Standard.al

Ashikëtë famshëm të Ahengut të vjetër shkodran

Kabil Bushati

shkodra e vjeterPër ahengun e vjetër shkodran, muzikologët thonë se ka ne repertorin e tij 700 këngë, ku në shumicën e tyre janë ruajtur me fanatizëm edhe në tekst e në muzikë. Bile instrumentisti dhe kompozitori i ndjerë Mark Kaftalli thoshte se ky Aheng ka në repertorin e tij rreth 1000 këngë,por 700 janë që dihen. Disa herë këto këngë përcjellin tek dëgjuesit ose tek ashikët, siç i quajnë shkodranët në zhargonin e përditshëm, edhe emra personazhesh të cilët janë bërë objekt diskutimi për vërtetësinë e tyre, a kanë jetuar realisht apo jo, a janë nga Shkodra apo nga Ulqini dhe vetëkuptohet pastaj të kërkohet edhe origjina e këngës, a është shkodrane apo ulqinake.Në këtë kontekst ne flasim për një areal që përfshin disa vise përqark,pjesë e kësaj treve,si Ulqini,Tivari,Kraja,Hoti e Gruda që mbetën jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar.
Shkodranët e vjetër shpeshherë i dëgjoje të thoshin një maksimë:“Ulqini asht porti i Shkodrës e Shkodra asht pazari i Ulqinit”. Pra, janë lidhje të vjetra, nuk ka familje ulqinake e cila nuk ka farefis në Shkodër. Dhe kjo nuk do të thotë që ulqinakët të marrin autorësinë e këngëve shkodranë të vjetra. Mund të jenë rreth 80% të repertorit të këngëve të dasmave që këndohen në Ulqin të cilat janë kënduar për herë të parë dhe mbajnë autorësinë e këngëtarëve shkodranë. Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm në vendosjen e burimit(matrikullimit)të këngëve të vjetra.
Nga fillimi i shekullit XX, në Shkodër u vu re një fenomen sa i çuditshëm aq dhe civilizues dhe emancipues, u bë një zhvendosje e personazheve të këngëve, nga anonimati filluan te dalin me emër e mbiemër. Më përpara personat të cilëve u kushtohej kënga si meshkuj a femra ishin të detyruar të rrinin incognito, sepse ishte fanatizëm i madh dhe kërciste pushka dhe vriteshin njerëzit. Prandaj, ai që bënte tekstin e këngës së dashurisë, duhej të tregohej i kujdesshëm, që të mos përmendte asnjëherë emrin e djalit apo të vajzës, pasi do të derdheshin lumenj gjaku. Pra, duhej ruajtur anonimati. Por krahas civilizimit të jetës shkodrane, gjatë viteve 1880 e këtej, kjo dukuri u evidentua në shumë këngë. Më poshtë po rendisim disatë tillë.

1-Jonuzi i Alush Efendi Çobës

Të intrigon me përmbajtjen e saj kënga e vjetër “Zaganjorit”, e cila sot gjallon në tregun brilant e Ahengut tëVjetër Shkodran nën titullaturën “Kur ka hypë Jonuzi në lundër”. Njeriu i zakonshëm mund të pyesë me të drejtë se kujt i kushtohet kjo këngë. A është ajo këngë dylberësh apo është këngë që i kushtohet dashurisë së pastër të vajzës?! Pas kërkimesh këmbëngulëse për javë të tëra, arrita të zbuloja të vërtetën e pakontestueshme, e cila qëndronte e fshehur për dekada me radhë. Ndoshta e kishin fshehur shekujt, ndoshta e vërteta qëndronte e ruajtur me kujdes nën tallaganin osman, në kodin e heshtjes. Pyetjet e mësipërme nuk qëndrojnë, asnjëra, as tjetra. E vërteta është krejt tjetër…
Para shumë vjetësh, në fshatin Zogaj afër Shkodrës, që ishte një fshat peshkatarësh, jetonte Alush Efendi Çoba. Kishte një djalë kaq të pashëm e të bukur, sa kur dilte nga Zogajt në Shkodër, kishte rastisë që t’u binte alivani femrave. Nuk kishte kund djalë më të pashëm. Ky quhej Jonuz. Një vajzë e bukur shkodrane e atyre viteve e simpatizonte dhe i dilte në ëndërr Jonuzi. Një ditë kur po mbushte ujë te pusi, i hapet hallës së vet dhe i tregon dashurinë që kishte për Jonuzin, sa ishte gati të i dilnin mendët prej krejet për të. Vajza ishte gati të jepte jetën për Jonuzin. Halla vihet në pozitë të vështirë. Mbesa kishte rënë në dashuri shpirtërore me djalin zaganjor që shihnin shpesh në pazar tek moloja.
Duhet të sqarojmë lexuesin se fshati Zogaj në kohën e turkut nuk kishte rrugë makine. E vetmja gjë që dipononin zaganjorët ishte një punishte me pak punëtorë, ku thaheshin e përpunoheshin luspat(paret)e gjuhcave që eksportoheshin dhe shiteshin me çmim të kripur në Paris dhe përdoreshin për lyerje me shkëlqim të pallateve luksoze. Duhet të shtojmë edhe faktin se zaganjorët gjatë periudhës osmane merreshin edhe me kontrabandë lëkurash dhe duhani me Malin e Zi. Ketë punë bënte edhe i ati i Jonuzit duke tregtuar kryesisht këta dy artikuj fshehurazi me malazezët, derisa u vra me pabesi nga shkjetë. Zaganjorët udhëtimin për në Shkodër e bënin me lundra. Zbrisnin në molo ku ishte edhe Pazari i Shkodrës me 4.000 dyqane ku bënin shitblerjet që kishin nevojë. Keëtë ritual bënte edhe Jonuzi pothuajse përditë.
E ndodhur përballë kësaj pozite, halla e vajzës që nuk i përmendet emri, paguan pare dhe i qet këngën Jonuzit, e cila për herë të parë këndohet tek një kojshi i tij në Zogaj, i cili kishte një shyqyr dhe kishte thirrur nga Shkodra ahengxhinjtë.
“Kur ka hypë Jonuzi në lundër
Gjithë liqeni po shëndritë,
Zaganjori fort i bukur
Perendija e ka goditë…”
Kënga pati sukses të plotë sa u mblodhën gjithë Zogajt për të dëgjuar… Kanë kaluar vite e dekada, janë ndërruar sisteme dhe kënga perlë ushton edhe sot e bukur, e dashur dhe melodioze. Do të kalojnë përsëri vite, dekada dhe shekuj dhe kënga do të këndohet dhe do të këndohet, se këngët janë si diamantet, sa më të vjetra dhe aq më të bukura bëhen. Kjo ishte historia e Jonuzit, e vërteta e tij dhe e dashurisë së tij të pastër.

2)Palokë Kurti dhe zoja e randë…

Palokë Kurti lindi në Shkodër në vitin 1858 dhe vdiq në vitin 1920. Ishte kompozitori dhe muzikanti i parë në Shqipëri qe dha sinjalin e “pagëzimit” të artit të kultivuar muzikor. Mësimet e para të muzikës i mori në oborret shkodrane me shermashek ku këndohej Ahengu Shkodran.
Një ndihmesë të çmuar në formimin muzikor të Palokës dha edhe At Tommaso Merkos, prift françeskan i njohur në Shkodër si Patër Toma. Shpejt ra në sy të këtij frati të nderuar talenti i Palokës së ri. Ai shihte tek Paloka drejtuesin e ardhshëm të bandës muzikore të qytetit të Shkodrës, për të cilën ëndërronte frati. Pas pak kohësh solli nga Napoli një numër veglash muzikore dhe mjeshtrin italian Giovani Canale, i cili për disa vite u mor seriozisht për edukimin muzikor të Palokës, duke i mësuar pianon dhe disa instrumente frymore. Në vitin 1878, nën drejtimin e po këtij mjeshtri, u krijua e para orkestër frymore e qytetit të Shkodrës e në fund të fundit e të gjithë Shqipërisë, ngjarje kjo që përkoi dhe me krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 18-vjeçari Palok Kurti, do të ishte një ndër të 31 orkestrantët e këtij formacioni muzikor.
Dy vjet më vonë, në vitin 1880, drejtimi i saj kalon në duart e virtuozit të trombonit, Palokë Kurti, i cili u dallua ndër të tjerët edhe për aftësitë drejtuese dhe organizuese. Me “Daullen” e tij (siç u bë i njohur në popull), Palokë Kurti jepte koncerte në publik të hapun, në fillim një herë në muej e pak nga pak, me konsolidimin e orkestrës, u arrit të jepeshin dhe koncerte regullisht çdo javë. Kështu dalja e kësaj orkestre frymore çdo të diele në lulishten e qytetit, ishte për kohën, një nga evenimentet ma të rëndësishme kulturore. Fillimisht repertori ishte i kufizuem, kështu që Palokë Kurti, iu vu punës për krijimin e një repertori të posaçëm për orkestrën e tij.
Pikërisht këtij qëllimi do t’i shërbenin dhe ndërtimi i dy potpurive me këngë shkodrane “Argëtime muzikore të stërgjyshave tanë” (1890-1900), të dytën e bëri në F-maxhor. Martohet me të bijën e Anastas Papanikut, Angjelinën, nga Parga e Çamërisë. Papanikët ishin me origjinë nga Suli, Anastasi kishte një djalë Gjonin i cili ishte sëmurë me tuberkuloz. Nuk zgjati shumë dhe vdiq, si amanet la që e motra të martohej me shokun e tij, Palokën.
Idromeno i madh i pat bërë një portret Angjelinës më 1925, që ruhet në Galerinë e Arteve. Me këtë martesë do të kishte katër djem: Leci, Zefi, Salvatori, Ndocidhe një vajzë, Tusha.
Por le të kthehemi tek qëllimi për të cilin po shkruajmë këto rradhë. Tek kënga “Për mua paska kenë kismet” e cila ka rreth 135 vjet që këndohet nga këngëtarë të ndryshëm në dasma, ziafete e koncerte. Këngë që i këndohet dashurisë së pastër si ujë krsitali, se nuk kanë thënë kot shkodranët: ujë Rusit e vajza Dudasit.
“Per mu paska kene kismet
Me kene ti e tjera kujt,
Mbasi te due ban merhamet
Edhe mue me duej…

Ketë kange e ka bërë ne vitin 1880 i madhi Paloke Kurti, kompozitor, instrumentist i shume veglave dhe drejtus i bandes se pare muzikore shqiptare.
Paloka, ne ate kohe 20 vjeç, jepte mesim per piano ne shpijat e pasanikeve te qytetit. Nji nder nxansit ishte edhe vajza e tregtarit Filip Parruca. Paloka kishte ra n’dashni me ket vajzen por nuk kishte guxim me ia shpreh. Nji dite, masi mbaron mesimin, shërbysja e familjes Parruca i thotë Palokës se i ka thanë zotnija mos me ardhë ma me dhane mesim se nuk ka ma kohë te lirë vajza. Paloka u kthye gjithë mërzi në shtepi. Por ngjarja do të merrte rrjedhë pas pak ditësh. -Do te shkojme ne nje dasme, – i tha nje dite Palokës një nga shokët e tij te ahengut. -Martohet një i njohuri im-. -Do të shikosh do jetë nje dasmë e rrallë, apo nuk eshtë nusja, yll i vërtete, kukull krejt-. Paloka u mendua pak dhe nuk ia prishi shokut të vet… Në darkë Paloka ishte në krye te orkestrës në dasëm. Vështrimi i të gjithëve drejtohet nga nje derë e hapur andej nga duket nusja. Palokes i bejne syte shkëndija. Turbullohet nga kjo e papritur. Ahengxhijtë tjere fillojne të kendojnë këngen që lavdëron bukurinë e nuses. Të gjithë këndojne përvecc Palokës, eshtë tepër i tronditur, nuk e mendonte kurrë se do t’i ndodhte kështu. Kjo e papritur e deshpëruar e derrmon, sikur t’i jepnin një grusht turijvet. Atmosfera i bëhet e rëndë dhe mbytëse, ndersa vështrimi nervoz dhe disi i egër. Buzet i mbyllen fort, sikur donin të mbanin të mbërthyer brenda dhëmbeve si në kasafortë të fshehtën e frikshme. Nuk e kishte menduar kurre se mund të kalohej kështu kaq shpejt nga gezimi në dhëmbje. Don te ngrihet te dalë jashtë e të therase me fuqine e zërit të tij per padrejtsitë e kesaj jete, përse jeta tregohej kaq e padrejtë me rracën njerzore, por e permban veten, e tremb ndonje ngjarje e pahijshme që ishte e pa denjë për te, per here te pare fillon te urrej moshen e tij te re. Ne ate gjendje te veshtirë, ne ate kaplim ndjenjash e ashk te jashtzakonshem, vendos te veproj ndryshe e ndien më të forte se asnjeherë yshtjen e natyrshme te aftësis se tij krijuese, zjarrin që e pervelon ne shpirt dhe ngjyrimin tragjik te kësaj te papriture qe i rrit deri ne skaj ngarkesen emocionale dhe shperthen: Per mue paska kene kismet/ me ken ti e tjera kujt/ mbasi te due ban merhamet/ edhe mue me duej/… Zeri po i dilte me zor nga fyti, po i dilte si shkumë deti. Shokët e vet te ahengut e ndjeknin me vemendje, por nuk kuptojnë pse shoku i tyre këndon ashtu, edhe pse ne strofën e dyte ai i shfaq haptas ndjenjat dhe mendimet e veta, ata përseri nuk marrin vesh asgjë: Sa të vegova me ra te lig/ humba e s’qeshe insanë/ se e pashë mirë qe s’mund te dal açik/ ty moj zojë e randë/.
Te pranishmit në dasëm mbeten te habitur me ketë që po ndodhte me Palokën. E kane degjuar edhe heree tee tjera tee keendojee, por jo keeshtu me trishtim. Zeeri tashti i del thellee nga shpirti i ndezuar flakë ndeersa nee fjalet dhe melodinee e keengees ndihet njee dhembje e thellee.
Zemra po i pikonte gjak. Mbasi i hedh njee veeshtrim kuptimplote nuses, njee veeshtrim depeertues, tee rreptee por edhe tee dhimbsheem sikur do t’i futej thellee nee shpirt, duke kujtuar edhe njee heree lojeen me zjarrin, me guxim i drejtohet asaj: Kah tee shof sytee s’po mund t’i ndaj/ e gojet kurre nuk te leshoj/ por po m’erren mbushun me vaj/ ah si s’mbaroj/… Nee vargun e fundit trishtimi i tij arrin kulmin. Si eeshtee e mundur tee shpeerthejee njeriu keeshtu, duke keenduar e tee shpreh ndjenja kaq tee fuqishme? Ah si s’mbaroj…. me shumee se keengee, me shumee se melodi, i del vajtim. Kë po vajtonte? Ndoshta fatin e tij tee keq me vajzën që dashuronte. Askush nuk e kupton keetee gjendje, askush nuk merr vesh shkakun e veertet tee keetij mallkimi. Vetem nusja, sytee e saj blu te bukur prej koheesh kishin marre njee ndriccim tjeter ne fillim si mospeerfillees, mee vonee kur keenga filloi tee depeertoje thellee nee zemreen e saj, sytee filluan t’i ndrisnin me njee shkeelqim te ri. E magjepsur, por edhe e ngacmuar në zemër nga kjo e papritur, filloi te skuqej ne fytyrë, duke u beerë edhe më e bukur fjalët e këngees dhe djaloshi i njohur qee po e këndonte e ndezën flakë po i përseeriteshin ndjenjat e pavenitura. Vetëm ata te dy po merreshin vesh ne lojen e maskuar për të shfaqur ndjenjat e fshehura thellë në shpirtat e tyre. Me sa dukej po ndodhte një fenomen që shkenca erotike e quante “joshje paralele”. Papritmas ajo filloi te ndiejë veten te ligështuar, po dridhej kur këngetari shqiptoi…. AH SI S’MBAROJ… i gjithë gjaku i iku nga fytyra dhe i ra te fikët…Kjo ishte “zoja e randë” e Palok Kurtit të madh që kënga do t’i këndohet ndër shekuj sa të ketë Shkodër e shkodranë. Keshtu lindi kënga “Për mua paska kenë kismet” për te vijuar me këngët “Marshallah bukurisë sate”, “Karajfili kuq si gjaku”, ”Ta dish, ta dish”, ”Karajfil të zgjodha”, ”Kur filloi drita me dalë”, ”Te due moj te due” etj etj të cilat në gojën e këngetares brilanteMarije Kraja do të arrinin majën më të larte ose e thënë në mënyre figurative: do të arrinin majën Korabit të Ahengut të Vjetër Shkodran.

3-Nuh Selmani fjalë ka çue

Në Shkodër është një këngëtar disketatdhe CD-të e të cilit shiten me të shpejtë. Media e Tiranës as që do t’ia dijë për të, por njëkohësisht as ai për median muzikore të kryeqytetit. Këndon gjithkund nëpër dasma, zijafete, synetlliqe, fejesa. E ke kudo ku bëhet qejf. Se s’kanë thënë kot se qejfi bëhet me shkodranë. Si një “playboy” ai kënaqet me dashnoret e tija në qytetin e lindjes – këngët e tija, dhe asqë do t’ia dijë për “haremin” në Tiranë. Agim Molla këndon këngët ashtu sic kanë qenë origjinale nga teksti. Ai, me kryeneçësi këmbëngul vetëm “ashtu si kanë kenë fjalët së pari”. Dhe nuk janë pak, në trurin e tij janë të “incizuara” rreth 400 këngë të Ahenguttë cilat i shpalosë pothuajse për natë.
Ja, le të shikojmë se ç’del nga historia e njërës prej teksteve të gërmuara prej tij – këngës së Kizit. Kizi është emër i zakonshëm femre i përdorur në Shkodrën klasike.
Për helmimin e ditës së hane, viktima fajëson Kizin. Përse ka dashur ta helmojë ajo Nuh Selmanin?
Këngëtari popullor nuk ka paraqitur as edhe një interes për këtë. E kalon në heshtje fare. Se ç’i ka bërë ai Kizit që ka dashur ta helmonte – asgjë. Kënga e lë enigmatike. Ama…Si e ka kërcënuar, sigurisht, më së fundi, te dera e Kizit është ndalur një kalë i ngarkuar me dru. Nuh Selmani ia ka dërguar Kizit, që ajo ta falë atë. Pikërisht ajo që ka dashur që ta helmonte.
Oh, gjithçka ka marrë fund në mënyrë fatale.

Trak e truk po ban kalldrami
Vjen kali me dru,
Nuh Selmani moj ta ka çue
Kizi moj me u pajtue.
Nuh Selman, more Nuh Selman
Une jam fejue,
Jam feju ne Elbasan
Kam marrë kapidan.

Po kush ishte Nuh Selmani? Një djalë ashik Shkodret. I pashën, shpatullgjerë dhe i dhanun pas femrave. Ngjarjet i përkasin periudhës së monarkisë së Zogut. Nuhi ishte një djalë trim dhe siç kishin qejf te quheshin të rijt e asaj kohe-tepër kapadai. Ishte shume gjaknxehtë dhe të mbetej në dorë për kurrgjë send. Ishte i pushkës dhe i mejdanit e i shejtanit. Gjendjen ekonomike të shtepisë e kishte të mirë dhe tërë lekët i harxhonte për qejf. Jetonte ne lagjen Tepe diku në periferi të qytetit. Mirpo kishte pasë disa ngatërresa me njerëz të ndryshëm. Për rrjedhojë kishte edhe disa gjaqe borxh. Një nga këto gjaqe ishte në një fshat afër Shkodrës, në Bërdicë. Berdicjanët shquhen për njerëz trima që nuk ja lëshojnë njeriut rrugën.
Një natë, tek rruga e Kalase, ku është sot restoranti “Arlindi”, i kishin zënë pritë. Një djalë trembëdhjetë vjeçar prej Berdicet, të cilit Nuhi i kishte vra baben dhe sipas rregullit të at’herëshëm i takonte të ja merrte gjakun babës. Adoleshenti shoqerohej nga një burrë i cili e udhëzonte se kur duhej të qëllonte. Djaloshi i la Nuhin të kalonte, pastaj ai që e shoqeronte i dha urdhër që ta qëllont. Dy krisma njëra pas tjetrës ushtuan dhe u perplasën ne muret e Rozafës së lashtë. Djaloshi e qëlloi pas shpinet me dy fishekë çiftjet. E vrau në vend…Ndoshta e ka zënë haku i babait të berdicjanit…ndoshta e ka zënë haku i Kizit. E ku ka dasëm shkodrane që të mos këndohet kënga e Kizit.

4-Se mu më thojnë Adem Kastrati
Në hyrje të Shkodrës së vjetër ka qenë një lagje që quhej Karahase. Në një shtëpi të fisme jetonte një vajzë perri. Kushdo që kalonte përballë shtëpisë së saj do të drejtonte shikimin nga ajo shtëpi se mos shihte kund vajzën perri. Dhe një ditë kaloi një shofer me maqinë tij. E pau vajzën bukuroshe dhe i mori mendet. Dhe ky shofer quhej Adem Kastrati. Shoferi Adem Kastrati, duke veçuar borine e fuqishme si elementin më poetik te maqines se tij dhe njeherazi si mjet artistik për lajmërimin e të dashurës së tij, e vë atë në një rol të tillë që të mbajë gjithë peshën emocionale të këngës. Sa herë që kalonte para shtepisë së vajzes i binte tri here borise të maqinës. Ky ishte sinjali, ose ishareti qe vajza te dilte ne oborr. Dhe vetkuptohet se në kohën e Zogut ishin të pakta makinat dhe zanati i shoferit shihej si privilegj i madh. Kishte raste që vajza ishte tek pusi dhe dëgjonte boritë e makinës që binin në mënyrë të panderprerë. Veç kaq ishte njohja, por e mjaftueshme për t’i qitë një këngë.

Kena ndodh njerez fanatike
Nuk e dimë se ç’asht sheriati,
Do ta baj vajzën me ikë
Se mue më thojnë Adem Kastrati…

Eshtë kënga “Jallah u shofsh moj Karahase”. Vetëm në këtë strofë i del emri Adem Kastratit dhe kjo mjafton për t’i siguruar atij “passaportën” e përjtësisë. Ndonse vajza martohet e merr për burrë tjetër njeri, simpatia e Adem Kastratit mbetet e përjetëshme…Pas çlirimit Adem Kastrati punoi në Teatrin “Migjeni”, si aktor teatri dhe estrade. Luajti role të bukura dhe plot përkushtim. Para pensionit e mbaj mend Ademin edhe roje teatri. Ishte një plak shumë i shëndoshë e barkmadh. Pas vdekjes iu dha titulli “Artist i Merituar”.
Ajo që të bën përshtypje dhe të intrigon më tepër eshtë fakti se Adem Kastrati pak dhe aspak përmendet si aktor i Teatrit “Migjeni” dhe Artist i Merituar, ndërsa si ashik i Ahengut Shkodran i del emri në Shkoder se paku 100 herë në javë. Vetëm një strofë kënge u desh që emri i tij të këndohej në dasma, fejsa, sofra festive, ziafete e sebepe.

5-Shaban Aga del në kodër

Diku në cep të Xhamisë së Parrucës së vjetër, në vitet ‘50 të shekullit të kaluar ka qenë një rostiçeri pozante, njëkatëshe e quajtur “Drita” që hyri në analet e muzikologjisë shkodrane si një objekt famoz. Në ketë lokal organizoheshin koncerte me këngëtare të famshme të kryeqytetit. Lokali frekuentohej kryesisht nga ashiket e kangës shkodrane. Ky lokal kishte banakier z. Shaban Ura, një shkodran i vjetër dhe familje e njohur. Nga nëna e tij ishte nip i Bushatlijve të njohur dhe fisnikë. Lokali kishte privilegjin të ndodhej në midis të Parruces. Klienta kishte njerëz të njohur në Shkodër nga publiku siç ishin Bimo Fakja i cili ishte njëheri futollist i Vllaznisë, Zef Radovani, Myftar Dyli, Met Sula që punonte simitçi dhe Dush Topçija. Këta vinin darkavet tek Shabani dhe kishin të rezervuara tavolinat e para, si zakonisht pinin raki të zgjedhur Bashkimit(kështu quhej at’hre rakija që piqte Bashkimi i Kooperativave te Konsumit në Çezme të Koplikut) ose birrë me meze të zgjedhura me mish të pjekur në prush të shoqeruara me garniturë pikante.
Këtu pothuaj çdo javë zbarkonin këngëtare të njohura nga Tirana dhe Elbasani, që mblidhinin tërë Shkodrën me dëgjua pothuaj deri në mengjes. Me grupin e këngëtarevet vinin nga kryeqyteti përherë edhe Zan Kuka, Ramiz Pregja, Met Shkreli etj etj. Të përzier me shkodranët këndonin e hidhnin valle të gjithë bashkë, bile edhe këngetaret. Krijohej një atmosferë e solare, e gëzueshme që vetëm në Shkodër mund të përjetohej. Bindej dhe çohej peshë tërë Parruca e më gjerë. Si gjithmonë në krye të vales e të këngës ishteShaban Ura. Njeri shume qejfli dhe shumë i pashëm dhe i mbajtur. Ishte zemra e lokalit dhe e orkestrës. Mirpo nuk kaloi shumë kohë dhe njera nga këngetaret nxorri një këngë Shaban Urës.

Shaban aga, dul´ o në kodër,
Sheh Selvijen o kah k´cen me lodër.

Shaban aga, dul´ o në der-e,
Sheh Selvijeno kah po vjen-e.

Moj Selvije e kuja je?
Jam e nanës, babës ku jam le…

Vargjet e kësaj kënge shumë të bukur janë përcjellur gojë pas goje edhe në ditët e sotme. Kanë kaluar vitet, rostiçeria u hoq prej aty, Xhamia e Parrucës së dikurshme u shkatërrua gjat딓 luftës së Diktatorit me fenë” dhe u rindertua përseri me ardhjen e demokracisë, këngëtaret nuk erdhën më, por mbeti kënga si monument për Shaban Urën. Shabani ka vdekë në vitin 1992, i respektuar nga bashkëqytetarët e tij, por kënga këndohet dhe këndohet. Sepse Shkodra është djepi i këngës. Ajo eshtë e çuditëshme; ju këndon trimave, por u këndon edhe ashikëve.

Comments are closed.