Udhëzimi, si regjistrohen makinat e reja dhe të përdorura

0
149

Për makinat e reja të blera jashtë shtetit

makinat e reja dhe të përdoruraDokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e reja, të blera jashtë shtetit: Dokumenti i hyrjes, i lëshuar nga organet përkatëse kufitare. Dokumenti i fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, i njëjtë me atë të paraqitur pranë autoriteteve doganore shqiptare. Me formë të fitimit të pronësisë do të kuptojmë: Kontratë të fitimit të pronësisë, aktin e trashëgimisë për fitimin e pronësisë dhe ligjin me anë të të cilit është fituar pronësia. Dokumenti i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, origjinal. Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar.

 

Për makinat e reja të blera në Shqipëri

Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e reja, të blera në vend: Dokumenti i fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. Dokumenti i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, origjinal. Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar.

 

Për makinat e përdorura të blera jashtë shtetit

Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e përdorura, të blera jashtë shtetit: Dokumenti i hyrjes, i lëshuar nga organet përkatëse kufitare. Dokumenti i fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, i njëjtë me atë të paraqitur pranë autoriteteve doganore shqiptare. Dokumenti i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij ose dokumenti shoqërues, prejardhës, me treguesit teknik të mjetit, në origjinal. Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar.

 

Për makinat e përdorura brenda vendit

Dokumentacioni i nevojshëm për të regjistruar mjetet e përdorura, të blera në vend: Dokumenti i fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. Dokumenti i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, ose dokumenti shoqërues, prejardhës, me treguesit teknik të mjetit, origjinal. Dokumenti i zhdoganimit nga autoriteti shqiptar.

 

Lëshimi i targës përsëritëse

Në rastet kur kërkohet targë përsëritëse, për karrel ose rimorkio me një aks që i montohet një mjeti, personi i interesuar dorëzon: Kërkesë, Drejtorisë Rajonale për shërbimin e kërkuar, e cila përmban dhe Deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR Dokumentin e identifikimit (pasi kontrollohet nga nëpunësi i kthehet personit dhe mbahet fotokopje e tij) ose në mungesë të tij, Certifikatë lindje me fotografi, të lëshuar jo më parë se 3 muaj nga data e paraqitjes dhe që sistemohet ne dosje. Dokumentin e hyrjes, të lëshuar nga organet kufitare, vetëm për ato të blera jashtë shtetit. Dokumentin e fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. Dokumentin e origjinës së mjetit të ri, të lëshuar nga prodhuesi apo agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, ose dokumentin shoqërues, prejardhës, me treguesit teknik të mjetit të përdorur, origjinal. Dokumentin e zhdoganimit nga autoriteti shqiptar. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit.

 

Kur ndryshohet vendbanimi

Kur pronari i mjetit ndryshon vendbanimin, ai dorëzon në zyrën e regjistrimit të Drejtorisë Rajonale që ka nën juridiksionin e saj vendbanimin e ri: Kërkesën, Drejtorisë Rajonale për shërbimin e kërkuar, e cila përmban dhe Deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR Dokumentin e identifikimit (pasi kontrollohet nga nëpunësi i kthehet personit dhe mbahet fotokopje e tij) ose në mungesë të tij, Certifikatë lindje me fotografi, të lëshuar jo më parë se 3 muaj nga data e paraqitjes dhe që sistemohet ne dosje. Lejen e qarkullimit të mjetit. Certifikatën e pronësisë së mjetit. Dokumentin e adresës së re. Kur pronari ndryshon rrethin e vendbanimit, dorëzon targat vetëm nëse ato janë të sistemit të vjetër.

 

 Të ndërtosh marrëdhënien e duhur në punë

Tregohuni të hapur dhe të sinqertë. Ekipi juaj do të jetë shumë më i angazhuar në qoftë se tregoheni të hapur dhe të sinqertë me ta – veçanërisht kur pranoni gabimet. Tregohuni të ndershëm në lidhje me atë që po ndodh, si me të mirën ashtu dhe me të keqen, dhe njerëzit do të përgjigjen me besim dhe besnikëri, sepse ju po demonstroni integritet. Adaptoni një qëndrim të pranueshëm. Tregohuni të hapur dhe mirëkuptues në vend që të gjykoni njerëzit dhe të kërkoni të gjeni diçka negative tek ata. Një sjellje e tillë do ju ndihmojë të zbuloni më tej. Përpiquni të mos fajësoni. Hiqni dorë nga nevoja për të fajësuar këdo për çdo gjë. Gabime bëhen çdo ditë kështu përpuqni ti ktheni ato në mësime të vlefshme. Merrni përgjegjësi për atë që po ndodh dhe përqendrohuni në veprime që përmirësojnë situatën sesa të qortoni dikë. Dëgjoni për të kuptuar. Dëgjoni vërtet me qëllim që të kuptoni jo vetëm çfarë po thotë personi tjetër por edhe pse është duke thënë kështu dhe gjithashtu çfarë nuk po thotë. Nëse keni një qëllim të tillë, në vend se të fokusoheni se çfarë do të thoni ju më pas, personi tjetër do të ndihet me të vërtetë i vlerësuar dhe do të angazhohet edhe më shumë. Qëndroni i pranishëm. Qëndro i pranishëm me personin tjetër gjatë bisedës suaj. Në të njëjtin kuadër, mos bëni asgjë tjetër ndërsa dëgjoni – mos dërgoni email, mesazhe apo ndonjë gjë tjetër që ju shpërqendron nga diskutimi. Fokusohuni tek personi tjetër, ashtu sikundër do të dëshironit që ai të përqendrohet në atë që ju thoni.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency