Maradona bën lifting të fytyrës

0
163

Maradona bën lifting të fytyrësPortali argjentinas “Primicias Ya” ka publikuar një foto ekskluzive të Diego Armando Maradonës në Dubai, i shoqëruar nga e dashura e tij Rosio Oliva, por ajo që bie më shumë në sy është look-u i ri i legjendës së futbollit. “El Pibe de Oro” ka vendosur të bëjë një lifting në fytyrë, edhe pse është 54 vjeç.

 

 

Shayak mbron Ronaldon

Rreth një muaj pas ndarjes zyrtare, modelja ruse Irina Shayak i del në mbrojtje ish-të dashurit të saj Kristiano Ronaldo, i cili u kritikua për festën e 30-vjetorit pak orë pas disfatës në derbin kundër Atletiko Madridit. “Nuk është e drejtë”, – u shpreh Irina për kritikat ndaj Ronaldos, gjatë setit të fotove për revistën “Sports Illustrated”.

 

Arbitrat të mërzitur me Guardiolën

Arbitrat e Bundesligës janë mërzitur shumë nga sjellja e Pep Guardiolës. Gjatë ndeshjes ndaj Shalke 04-ës, trajneri i Bajernit të Mynihut doli nga zona e tij dhe shkoi me vrap te arbitri anësor për t’u ankuar për golin që ky i fundit i anuloi sulmuesit Levandovski kur ndeshja ishte 0-0. Jo vetëm kaq. Trajneri spanjoll habiti të gjithë edhe kur përqafoi arbitrin e katërt në momentin që shënoi gol Arjen Roben po në këtë takim. Herbert Fandel, presidenti i arbitrave të kampionatit gjerman, tha për “Sport Bild”: “Pep Guardiola do të bënte mirë që të ndryshonte sjelljen e tij menjëherë. Me gjithë respektin që kam për emocionet gjatë një ndeshjeje, reagimet e tij në ndeshjen ndaj Shalke 04-ës kaluan çdo kufi. Një trajner që lë zonën e tij teknike dhe vrapon drejt anësorit që ndodhet në flamurin e këndit duhet ndëshkuar me karton të kuq”.

 

Mesi vjell përsëri

Vazhdojnë dyshimet për shëndetin e Lionel Mesit. Ylli argjentinas i Barcelonës ka vjellë sërish në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit kundër Vilarealit (3-1) dhe ku “Pleshti” ishte autor i golit të parë. Kjo nuk është hera e parë që Mesi vjell në fushën e lojës pasi këtë gjë e kemi parë jo vetëm me Barcelonën, por edhe me Argjentinën.

 

Ramos, baba për herë të dytë ?

Serxho Ramos sërish baba? Futbollisti i Real Madridit dhe partnerja e tij Pilar Rubio mund të jenë në pritje të një tjetër fëmije, shkruan “El Balon Rosa”. Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por çifti po mendon të ndryshojë shtëpi pasi edhe familja do të shtohet tashmë. Për momentin Ramos jeton në zonën luksoze të La Finca en Pozuelo, bashkë me futbollistë të tjerë të Real Madridit. Ramos dhe Pilar kanë aktualisht një djalë që quhet Serxho Jr.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency