Vlora zgjohet e mbuluar me trakte: “Ngrihuni kundër diktaturës”

0
148

trakteQyteti i Vlorës u zgjua mëngjesin e së mërkurës i mbuluar nga trakte të shpërndara kudo. Mbi makina, ngjitur në shtylla, nëpër mure në fasadat e godinave të institucioneve janë vendosur trakte me thirrje për të reaguar. “Traktet” bëjnë apel për të reaguar ndaj padrejtësive që po i bëhen Vlorës dhe popullit shqiptar. Ato mbajnë firmën e një organizate të panjohur të quajtur “Vlora përgjigjet”. Nuk ka të dhëna mbi këtë organizatë. Në këto trakte të shpërndara shkruhej: “Ngrihu. Ka ardhur koha. Ku është dinjiteti vlonjat? Nuk ke mundësi të paguash dritat? Burg. Popull i Vlorës, ka ardhur koha të tregojmë forcë ndaj diktaturës që po nënshtron dita ditës popullin tonë. Mjaft. Organizata “Vlora Përgjigjet” nuk ndalet me kaq. Shpërndani lajmin në rrjetet sociale. Vepro tani për të ardhmen tënde”- shkruhet në fletushkat e shpërndara gjithandej në Vlorë.

lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency