Grabitja/ Rojet e bankës mohojnë në Prokurori bashkëpunimin me autorët

0
120

Alma Çuka

 grabitja e bankes shkurt 2015U gjendëm përballë kërcënimit të armëve. Merren në pyetje nga prokurorja e çështjes dhe secili ka dhënë versionin e tij. Kundërshtojnë akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sot dalin para Gjykatës

Prokuroria e Tiranës ka marrë gjatë ditës së djeshme në pyetje gjashtë rojet private të Bankës së nivelit të dytë, nga duart e të cilëve grabitësit rrëmbyen katër thaës me para. Burime nga akuza bëjnë me dije se  të dyshuarit për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” nuk kanë pranuar asnjë fakt kompromentues. Mësohet se gjatë seancave të pyetjes të cilat janë bërë të veçuara nga njëra-tjetra, të pandehurit  kanë dhënë pothuaj të njëjtin version. Për të hetuar lidhur me këtë çështje është ngarkuar prokuroria Anila Galanxhi, së cilës i është dashur të paktën pesë orë të përmbyllë fazën e parë, atë të marrjes në pyetje.

 

Deshmitë

Mësohet nga burime të sigurta brenda organit të akuzës se gjashtë efektivët e eskortës të caktuar nga kompania private për të transferuar paratë nën masa të rrepta sigurie dhe me makinë të blinduar nga banka Union Bank në degën qëndrore, të kenë mohuar akuzat. Burimet bëjnë me dije se  ata janë shprehur se nuk kanë pasur lidhje me asnjë prej autorëve dhe se një gjë e tillë i ka ardhur krejt papritur dhe i ka gjetur në një moment tepër të vështirë. Ata sipas të dhënave janë shprehur se tre grabitësit kanë dalë në mënyrë të menjëhershme nga vendet ku ishin fshehur dhe më pas i janë drejtuar nën kërcënimin e armëve. Më pas kanë shpjeguar se nuk kanë arritur të reagojnë pasi grabitësit i kanë dalë nga pas shpine dhe ka qenë një moment kur asnjë prej tyre nuk ishte i përgatitur. Efektivët e policisë private po hetohen për shpërdorim detyre dhe për negliyhëncë në kryerjen e  detyrës së tyre. Ata sipas akuzës nuk kanë zbatuar rregullat dhe nuk kanë respektuar urdhërin për të qenë të gatshëm për ndërhyrje në çdo moment. ndërkohë po punohet për të parë nëse grabitësit mund të kenë pasur ndonjë bashkëpunëtor në bankë, i cili i ka vënë në dijeni për orarin e saktëtë qarkullimit të parave nga banka e nivelit të dytë në atë qendrore. Ndërkohë, policia në vendin e ngjarjes dhe në makinën e braktisur nga tre grabitësit kanë gjetur disa gjurmë gishtash të cilat po verifikohen nga laboratori i policisë shkencore, për të parë nëse janë të identifikueshme. Ngjarja për të cilën u arrestuan Isuf Gjici, Artan Dervishi, Dritan Duka, Saimir Nikoci, Ilir Syla dhe Tomorr Hidri ka ndodhur mesditën e së premtës, në rrugën “Sulejman Vathi” ku tre grabitës vodhën parat e bankës, në momentin që po transportoheshin drejt makinës blind. Sot pritet që gjashtë efektivët e eskortës së policisë private të dalin para gjykatës për të mësuar masën e sigurimit personal ndaj tyre.

 

Grabitja

Grabitja e bankës së nivelit të dytë në afërsi të stacionit të trenit, u realizua nga tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve automatike, mesditën e datës 13 shkurt. Sipas njoftimit që bëri edhe Policia e Shtetit, tre personat arritën të merrnin katër thaës me para, ku dyshohet se shuma arrinte deri në 300 mijëeuro dhe më pas duke përdorur makinëne blinduar të eskortës të largohen nga vendi, pa rënë në duart e policisë. Ata u ndoqën nga policia deri në afërsi të shinave të trenit, ku edhe braktisën makinën e grabitur, për tu larguar më pas me një tjetër makinë që dyshohet se e priste aty. Aktualisht policia nuk ka asnjë të dhënë për autorët, edhe pse ka kryer disa operacione.

 

Tiranë/ Kërkohej nga drejtësia Italiane, arrestohet në kryeqytet

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit, Interpol Tirana dhe  Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës, gjatë paradites së djeshme, përmes një operacioni të mirëorganizuar bënë ët mundur arrestimin e një shtetasi të shpallur nëkërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit të Policisë ë Shtetit thuhet se u arrestua shtetasi Armando Gorezi i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Armando Gorezi, është 40 vjeç, banues në Tiranë. Kapja e tij u bë pasiGjykata Torino, Itali, ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 5364/12RGNR- 24320/13 RG GIP, datë 06.05.2014, për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga nenet 575 e 577 të Kodit Penal Italian. Gjithashtu në ngarkim të këtij shtetasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka rinisur procedimin penal për veprën penale të “Trafikimit të personave”,  pasi ky shtetas  dyshohet të këtë trafikuar shtetasen E.K. e cila është shpallur në kërkim  ndërkombëtar  nga Interpol Tirana si person i humbur. Mësohet nga burime të policisë se personi i arrestuar ka kryer veprimtari të tjera kriminale për të cilat po hetohet nga të dy vendet. Në Itali kërkohet për vrasje dhe nga Prokurori e Beratit po hetohet për trafikfemrash  për prostitucion. Pas ndalimit i pandehuri ka të drejtë të kërkoi mosekstradimin drejt Italisë. Ndërkohë do të shihen edhe procedurat e ndjekjes së hetimeve në Berat.

 

Operacioni/ Vjedhja e energjisë, në një javë 33 të arrestuar 38 në kërkim

Policia e Shtetit bënë me dije se gjatë javës që sapo u mbyll si rezultat e bazhdimit të operacionit  kundër vjedhjes së energjisë elektrike, janë arrestuar 33 persona,me këtë akuzë. Policia thotë se nga ana e saj u ngritën 130 grupe pune në të gjith ëvendin, të cilat I erdhën në ndihmë punonjësve të OSHEE, për të evidentuar lidhjet e paligjshme të energjisë. Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici –  OSHEE në 6.722 raste . Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  93 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  93  autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë  33persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike . Janë  shpallur në kërkim  38 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 22 persona. Gjithashtu  janë ndërprerë 5.159 lidhje të abonentve debitorë dhe 93 lidhje të paligjshme.  Si dhe  janë kontrolluar 264 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

 

Vizita/ Krimi i organizuar, Ministri i Drejtësisë takime me homologun e tij në Spanjë

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë  nga koha kur piloti shqiptar Sokol Feka humbi jetën në një aksion për trafikun e drogës në Spanjë, drejt këtij shteti niset sot Ministri i Drejtësisë Nasip Naço. Pjesë e axhendës së takimeve do të jetë edhe pritja nga homologu spanjoll Z. Rafael Catala. Bashkëpunimi, bashkërendimi dhe shkëmbimi i eksperiencave, në luftën kundër trafikut dhe krimit të organizuar, asistenca në fushën e ndihmës së ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe civile, asistenca ligjore në fushën e reformimit të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Shkollës së Magjistraturës, etj, pritet të jenë disa nga çështjet ku do të fokusohet diskutimi gjatë këtij takimi zyrtar.Të tjera takime të nivelit të lartë do të zhvillohen në vijim të axhendës së vizitës së Ministrit Naço, ku pritet të adresohen çështje me rëndësi të veçantë përsa i takon intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në sistemin e drejtësisë. Përgjatë qëndrimit në Hollandë, kreu i drejtësisë shqiptare do të takojë Prokurorin e Përgjithshme të Shtetit, Kryetarin e Këshillit të Përgjithshëm të Pushtetit Gjyqësor, drejtues të Shkollës së Magjistraturës, etj. Gjatë takimeve do të diskutohet rreth reformave që po ndërmerren në sistemin e drejtësisë, lidhur me proceset integruese të Shqipërisë, me fokus të veçantë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency