Flori ironizon me “legjendën” Linda Morina

0
156

floriProducenti dhe kantautori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi, ka ironizuar me këngëtaren e cila i ka kënduar pothuajse të gjithë politikanëve dhe dallohet për “vokalin e saj të mrekullueshëm”. Këngëtarja “super e talentuar” ka vazhduar të shokojë, duke lancuar një këngë duke kërcënuar edhe reperët se ajo eksplodon dhe do t’i shkatërrojë. Kjo i ka pëlqyer shumë Flori Mumajesit, i cili e ka publikuar në Instagram dhe ka shkruar “S’bohet fjalë”. Duket se Flori “seriozisht” është duke menduar që të bashkëpunojë me artisten e re, Linda Morinën.

Edhe Samanta me foto fëmijërie

samanta e vogel 2Edhe Samanta Karavella nuk i ka shpëtuar trendit të postimit të fotove kur ajo ka qenë e vogël. Në një foto që ajo ka postuar në Instagram, tregon vitin kur fotoja e fëmijërisë është realizuar, e ku ngjitur me të është edhe një foto e fundit. “2015/1992”, kanë qenë vitet përkatëse në të cilën janë realizuar fotot, ndërsa kujtimet e saj fëminore janë ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjetin social.


Marigona Dragusha prezanton të dashurin

marigonaNjihet si një nga femrat më të mbyllura mediatikisht që nga zgjedhja e saj si Miss Universe, por më suksesshmja deri më tani, ndryshe nga të tjerat që tregojnë hiret e tyre dhe janë prezente gati në çdo portal online. Marigona Dragusha ka vendosur të tregojë jetën e saj private por përmes fotografive e duke mos zbuluar shumë detaje rreth të dashurit të saj. E ndonëse jeta private e saj ka qenë shumë e mbyllur për mediat, supermodelja e njohur ka vendosur që përmes profilit të saj në Instagram të ndaj me miqtë dhe fansat e saj një pjesë të intimitetit. Nuk ka informacione se kush është djaloshi që i ka vjedhur zemrën por në komentet e poshtëshënuara tek fotot shihen vetëm lavde për çiftin.

Çiljeta feston ditëlindjen në një ditë me djalin

ciliNjë rastësi mjaft e bukur ka qenë festimi i ditëlindjes së Çiljetës dhe djalit të saj në të njëjtën ditë, e ndërsa këto emocione ajo ka vendosur ti ndajë me të gjithë miqtë dhe ndjekësit në Instagram. Një surprizë e cila do të mbetet gjatë në kujtesën e saj ishin miqtë e saj të ngushtë, të cilët ju gjendën pranë. Së bashku me djalin Fernando, kanë festuar ditëlindjen e tyre në të cilën nuk kanë munguar miqtë dhe surprizat e shumta.

Mihrije Braha, baladë dhimbjeje për eksodin kosovar

Mihrije-300x138Këngëtarja Mihrije Braha i është bashkuar plagëve të ditëve të fundit në Kosovë. Në këngën e saj më të re, ajo i këndon ikjes masive të kosovarëve drejt shteteve të BE-së. Këngëtarja është prekur nga pamjet e këtyre ditëve, pamje të cilat do të shfaqen edhe në klipin e këngës “Biri i nënës”. “Sonte, më dhemb shpirti. Zëri po nxjerr këngën, shpirti është i vrarë, në lot si ky shi që po bie sonte”, – këto janë disa fjalë nga teksti i këngës “Biri i nënës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency