Tritoli në Tiranë/ Arrestohet personi i parë

0
131

shperVihet në pranga i arrestuari i parë pas shpërthimeve me lëndë eksplozive, 3 ditë më parë. Ai është Emirjon Gjuta, nga Kamza. 26-vjeçari nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në vendosjen e lëndës plasëse në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, apo në pakon me tritol që u gjet në një stacion autobuzi, por akuzohet për moskallëzim krimi.

Për policinë e Tiranës, Gjuta ka penguar zbardhjen e akteve të rënda. Ai u ndalua pak orë pas ngjarjes, por nuk ka qenë bashkëpunues me policinë. Ai akuzohet për moskallëzim krimi dhe pengim në identifikimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes së rëndë, ndodhur në 10 shkurt. Në emër të Emirjon Gjutës është karta e telefonit që u gjet e paplasur, por ai mohon të ketë dijeni. Policia tregohet e rezervuar të japë më shumë detaje, por ajo çka mësoi TemA është se tashmë ka një identikit të personit që vuri tritolin tek farmacia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency