ka dijeni për gjithçka që flitet rreth tritolit të shpërthyer në Tiranë. E vetmja gjë që e lidhë këtë të pandehur me ngjarjet është fakti se telefoni i blerë ne emër të tij, i është shitur personave që kanë kryer krimin.

 

Autorët

 Sipas prokurorisë, gjatë hetimeve paraprake dhe me ndihmën e të dhënave të kompanive telefonike, është arritur të provohet se personi që ka aktivizuar shpërthimin në farmacin e Bashkim Tahirit dhe atë në rrugën Muhamet Gjollësha, ndodhej në zonën e Linzës. Ndërsa karta e telefonit e të përdorura në këto tre raste, janë blerë në një dyqan të kompanisë vodafon në rrugën Don Bosko, ku numrat i kanë faturuar personave që nuk kishin dijeni për këto numra apo edhe për ngjarjen. Edhe për ngjarjen e vendosjes së 1 kg tritol të përzier me gozhda dhe sfera, prokuuroria është në pritje të kompanisë, për të zbardhur identitetin e pronarëve të kartës dhe telefonit që ndodhej i lidhur me lëndën plasëse.

 

Aksidenti/ Aksidentohen tre të rinjtë FRPD, mes tyre dhe Greta Koçi

Ishin nisur për të shpërndarë ndihma në zonat e përmbytura por aksidentohen gjatë rrugës. Burime të policisë thanë se tre të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë pësuar aksident ditën e djeshme. Burimet thanë se ata ishinnisur për të shkuar në Novoselë një nga zonat më të përmbytura, por gjatë rrugës kanë pësuart aksident nga i cili kanë marrë plagë të lehta. Dy prej të aksidentuarve janë Arsen Zenelaj dhe Melita Mihaj. Mes të rinjve ishte edhe këngëtarja Greta Koçi, e cila njëkohësisht luan rolin e koordinatores së këtij forumi. Të rinjtë janë transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe morën mjekimin e nevojshëm. Deri në këto momente nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

 

Kapshticë/ Lejoi futjen e gomave kontrabandë, arrestohet doganieri

Një doganier në pikën kufitare të Kapshticës është arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pasi dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka lejuar futjen e mallrave kontraband,duke përfituar prej këtij veprimi.  Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se në pranga ka rënë 31-vjeçari me banim në Pogradec, R. Molla, i cili ka lejuar futjen në territorin shqiptar të disa mallrave kontrabandë. Më konkretisht, Molla, duke qenë me shërbim, ka lejuar të hyjë në territorin e vendit tonë, mjetin me targa AA 145 BD, të ngarkuar me 14 goma kontrabandë. Materialet në lidhje me këtë ngjarja kanë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

 

Greqi/ E ndau se ishte shqiptar, vret të dashurën Greke dhe veten

 E refuzoi se ishte shqiptar. Kjo gjë ka acaruar djalin e ri, i cili pasi ka vrarë me një plumb në kokë ish të dashurën i ka dhënë fund  dhe vetes së tij po me një plumb në kokë. Një i ri shqiptar ka vrarë ish të dashurën e tij greke dhe veten, në Kallamata të Greqisë. Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur natën duke gdhirë 14 shkurti, dita e Shën Valentinit, në rrugën Abia të lokalitetit Kalamata Mesinia. Viktimat janë shtetasi shqiptar Erisiano Ismaili 30 vjeç dhe shtetasja greke, Elina Vachaviolou, 32 vjeçe nga Mesinia, Kalamatë, Greqi. I riu shqiptar i kishte dhënë fund marrëdhënies me vajzën greke në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në prag të festës së Krishtlindjeve. Arsyeja kryesore ishte zbulimi i gënjeshtrës së djalit, nga ana e vajzës e cila mësoi se i dashuri nuk ishte italian, por shqiptar. I riu emigrant ishte nga Shqipëria, ndërsa përpara të dashurës ishte paraqitur si shtetas italian, i quajtur Erisiano Capetano, por mbiemri i vërtetë i të cilit është Ismaili. Ai punonte në zonën e Kalamatës si punëtor i thjeshtë por nuk kishte leje pune dhe qëndrimi. Mbrëmjen në prag të Shën Valentinit, Ismaili ka shkuar në banesën e vajzës, një gjimnaste që aktivizohej edhe si balerinë dhe pas një debati të ashpër, e ka goditur atë me armë në kokë, në sy të babait të saj. Më pas i riu ka drejtuar armën drejt vetes dhe i ka dhënë fund edhe jetës së tij, gjithashtu me një plumb në kokë. Viktima, shtetasja greke 32 vjeçare, Elina Vachaviolou, u dërgua në spitalin e Kalamatës dhe më tej në atë të Atikës. Por për shkak të plagëve të shumta të marra në pjesën e kokës, nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë dje pasdite vonë. Ndërsa Ismaili vdiq më herët teksa po transportohej nga spitali i Kalamatës në atë të Atikës. Mësohet se djaloshi shqiptar ishte djalë i vetëm dhe nuk kishte pasur më parë probleme me drejtësinë.