Tropojë/ Dy vajza denoncojnë babain për përdhunim

0
149

arrestimBabai kishte abuzuar me të në moshë të mitur. Sot G.A është 25 vjeç. Ka jetuar disa vite me këtë tmerr. Por kur ka parë se i ati kishte nisur të abuzonte edhe me të motrën 13 –vjeçare nuk ka duruar dot më dhe e ka denoncuar në polici. 25 –vjeçarja nga Tropoja i është drejtuar komisariatit të policisë për të kërkuar arrestimin e babait të saj, M.A, 50 vjeç, duke kërcënuar se në të kundërt do ta vriste. Një oficer i policisë gjyqësore e ka marrë menjëherë në pyetje dhe vajza ka rrëfyer të gjithë historinë e saj: kur ishte e mitur babai kishte abuzuar me të seksualisht. Në vitin 2013 ai ka tentuar që këtë ta bëjë edhe me vajzën e vogë, B.A. 25 –vjeçarja thotë se ajo ka ndërhyrë bashkë me nënën dhe e kanë ndaluar. Por 50 –vjeçari ka tentuar sërish dhe për këtë vajza i është drejtuar policisë. Babai akuzuar për inçest është vënë në pranga. Por ai ka mohuar çdo akuzë të drejtuar kundër tij. Në polici ka thënë se gjithçka po bëhet nga vajza e madhe dhe nëna e saj për ta nxjerrë atë nga shtëpia. Vajza 13 –vjeçare është pyetur në lidhje me pretendimet e së motrës, por nuk ka mundur të japë detaje. Ajo është dërguar për t’u trajtuar në një qendër sociale, ku do të ketë edhe ndihmën e psikologut, pasi ka pësuar tronditje nga kjo ndodhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency