Suora Angelica risjell Ermonelën në Opera

0
125

Suora Angelica risjell Ermonelën në OperaTeatri i Operas dhe Baletit bën gati kalendarin për muajin shkurt dhe mars, me emra të njohur, kompozitorë me famë botërore, artistë të huaj dhe shqiptar, emra të njohur, por edhe talente të reja.
Shumë shpejt publiku do të ketë mundësinë të shikojë operan e parë për këtë vit. Vjen një produksion totalisht i ri në skenografi, kostume dhe regji i dy Operave nga Triptiku i Puccini-t, Suor Angelica dhe Gianni Schicchi. Është një produksion konsideruar nga më të rëndësishmit për drejtuesit e operas, duke risjellë edhe njëherë në skenën e TKOBAP, artistë shqiptarë të njohur në të gjithë botën por edhe artistë të huaj, solistët e TKOBAP, orkestrën tonë simfonike, korin etj.
Ndërsa në mars vjen opera “Le nozze di Figaro” të kompozitorit W. A. Mozzart, një tjetër bashkëpunim mes artistëve të TKOBAP, artistëve shqiptarë që këndojnë jashtë kufijve dhe atyre të huaj, “gjë që dëshmon se ky teatër është gjithmonë I hapur për të gjithë ata që flasin gjuhën e muzikës dhe për të patur në fund një shfaqje me cilësi të lartë artistike”. Për veprat e baletit kalendari përfshin në këto dy muaj dy pjesë koreografike nga Daniel Cardoso, koreograf shumë i njohur portugez, “Impact” dhe “Table”. “Impact” është për njeriun e sotëm, për ndikimin e teknologjisë mbi të. “Ajo na sjell afër, por na largon në të njëjtën kohë. Një temë shumë aktuale, një emocion i veçantë ta shohësh nëpërmjet lëvizjeve të balerinëve në një skenë të thjeshtë e cila transformohet… ndërton dhe shemb mure…”
“Table”, tavolina një objekt kaq i rëndësishëm në jetët tona, aty punojmë, marrim vendime, gëzojmë në shoqërinë e njëri-tjetrit ose jemi vetëm… në një tavolinë.
Baleti Klasik rikthehet me “Coppelia”, një balet i dashur për të gjithë, të rritur dhe fëmijë, një përrallë ku dashuria e Franzit dhe Svenildës triumfon në fund, siç ndodh gjithmonë në përrallë. E gjitha kjo e treguar me muzikën e bukur të Leo Delibes, koreografinë e Ilir Kernit dhe Solistëve dhe Trupës së Baletit të TKOB.
Ndërsa vetë drejtori i TKOB, Ilir Kerni sjell premierën në këtë sezon, një koreografi krejt e re për “La Sylphide”. Baleti Klasik do të vijë për publikun shqiptar në datat 27 dhe 28 mars 2015.
Cikli i koncerteve, të cilat u hapën gjatë muajit janar dhe “mbretëruan” në këtë muaj, vijojnë në dy muajt e ardhshëm. Sipas njoftimit për mediat, thuhet se sërish do ketë rëndësi të veçantë muzika shqiptare dhe kompozitorët shqiptarë, të cilët do të sjellin krijimet e tyre në këtë cikël të quajtur “Krijuesit Shqiptar në TKOB”, I cili do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Sa i takon Ansamblit Popullor për herë të parë do të ngjitet në skenë “Rrënjët” e valleve popullore, një koncert që i kushtohet koreografit Angjelin Preljocaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency