Mbretër të çmendur/ George III i Anglisë. Mbreti “i çmendur” që humbi kolonitë

0

nabodinusi mbreti i babiloniseNë kohën kur vdiq, mbreti George III nuk mundej as të shihte dhe as të dëgjonte, dhe konsiderohej plotësisht i çmendur. Thuhej se urina e tij dilte blu dhe/ose e kuqe e ishin përhapur shumë histori për sjelljen e tij të çmendur, si për shembull kur përpiqej të shtrëngonte duart me një pemë, sepse mendonte që ishte Mbreti i Prusisë.
Mbreti George III mbretëroi nga viti 1760 deri 1820 dhe ai u bë i famshëm jo vetëm prej çmendurisë, por edhe sepse kolonitë amerikane u humbën gjatë kohës së mbretërimit të tij. Ai ishte shumë i kulturuar dhe i ditur, dhe ndryshe nga shumë mbretër të tjerë në listën e mbretërve të çmendur, ishte i përkushtuar ndaj bashkëshortes.
Diagnostikimet modernë të shkaqeve të çmendurisë së mbretit kanë përfshirë skizofreninë, çrregullimet bipolarë, frustrimin seksual dhe çrregullime të trashëguar të gjakut (Porfiria). Porfiria mund të imitojë simptomat e çmendurisë, duke shkaktuar konfuzion, si dhe urinë ngjyrë të kuqe. Ndoshta arseniku në ilaçet që i jepeshin mbretit mund të ketë shkaktuar, apo përkeqësuar sëmundjen.
Studiuesit që besojnë se mbreti ka qenë vërtetë i sëmurë mendërisht, tregojnë dallimet mes të shkruarit dhe sjelljes së tij. Në periudha të këqija, për shembull, ai kishte konvulsione dhe shkruante e fliste pa pushim – deri në pikën që i dilte shkumë nga goja. Studiuesit thonë se urina në ngjyrë blu kishte si shkak bimën “gentian”, që përdorej në ilaçe.

Nabodinusi i Babilonisë

Nabodinusi ishte mbreti i fundit i Babilonisë, i cili mbretëroi nga viti 556 deri 539 p.e.s. dhe ndonëse përmendet në Bibël, shumë ekspertë mendojnë se ai ka qenë mbreti i vërtetë babilonas, që u çmend dhe vepronte sikur të ishte kafshë, dhe jo Nebuchadnezzari.
Sipas Danielit 4:25, Nebuchadnezzari pa një ëndërr shqetësuese, që interpretuesi i tij, Danieli i shpjegoi se nënkuptonte që “ti do të dëbohesh prej njerëzve dhe do të jetosh me kafshët e egra; do të hash bar si demat dhe do të qullesh me vesën e parajsës. Do ta bësh shtatë herë, deri kur të pranosh se Më i Larti është sovran mbi të gjithë mbretëritë në Tokë”.
E thënë, e bërë. Një ditë, Nebuchadnezzari po mburrej për madhështinë e tij; ditën tjetër, ai u dëbua nga shtëpia dhe filloi të jetojë me kafshë dhe të hajë bar. Shtatë vite më vonë, rifitoi shëndetin mendor dhe vlerësoi Zotin.
Por shumë shkrime të Babilonisë dhe tekste të lashtë – duke përfshirë edhe Pergamenët e Detit të Vdekur – e bëjnë të qartë se mbreti i marrë në fakt ishte Nabidonusi. Atëherë, përse ky ndryshim? Disa studiues besojnë se ka ndodhur për shkak të gabimeve në përkthim. Të tjerë mendojnë se ka qenë një zgjedhje e qëllimshme nga ana e botuesve të librit të Danielit për të çuar më mirë përpara idealet e tyre. Nebuchadnezzari ishte një mbret shumë i fuqishëm i cili shkatërroi Tempullin e Parë në Jeruzalem, kështu që nëse për të duhej të kishte një histori, ajo duhej të kishte temë ndëshkimin.

Goldemar, Gjermani. Marrëzia e mbretit xhuxh

Historitë e mbretit xhuxh Goldemar janë shumë të çuditshme. Mbreti i lejonte njerëzit që ta preknin, por ndalonte këdo që t’i ngulte sytë. Ata që e preknin shihnin se duart e tij ishin të ftohta dhe tmerrësisht të buta, kështu që mendonin se ai kishte ndoshta diçka që dëshironte ta fshihte. Njihej si një bixhozxhi dhe, pavarësisht nga duart e buta, bënte mrekulli me harpën. Ndërkohë që secili prej rrëfimeve për mbretin xhuxh ka dallimet e tij, të gjithë këta në fakt vërtiten rreth legjendës që ai nuk donte që të tjerët t’ia ngulnin sytë.
Kishte shumë prova që mbreti ishte vërdallë – ai hante gjithmonë gjellët që i gatuanin – por gjithsesi askush nuk mundej që t’ia hidhte sytë. Historia thotë se një njeri ishte absolutisht i vendosur që të shikonte mbretin xhuxh, kështu që ai vendosi të provonte shanset e tij. Ky person shpërndau hi në tokë dhe hodhi rreth e rrotull edhe bizele, me shpresën që mbreti do të përkulej t’i merrte – duke i dhënë kështu një shans për ta parë – ose të paktën që mbreti do të linte gjurmë tek hiri, të cilat ai do të ishte në gjendje t’i shihte. Thellësisht i zemëruar, mbreti e vrau personin në fjalë, e gatoi një pjesë të mishit të tij, zjeu pjesën tjetër dhe hëngri deri edhe copën e fundit. Pas këtij akti të tmerrshëm hakmarrjeje, mbreti xhuxh vendosi një mallkim në korridor. Dhe pas këtij akti të tmerrshëm, me të vërtetë që askujt nuk i shkoi mendja të shihte mbretin e marrë.