Arrestohet studenti/ Kërcënonte ish të dashurën se do i publikonte një video intime

0
148

gizli-intim-videoNjë student i universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, është arrestuar pas shantazheve të vazhdueshme që i bënte ish-të dashurës së tij për publikimin në internet të një videoje intime. Gerildo Beqiraj, 21-vjeç, student në vitin e dytë, në degën “Financë”, me banim në Shijak kërcënonte 20-vjeçaren me inicialet A.K., se do të publikonte në internet një video intime të sajën, nëse ajo nuk i jepte 1 milion lekë të vjetra. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe “gjoba” e lekëve që i riu i kishte marrë ish-të dashurës së tij. Sakaq, grupi hetimor i çështjes po heton nëse studenti ka përdorur këtë formë shantazhi edhe ndaj vajzave të tjera. Beqiraj akuzohet për veprën penale “Shtrëngim për dhënie pasurie”. Gjithçka nisi pas denoncimit që bëri 20-vjeçarja në komisariatin e policisë së Durrësit. “Gerildo Beqiraj ka qenë ish-i dashuri im dhe për disa muaj më shantazhon. Më kërkon 1 milion lekë, në këmbim të një videoje që ka xhiruar në celularin e tij gjatë kohës që ne kemi qenë të lidhur. Më kërkon 1 milion lekë deri nesër në darkë. Unë nuk kam asnjë mundësi t’i siguroj lekët. Jam e tmerruar. Në çdo orë të ditës më bën shantazh. Ju lutem më ndihmoni, sepse nuk kam ku t’i gjej ato para aq sa kërkon ai”, – ka deklaruar para hetuesve të çështjes 20-vjeçarja. Më pas gjithçka u inskenua nga policia, ndërsa u mundësua dhe një takim mes dy të rinjve. Gjatë kohës që dy studentët u takuan në një lokal pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve, u bë i mundur dhe arrestimi i djalit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency