Për 53 mijë e 900 konsumatorë/ Falen mbifaturimet dhe afrofetë e energjisë elektrike

0
117

libreze dritashOperatori i sistemit të shpërndarjes vendos të lirojë nga detyrimet financiare rreth 53 mijë abonentët të cilët rezultojnë debitor për shkak të mbifaturimit apo faturimit afrofe të bërë në vite. Kështu bëri të ditur dje kryeministri Rama kanë konferencën për shtyp duke theksuar se përmes këtij vendimi konsumatorët fitojnë të drejtën e tyre dhe çlirohen nga detyrimet e padrejta. “OSHEE-ja, pasi ka analizuar me përgjegjshmëri të plotë ankesat e disa mijëra konsumatorëve, bazuar ne Vendimin e ERE, Nr.90 Dt 25.10.2010, për energji të pamatur dhe dëm ekonomik ndaj konsumatorit përmes faturash afrofe e gjobash arbitrare, ka marre sot ( dje) zyrtarisht vendimin në mbështetje të të gjithë atyre konsumatorëve të prekur nga kjo padrejtësi e madhe: Kjo do të thotë se, bazuar në këtë vendim, 51.500 konsumatorë, fitojnë më në fund të drejtën e tyre dhe çlirohen nga këto detyrime të padrejta. Po ashtu, këtyre do t’ju shtohen edhe 2400 konsumatorë, të cilët në bazë të disa vendimeve nominative të ERE qysh prej vitit 2011, kanë të njëjtën të drejtë”, – u shpreh Rama. Më tej, kreu i qeverisë theksoi se në këtë formë OSSHE njeh detyrimin e vet ndaj këtyre konsumatorëve, i cili shkon sipas Ramës në 41.8 miliardë lekëve ose 41.8 milionë dollarëve. “Ky është botëkuptimi i ri qeverisës në Shqipëri. Kjo është përgjegjësia e re dhe e panjohur më parë e qeverisë së Shqipërisë. Kështu ndërtohet shteti modern i shqiptarëve, të cilët duhet të kontribuojnë të gjithë për shtetin e tyre me atë që u takon, po duhet të marrin nga shteti i tyre çdo gjë që u takon”, – përfundoi reagimin e tij për këtë çështje Kryeministri i vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency