UFSH/ Farmacistët që u janë miratuar certifikatat

0
431

farmaciste testUrdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka publikuar certifikatat që janë miratuar tashmë nga UFSH. Sipas Urdhrit të Farmacistëve, vazhdon pranimi i kërkesave dhe certifikatat do të lëshohen pas dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar. Ndërkohë, UFSH bën me dije se ka shtyrë vlefshmërinë e certifikatave deri më 30 qershor 2015. “Urdhri i Farmacistëve ka bërë me dije ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, drejtorin e Përgjithshëm të Fondit të Detyrueshëm të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor Astrit Beci, si dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore Zhan Levani mbi vendimin për shtyrjen e vlefshmërisë së certifikatave të anëtarësimit deri më datë 30 qershor 2015, me qëllim vijueshmërinë normale të shërbimit ndaj pacientëve si dhe mospengimin e lidhjes së kontratave të farmacive me FDSKSH”, – thotë në një njoftim UFSH.

Nevjana Hebeja
Edvin Dylgjeri
Oltian Shqarri
Albulena Istrefi
Dition Hoxha
Valmira Rrushi (Veliu)
Kris Nuke
Eva Malkja
Edmond Demaj
Eldian Prrenjasi
Lindjela Kapaj
Denisa Kalaci
Bashkim Prrenjasi
Irma Hoxhaj
Lenica Gjergji
vangjel Premto
Marilda Nako
Ana Xheblati Irena
Kurti Imelda Veliu
Ermira Sula
Marinela Malci
Erinda Gazuli
Aurela Shahini
Gleda Toni
Dorina Biba
Erblina Lala
Taulant Naci
Rrezeart Isaku
Clirim Halilaj
Matilda Xhelilaj
Anisa Zeneli
Sonila Golloshi
Gentjana Hykaj
Griselda Nuri
Matilda Gjona
Erjona Meçollari
Anisa Kadriu
Visierda Tomani
Erta Dosku
Endrita Molla
Anisa Mina
Luiza Iljazi
Ana Laro
Spartak Qesja
Paulin Gjika
Klodian Bita
Alketa Myqelefi
Ledia Llapi
Sigrida Leka
Gerti Baçaj
Damian Sulaj
Sidita Gaçaj
Adriana Hodaj
Ilirjan Lubonja
Alketa Rexhaj
Enida Hysenaj
Ilirjan Mehmeti
Blert Xaxa
Brikena Rexhepi
Levinja Bellovoda
Enkeleda Derri
Ergysa Gjurra
Fariola Kafexhiu
Orjeta Shqiponja
Megi Skendaj
Minushe Narazani
Maria Naska
Julian Noçka
Minushe Plaku
Ardiana Çapi
Alba Dervishi
Kristjana Dimo
Fatime Murati
Anisa Kasemi
Edlira Papamihali
Llazi Naum
Mikel Qaja
Ermira hasko
Mitiana Trungu
Alda Shala
Elisjona Bani
Armand Koni
Klodiana Sinani
Vaniola Zenjo
Mariana Panozaqi (Popa)

Ndryshimet/ Hyn në fuqi ligji për punonjësit që kanë punuar nën tokë

Hyn në fuqi ligji “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, pas ndryshimeve të bëra nga qeveria në muajin janar. Sipas ndryshimeve punonjësit, që kryejnë procese pune në miniera, në nëntokë, do të paguajnë kontributet e detyrueshme, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe kontributet shtesë, sipas nenit 6, të ligjit nr. 150/2014, datë 6.11.2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”. Kontributi shtesë do të llogaritet dhe do të paguhet në masën 5% të pagës bruto, brenda kufirit të pagës minimale dhe maksimale, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Ky kontribut shtesë do të paguhet në masën 3% nga punëdhënësi dhe 2% nga punëmarrësi. Punëdhënësit e punonjësve, që kryejnë procese pune në miniera, në nëntokë, janë të detyruar të llogaritin dhe të derdhin kontributin shtesë në të njëjtën llogari dhe me të njëjtën procedurë, si për kontributin e detyrueshëm të sigurimit shoqëror. Evidentimi i procesit të punës në nëntokë do të bëhet në kolonën, “kontribut shtesë” në formatin e deklaratës së listëpagesës së miratuar. 3. Diferenca ndërmjet të ardhurave nga kontributet shtesë dhe shpenzimeve të programuara deri në plotësimin e moshës së daljes në pension, sipas përcaktimeve të neneve 31 dhe 92, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, do të financohet nga buxheti i shtetit sipas procedurës së përcaktuar në udhëzimin e ministrit të Financave.

Bashkia/ Fillon vaksinimi i kafshëve të rrugës në Tiranë

Bashkia e Tiranës nis vaksinimin e kafshëve të rrugës në Tiranë. Në bashkëpunim me organizata të tjera Bashkia do të bëjë vaksinimin e të gjitha kafshëve. Nënkryetarja e Bashkisë, Nevlia Xhindi, gjatë prezantimit të nismës u shpreh se është detyrë e Bashkisë për të vaksinuar të gjitha kafshët e rrugës. “Bashkia e Tiranës është e vendosur për t’u kujdesur për shëndetin e banorëve të saj dhe për t’i dhënë zgjidhje një prej problemeve më të ndjeshme të saj, atë të vaksinimit dhe sterilizimit të kafshëve të rrugëve. Kjo gjë nuk kërkon vetëm aftësi, por njëkohësisht është detyrë shumë specifike, nuk kërkon vetëm kompetenca profesionalë, të cilat nuk besoj se mungojnë, por kërkon njëkohësisht edhe përkushtim ndaj profesionit, kërkon njëkohësisht edhe shumë dashuri për kafshët. Ne i kemi të identifikuar kafshët e rrugës sepse Bashkia e Tiranës ka qenë në terren gjatë gjithë kohës dhe i kemi të gjitha zonat e identifikuara se ku është fluksi më i madh. Përgjithësisht është në zonat që ka hapësirat më të mëdha, por njëkohësisht edhe në zonat ku sigurohet ushqim për ta. Qendrat spitalore është një nga ato zona, dhe qendrat më të identifikuara me intensitet më të madh do të jenë fokusi i këtij projekti në 15 ditët në vijim. 15 ditë është faza e parë, por duhet të jetë një projekt që duhet të zgjasë në kohë, të jetë një proces i vazhdueshëm, duhet të jetë konstant dhe i qëndrueshëm, sepse vetëm kështu mund të arrijmë ta mbajmë nën kontroll situatën. Kjo nuk është një situatë që zgjidhet brenda ditës, as brenda vitit, prandaj është një thirrje për të bashkëpunuar për të gjithë, organizatat e shoqërisë civile, qytetarët që i duan dhe i adhurojnë kafshët, dhe të gjithë ata që e ndjejnë të jenë pjesë aktive e këtij qyteti”, – theksoi nënkryetarja e Bashkisë, Nevila Xhindi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency